Connect with Us

Fredi Overstegen, kush ishte adoleshentja holandeze që vriste nazistët, pasi i joshte ata

Blog

Fredi Overstegen, kush ishte adoleshentja holandeze që vriste nazistët, pasi i joshte ata

Publikuar

-

Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezistencës Hollandeze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm pak kohë më vonë, ajo u bë një nga atentatoret e saj më të shquara. Bashkë me motrën e saj – dhe më vonë, me një grua e re të quajtur Hani Shaft – ajo joshte dhe më pas vriste nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre holandezë.

Fredi dhe motra e saj Trus, që ishte 2 vjet më e madhe, u lindën dhe rritën në qytetin e Harlemit. E ëma u mësoi vajzave të saj rëndësinë e luftimit të padrejtësive në jetë. Kur Evropa ishte në prag të luftës në vitin 1939, ajo pranoi disa refugjatë hebrenj në shtëpinë e saj.

Përmes shembullit të nënës së tyre, Fredi dhe Trus “mësuan se nëse duhet të ndihmosh dikë, siç janë edhe refugjatët, duhet të bësh sakrifica për veten tënde. Pastaj në majin e vitit 1940, nazistët pushtuan Hollandën, një pushtim që zgjati deri në fundin e luftës.

Në kundërpërgjigje, vajzat iu bashkuan nënës së tyre në shpërndarjen e gazetave dhe pamfleteve anti-naziste që botonte Rezistenca. “Ne ngjismi gjithashtu paralajmërime mbi posterat gjermanë në rrugë, të cilat u bënin thirrje holandezëve të shkonin të punonin në Gjermani”- kujtonte më vonë Fredi në intervistat që ajo dhe e motra thanë për antropologun Elis Jonker, dhe që u përmblodhën në librin “Nën zjarr: Gratë dhe Lufta e Dytë Botërore”.

“Më pas ne nxitonim të largoheshim me biçikletat tona”- theksoi ajo. Këto akte nuk ishin thjesht subversive, por edhe tepër të rrezikshme. Nëse nazistët apo policia holandeze do t’i kishin kapur, me siguri që do t’i kishin ekzekutuar. Gjithsesi, fakti që ato të dyja ishin vajza të reja – dhe Fredi dukej edhe më e re kur i lidhte flokët gërshet – bënte që zyrtarët të dyshonin më pak tek ato si pjesëtare të Rezistencës.

Kjo mund të jetë njëra nga arsyet pse në vitin 1941, një komandant i Rezistencës në Harlem, vizitoi një ditë shtëpinë e tyre, duke pyetur nënën e tyre nëse mund të rekrutonte në lëvizje 2 vajzat e saj. E ëma ra dakord, dhe vetë motrat pranuan të bashkëpunonin.

“Vetëm më vonë, ai na tha se çfarë duhet të bënim:të sabotonim urat dhe linjat hekurudhore. Dhe të mësonim të qëllonim mbi nazistët”- kujton e motra Trus. Në të paktën një rast, Trus joshi një oficer SS të shkonte më të në një pyll, në mënyrë që dikush nga rezistenca të mund ta vriste. Fredi dhe Trus mësuan gradualisht të përdornin armët, dhe të merrnin pjesë në atentate. “Ato ishin vajza të pazakonta”- thotë Bas von Benda-Bekman, një ish-studiues në Institutin Hollandez për Luftën, Holokaustin dhe Studimet e Gjenocidit.”Në Rezistencë ishin përfshirë shumë gra, por jo me qasjen që kishin këto vajza”- thekson ajo.

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Artan Hoxha plas “bombën”

Në këto misione, Fredi ishte veçanërisht e aftë në ndjekjen e një objektivi, apo ruajtjen e përqëndrimit maksimal gjatë misioneve, edhe pse në pamje të parë dukej kaq e re dhe e pasigurt. Të dyja motrat qëllonin për të vrarë. Por ato nuk zbuluan kurrë numrin e saktë të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre holandezë, ekzekutuan në realitet.

Njerëzve që e pyesnin, Fredi u thoshte se ajo dhe motra e saj ishin ushtarë, dhe ushtarët nuk tregojnë. Për pasojë, sot nuk kemi shumë detaje se si ndodhin “likuidimet” e tyre, siç i quanin ato. Benda-Bekman, thotë se nganjëherë motrat do ta ndiqnin objektivin deri në shtëpinë e tij për ta vrarë, ose i zinin pritë me biçikletat e tyre.

Detyrat e tyre të tjera në Grupin e Rezistencës së Harlemit, përfshinin fshehjen e hebrenjve, ndihmën në spitalin e fshehtë në Ensshede, dhe hedhjen në erë të linjës hekurudhore midis Ijmuiden dhe Haarlem. Në vitin 1943, atyre iu bashkua një vajzë tjetër, Hani Shaft.

Ajo ishte ish-studente universitare, që u përjashtua pasi refuzoi të nënshkruajë një dokument ku zotohej për besnikëri ndaj Gjermanisë. Të treja vajzat, formuan një celulë sabotimi dhe atentatesh. Hani u bë shoqja e tyre më e mire, dhe motrat u dërrmuan shpirtërisht kur nazistët e arrestuan dhe e ekzekutuan atë në 1945, vetëm 3 javë para se të mbaronte lufta në Evropë.

Pas luftës, motrat u përballën me traumën e vrasjes së njerëzve, si dhe humbjes së mikeshës së tyre më të mirë. Trus krijoi skulptura, dhe shkroi më vonë për kohën e rezistencës. Fredi u përball me makthet, duke u martuar dhe lindur fëmijët, sikurse pohoi për “VICE Holland” në vitin 2016.

Por përvoja e luftës, i shkaktoi vazhdimisht probleme me gjumin. Që të dyja gratë vdiqën në moshën 92 vjeçare, Trus në vitin 2016, dhe Fredi më 5 shtator 2018, një ditë para se të mbushte 93 vjeçe. Në vitin 2014, ato u nderuan me “Kryqin e Mobilizimit në Luftë”, për shërbimin ndaj vendit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë na bën të lumtur? Ja se ç’thonë librat dhe gazetat e 200 viteve të fundit

Publikuar

-

Nga

Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar prej vitesh filozofët, shkencëtarët dhe studiuesit. Meqë lumturia është një ndjenjë subjektive, është e vështirë të gjesh një mënyrë për ta matur atë në një mënyrë objektive. Një nga metodat më të zakonshme për matjen e lumturisë, është nëpërmjet anketave dhe sondazheve, sikurse është edhe Raportit Botëror i Lumturisë i OKB-së.

Por kur është fjala për të kuptuar se si renditet lumturia jonë, e krahasuar me brezat e mëparshëm, studiuesit kanë hasur jo pak vështirësi në gjetjen e metodave për ta matur atë. Akademikët që studiojnë të kaluarën, përdorin zakonisht një metodë të quajtur “lexim i imtësishëm”- një analizë reflektike dhe kritike e një teksti – që u jep atyre mundësi të kuptojnë më mirë se si mund të jenë ndjerë autorët, në kohën kur i kanë shkruar këto tekste.

Psikologët e kanë konfirmuar këtë. Dhe e dinë që ato që thotë apo shkruan një person, mund të zbulojnë shpesh shumë mbi lumturinë e tyre. Por, sikur të mundnit të lexonit çdo libër që është shkruar, dhe të kishit një perceptim të asaj që do të thoshte të jetosh gjatë 200 viteve të fundit të historisë?

Unë dhe kolegët e mi, kemi kryer së fundmi kërkime, që kanë hedhur një hap të parë drejt zhvillimit të një panorame sasiore të lumturisë përgjatë historisë. Ne zhvilluam një metodë, përmes së cilës ishim në gjendje të analizonim tekste në internet nga miliona libra fantashkencë, si dhe gazeta të botuara gjatë 200 viteve të fundit.

Ne e bëmë këtë, duke përdorur një algoritëm statistikor mbi miliona tekste historike të dixhitalizuara, në mënyrë që të kuptojmë se sa të lumtur ishin autorët në kohën e shkrimeve të tyre. Kjo quhet “analizë e ndjenjës”, e cila mat se sa shpesh një autor përdor fjalë pozitive dhe negative, për të shprehur gjendjen e tyre emocionale.

Më shumë fjalë pozitive, si “dashuria”, “lumturia” dhe “kremtimi”, tregojnë më shumë ndjenja pozitive, ndërsa fjalët më negative si “vdekje”, “zemërim” dhe “trishti” tregojnë ndjenja negative. Ndërsa me kalimin e kohës, disa fjalë kanë ndryshuar kuptimet e tyre, ne e morëm parasysh edhe këtë kur analizuam fjalët dhe kuptimet e tyre.

Për shembull, fjalët si “homoseksual” dhe “rrezik”, kanë ndryshuar rëndësinë e tyre me kalimin e kohës. Në rastin konkret, që të dyja kanë një kuptim akoma më negativ. Duke analizuar gjuhën e përdorur në tekstet e shkruara nga 4 vende perëndimore – Britani e Madhe, SHBA, Itali dhe Gjermani – ishim në gjendje të krijonim një tabllo sasiore të mirëqenies subjektive historike, të cilën e quajtëm “Indeksi Kombëtar i Valencave”.

Ky indeks, është në gjendje të llogarisë nivelet relative të lumturisë ose pakënaqësisë, duke shqyrtuar gjuhën e përdorur në çdo tekst, në çdo vit të caktuar. Duke e krahasuar këtë me të dhënat e sondazhit të Eurobarometrit mbi mirëqenien subjektive, indeksi ynë duket të jetë i besueshëm.

LEXO EDHE:  Rrëfimi shokues i vrasësit Julian Sinanaj/Si ja futa plumbin kokës peshkatarit

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Artan Hoxha plas “bombën”

Ne e përdorëm më pak Indeksin Kombëtare të Valencave, për të parë se si luftërat, dhe ndryshimet ekonomike dhe shëndetësore gjatë 200 viteve të fundit, kanë ndikuar në lumturinë e përgjithshme të njeriut. Dhe ajo që zbuluam ishte e jashtëzakonshme. Ndërsa PBB-ja supozohet se shoqërohet me një rritje të mirëqenies, ne zbuluam se efekti i saj në mirëqenien përgjatë historisë, është në rastin më të mirë periferik.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 200 viteve të fundit, në të 4 vendet që morëm në studim. Por mirëqenia është ulur dhe ngritur në mënyrë dramatike. Edhe më e habitshëm, është fakti që mirëqenia duket të jetë tepër elastike ndaj ngjarjeve negative afatshkurtra.

Luftërat krijojnë rënie dramatike të mirëqenies. Por menjëherë pas luftës, mirëqenia shpesh rritet në nivelet e saj të paraluftës. Ndryshimet e qëndrueshme në masën tonë të lumturisë, ndodhin ngadalë dhe brez pas brezi. Studimi ynë, zbuloi se Gjermania ishte më shumë e lumtur në vitet 1800, dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë viteve 1800, vlera të larta gjenden edhe në kombet e tjera gjatë viteve. Gjithsesi ato vlera mund të mos jenë plotësisht të sakta, pasi shkrimtarët e Epokës Viktoriane i përkisnin zakonisht shtresës së lartë, dhe temat për të cilat ata shkruanin dhe gjuha që përdornin, ishte e ndryshme nga e sotmja.

Megjithatë, Gjermania ka përjetuar një rritje të lumturisë që nga vitet 1970. Në Britani, “Dimri i Pakënaqësisë” në fund të viteve 1970, është pika më e ulët e mirëqenies dhe lumturisë që ne matëm, dhe që nisi të zbutej gjatë viteve 1950. Kombi ishte më i lumtur gjatë viteve midis 2 luftrave botërore në vitet 1920, dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në SHBA, lumturia ndikohej nga ngjarje si Lufta Civile, Depresioni i Madh dhe Lufta Koreane. Amerikanët ishin më të lumtur në vitet 1920, para se Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore, të sillnin një rënie të mirëqenies. Po ashtu edhe Italia u prek nga luftërat botërore,

por ajo ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të mirëqenies deri nga vitet 1970.

Këto gjetje, i japin mundësi qeverive të kuptojnë më mirë sesi duhet të hartojnë politikat. Për shembull, si duhet t’i shpenzojë një qeveritë paratë, për të përmirësuar lumturinë e shtetasve të saj?  Në të gjitha vendet, një vit jetë shtesë, është i barabartë me një rritje prej 4.3 për qind të PBB-së.

Një vit konflikti i brendshëm, është i barabartë me një rënie prej 30 për qind të PBB-së. Një kuptim më i mirë i gjërave, që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht në lumturinë e shoqërisë, mund të ketë efekte të matshme si në cilësinë e jetës, ashtu edhe në prodhimin ekonomik të një kombi./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Marshimi i Madh: Katastrofa që Mao e shndërroi në mitin e revolucionit komunist

Publikuar

-

Nga

Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të Kuomintang-ut dhe Partisë Komuniste Kineze (PKK), midis të dyjave nisi një luftë e egër civile. Ushtria e Kuqe u krijua po atë vit, ndërsa në vitin 1931 PKK njoftoi themelimin e Republikës Sovjetike Kineze nën drejtimin e Mao Ce Dunit në provincën Jiangxi në Kinën jug-qëndrore.

Në vitin 1934, pasi pësoi një varg humbjesh të rënda nga ushtritë e nacionalistëve, Partia Komuniste Kineze nisi të tërhiqej nga Jiangxi, për t’u larguar drejt bazave komuniste në veri
si Shanxi, Gansu dhe Ningxia. Kjo tërheqje u bë e njohur si Marshimi i Madh. Propaganda komuniste pretendon se ky marshim zgjati 368 ditë, gjatë së cilës u përshkua në këmbë distanca prej 9.650 kilometrash.

Marshimi nisi në Jiangxi më 16 tetor 1934. Trupat komuniste po sipas legjendës kaluan 24 lumenj, 18 vargmale (5 prej të cilave të mbuluara me dëborë), dhe 11 provinca para se të mbërrinin në shpellat e Jenan buzë të shkretëtirës Gobit në veri të Kinës.
Gjatë atij marshimi legjendar, forcat komuniste zhvilluan mesatarisht një përleshje të armatosur në ditë, ndërsa 15 ditë u angazhua në beteja të mëdha. Pavarësisht se mbahet si një simbol i sakrificës dhe rezistencës, ai marshim ishte në fakt një katastrofë e vërtetë.

Pasi nga afro 80.000 marshues që nisën atë udhëtim, vetëm 6.000 prej tyre mbërritën gjallë në Jenan. Midis të mbijetuarve ishin gati të gjithë zyrtarët e lartë komunistë, që do të sundonin vendin për 40 vitet e ardhshme:Mao Ce Dun, Çu Enlai, Lin Biao dhe Ten Hsio Pin.
Marshimi i Madh, portretizohet edhe sot si një udhëtim epik, ku një grup njerëzish u përballën me vështirësi ekstreme, dhe sfiduan të gjitha gjasat për të korrur pas disa vitesh një fitore përfundimtare, dhe për të ndihmuar në themelimin e shteti të ri.

Në realitet nuk ishte një marshim, apo as edhe një tërheqje strategjike. Ushtarët e forcave komuniste, u arratisën që të shpëtonin kokën e tyre, të ndjekur nga pas jo vetëm nga Kuomintnag-u, por edhe nga milicitë dhe ushtritë e pronarëve lokale të tokave. Megjithtë ky marshim kujtohet me dashuri të madhe me një idealizëm të madh, si një kohë kur dhjetëra mijëra fshatarë kinezë iu bashkuan vullnetarisht luftës.

Artur Uolldron, profesor i historisë në Universitetin e Pensilvanisë, shkruan:”Marshimi nisi me një urdhër të thjeshtë, për t’u tërhequr nga beteja e përgjakshme në Fuxhian, dhe për të ecur sa më shpejt. Të ngarkuar nga pajisjet e rënda, trupat e Maos lëvizën ngadalë, ndaj u arritën shpejt nga Kuomintang.
Një i mbijetuar kujton se udhëheqësit u thanë të plagosurve:”Nëse mund të ecni, atëherë hajdeni. Nëse mos, do të mbeteni këtu!”. Më pas mjekët kujtojnë se mijëra të plagosur u braktisën, pasi nuk mund të merreshin me vete. Mao Guangrong, një ushtar që iu bashkua Ushtrisë së Kuqe kur ishte një jetim 15-vjeçar, do të shprehej për “The Guardian” në shtatorin e vitit 2009:
”Kur një fshat do rreshtohej me ne, ne fillonim propagandën për atë që duhet bërë më pas; jepnim udhëtime se cilët njerëz duhet të vriteshin; pronarët e tokave dhe tiranët e zonës. Ndërkohë, duheshin vrarë edhe lypsarët, pasi ata nuk jetonin me mundin e tyre. Në atë kohë, ishte shumë e lehtë të vrisje dikë. Nëse thoje ndonjë gjë reaksionare, ata do të të vrisnin, dhe nëse nuk ndiqje udhëheqjen e tyre, do të të eleminonin”.

LEXO EDHE:  Kujdes, pamje të rënda/Ja si u vranë protestuesit e “21 Janarit” (Video)

LEXO EDHE:  Bandat mesazh të fortë Sandër Lleshit

Ndërkohë ka dëshmi se gjatë atij marshimi sfilitës, komunistët shisnin opium për të garantuar furnizimet ushqimore. Ata i detyruan gratë t’i linin pas fëmijët e porsalindur në familjet fshatare të zonës ku kalonin, nga frika se foshnjat që qanin do të rrezikonin trupat. Po kështu ndodhi dhe me një nga fëmijët e vetë Maos, në fillim të marshimit.
Ndërsa shumë oficerë udhëtonin hipur mbi kuaj, ushtarët ecnin. Ata ishin shpesh të uritur. Shumë herë në prag të vdekjes nga uria, ata konsumonin bar dhe gjethe pemësh. Në dimër vuanin nga të ftohtët. Shumë nga ngjarjet e raportuara gjatë Marshimit të Madh, duket se nuk kanë ndodhur kurrë ose janë ekzagjeruar.

Për shembull Incidenti i Urës së Ludingut, duket të jetë një trillim i plotë. Në urë nuk kishte
trupa nacionaliste, dhe nuk pati asnjë betejë:pati vetëm një përleshje të shkurtër pa viktima. Kontrollues i zonës, që kontrollonte urën dhe e urrente Çang Kai-Shek, e lejoi ushtrinë e Maos të kalonte matanë. Më vonë ai u bë ministër në qeverinë komuniste.
Ndërkohë ka shumë pikëpyetje në lidhje me këtë histori. Distanca e përshkuar dyshohet se ka qenë 6000 dhe jo 9.650 km, teksa marshimi zgjati 2 dhe jo 1 vit. Edhe roli i Maos në Marshimin e Gjatë, është raportuar shpesh në mënyrë të pasaktë. Ai ka pohuar se ka ecur në këmbë gjatë gjithë kohës.

Por fakt është se ai ka udhëtuar mbi kuaj. Ndërsa trupat e tij pësuan humbje të mëdha, asnjë anëtar i nivelit të lartë i PKK nuk u vra apo u plagos rëndë. Qeveria kineze ka urdhëruar realizimin e qindrave filma dhe dokumentarëve me frymë nacionaliste, rreth kësaj ngjarje.
Sot është e vështirë të ndash faktet nga trillimet. Deri në vitin 2008, jetonin ende rreth 500 veteranë të Marshimit të Madh. Sot kanë mbetur vetëm disa. Ndër breza ata janë cilësuar si heronj. Por sot jo pak të rinj kinezë i konsiderojnë si kukulla të propagandës komuniste./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse “kriza e moshës së mesme” është një mit

Publikuar

-

Nga

Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryesore të jetës. Një “kodër” është ngjitur, teksa pamja që ofron ana tjetër është shqetësuese. Siç shprehej shkrimtari francez Viktor Hygo:”Të dyzetat janë, është pleqëria e rinisë”, dhe “Të pesëdhjetat, janë rinia e pleqërisë”.

Ideja mbi moshën e mesme, si një periudhë e zymtë, është e rrënjosur thellë tek shumë njerëz. Studimet tregojnë se shumica e njerëzve, e besojnë të ashtuquajturën “krizë të moshës së mesme”, dhe gati gjysma e të rriturve mbi 50 vjeç, pretendojnë se e përjetuar një gjë një të tillë. Por a është realisht e vërtetë?

Ka shumë dëshmi, që gjatë moshës së mesme ekziston një rënie reale e kënaqësisë së jetës. Mosha e mesme, mund të jetë stresuese për disa, por ka pak prova se ajo është zakonisht një periudhë krize dhe dëshpërimi. Në rrafshin psikologjik, gjërat kanë tendencë të përmirësohen. Edhe nëse ka një periudhë mërzie, kjo është mëse e kuptueshme.

Vëmendja jonë zhvendoset nga e kaluara, tek koha që na mbetet për të jetuar, dhe kjo kërkon
një proces rregullimi. Është e qartë se ka shumë arsye, për të mos qenë i kënaqur me jetën gjatë moshës së mesme. Por, a e bën kjo reale krizën në këtë moshë, apo është thjesht një fantazi tërheqëse? Dhe kush përfshihet në fakt në moshën e mesme?
Konceptet e moshës së mesme janë elastike, dhe ndryshojnë me kalimin e kohës. Në një studim, shumica e të intervistuarve, thanë se besojnë se mosha e mesme shtrihet nga fillimi i të 30-ave deri në të 50-at, ndërsa të rriturit mbi 60 vjeç, e shohin atë fundi i të 30-ave deri në mesin e të 50-ave.

Në një studim në SHBA, një e treta e njerëzve në të 70-at, e përcaktuan veten si të moshës së mesme. Ky studim, përputhet tendencën e moshës së thyer, për t’u ndjerë një dekadë më të rinj se sa tregon çertifikata e tyre e lindjes. Pavarësisht se si e përcaktojmë moshën e mesme, a përqendrohen krizat në këtë periudhë?

Një studim sugjeron që jo. Përkundrazi, ai tregon se krizat e vetë-raportuara bëhen më të zakonshme, ndërsa jemi duke u plakur. Në mesin e pjesëmarrësve të studimit, tek ata në të 20-tat, 44 për qind raportuan një krizë, krahasuar me 49 përqind të atyre në të 30-tat, dhe 53 për qind të atyre që janë në të 40-tat.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha “shuplakë” të fortë politikës/ U mbush kupa, ky është bilanc lufte

LEXO EDHE:  Erion Veliaj nuk i ndal "vrasjet"/ PD akuza të rënda kryebashkiakut të Tiranës

Në një studim tjetër, sa më të moshuar ishin pjesëmarrësit, aq më vonë raportuan se u kishte ndodhur kriza e tyre. Psikoanalisti Eliot Zhake, që shpiku në vitin 1965 termin “krizë e moshës së mesme”, thoshte se ajo reflekton njohjen e agimit të vdekshmërisë së dikujt.
“Në vend se të jetë një koncept i përgjithshëm, apo një ngjarje e përjetuar për shkak të largimit nga kjo jetë të dikujt tjetër, bëhet një çështje personale”- shkruan ai. Sipas tij, arritja kryesore e moshës së mesme, është të kalosh nga idealizmi rinor, në atë që ai e quan “pesimizëm soditës” dhe “dorëheqje konstruktive”.

Ai argumentonte se mosha e mesme, është ajo kur ne e arrijmë pjekurinë duke e kapërcyer mohimin që i bënim dikur vdekjes, dhe destruktivitetin njerëzor. Ndërkohë në lidhje me pakënaqsitë e jetës, ka shpjegime edhe më pak të thelluara.
Largimi i fëmijëve nga shtëpia, dhe kur të rriturit janë një “brez sanduiç”, pasi u kërkohet të kujdesen për fëmijët dhe prindërit e plakur. Sëmundjet kronike, dhe rritja e kërkesave në vendin e punës, janë faktorë të tjerë. Por episodet e krizës, mund të mos jenë të lidhura ngushtë me ngjarje negative të jetës.

Një studim zbuloi se raportimi i një krize në moshën e mesme, nuk ishte i lidhur me përjetimin e divorcit, humbjen e vendit të punës apo vdekjen e një njeriu të dashur, por kryesisht me një histori depresioni. Ideja e moshës së mesme, është një periudhë e një lloj “errësire psikologjike”, dhe kjo mbështetet nga provat kërkimore.

Por përkundër kurbës së kënaqësisë jetësore në formë U-je, shumica e ndryshimeve gjatë moshës së mesme mbeten pozitive. Një studim mbi mijëra amerikanë të moshës 41-50 vjeç, zbuloi se ata bëhen më pak neurotikë dhe të ndërgjegjshem me kalimin e viteve. Një studim tjetër me gra të moshës 43-52 vjeç, tregoi se ato kanë prirjen të bëhen më pak të ndërvarura, më pak vetë-kritike, më të sigurta, më të përgjegjshëm dhe më të vendosura./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE