Politikë
Edi Rama, kokoshi majë plehut që shkatërroi integrimin

Sot në parlament, kryeministri ynë në një fjalim të gjatë, në rolin e “gjyshja të lexon përralla”, na tha se qeveria i kishte plotësuar kushtet, se kishte bërë reformat, se problemi nuk ishte qeveria, nuk ishin institucionet e shtetit shqiptar, por problemet e brendshme të BE-së, skeptikët, e 101 arsye të tjera.
Në fakt BE sot është në një tjetër pozicion. Vërtetë ka më shumë skeptikë. Vërtetë ka më shumë përfaqësi të ekstremistëve. Por, pse jemi këtu dhe sot në këtë situatë, askush tjetër në kastën politike shqiptare, nuk është përgjegjës sa Edi Rama.
Gjithçka flet kryeministri është thjeshtë retorikë politike. Përgjegjësi i vetëm është ai dhe vetëm ai. Në vitin 2011, i cili nuk është larg, por vetëm 8 vite më parë, Shqipëria nuk kishte kushte. Por, vetëm tre ligje. Votimi i të cilave do t’i hapte Shqipërisë një kapitull tjetër me Bashkimin Europian, por ishte Rama dhe vetëm Edi Rama që u kap si “miza pas bishtit të kalit”, dhe nuk e lëshoi rrugën që i bllokoi Shqipërisë për në BE. Nuk i votoi kurrë ato tre ligje, të cilat në fakt nuk ishin kushte.
Kapej pas një kryetari qarku në Fier që nuk i duhej askujt dhe bllokoi rrugën e integrimit të Shqipërisë.
Sot jemi tetë vite më vonë. BE-ja është më skeptike. Edi Ramën e kemi kryeministër, por rrugën drejt Europës e kemi edhe më të vështirë, dhe ato çka thotë Rana sot, ndoshta shumë prej tyre janë të vërteta. Por, para se të këndojë si kokoshi në majtë të plehut duhet të na thotë pse e bllokoi integrimin e Shqipërisë tetë vite më parë dhe pse ka gjashtë vite që vendin e ka kthyer pas në rrugën e integrimit europian.
Fjalët i merr era, veprat ngelen. Fakti është një dhe vetëm një, tetë vite më parë, rruga europiane e shqiptarëve ishte më e lehtë dhe e bllokoi Edi Rama. Sot është kaq i paaftë sa thjeshtë dhe vetëm i shtohen kushtet për bllokimin që bëri tetë vite më parë./ CNA.al