Connect with Us

Denoncimi i Policisë së Shtetit rihap vetingun për gjyqtarin Ramiz Lala

Kronika

Denoncimi i Policisë së Shtetit rihap vetingun për gjyqtarin Ramiz Lala

Publikuar

-

Një denoncim i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rihapi procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala.

Sipas ankimit të Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, denoncimi i Policisë së Shtetit ndaj gjyqtarit Lala kishte mbërritur pas marrjes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë dhe kishte në bazën e vet kriterin e profesionalizmit.

Ankimi i dorëzuar në Kolegj nga komisioneri Florian Ballhysa rendit si shkak kryesor nevojën e administrimit, hetimit dhe shqyrtimit si prova të akteve të dosjeve që i përkasin çështjeve gjyqësore të shqyrtuara Ramiz Lala, me palë paditëse dy punonjës të Policisë së Shtetit dhe palë të paditur, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Njëra prej çështjeve gjyqësore lidhen me vendimin e Lalës për t’i dhënë gradën “Drejtues” njërit prej punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Në informacionin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit parashtron se argumentimi ligjor i këtij vendimi nga ana e subjektit të rivlerësimit bie në kundërshtim me ligjin dhe procedurat përkatëse, që ai parashikon në dhënien e gradave në Policinë e Shtetit,” citohet në ankimin e Komisionerit Publik.

Komisioneri vlerëson se ka vend për të rihetuar aftësitë profesionale të gjyqtarit Lala në lidhje me aftësinë e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave; për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë së të drejtës dhe për të analizuar jurisprudencën.

“Për sa parashtrohet në pjesën arsyetuese të aktit konkret (vendimit gjyqësor) grada ‘Drejtues’ duket se i është dhënë palës paditëse… , me vendim gjyqësor, pa kryer analizën ligjore të kryerjes paraprakisht së procedurave administrative..,” citohet ndër të tjera në ankim.

Komisioneri Publik vëren se përsa parashtrohet në pjesën arsyetuese të aktit konkret, vendimi i dhënë nga Lala duket se disponon mbi objektin e një konflikti gjyqësor të zgjidhur më parë me vendim të formës së prerë. Komisioneri arsyeton gjithashtu se në vendim, gjyqtari Lala ka disponuar për vënien në ekzekutim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor, si dhe një shumë të konsiderueshme monetare përtej kërkimeve të palës paditëse.

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat/Kush janë 31 kandidatët që u përjashtuan nga ONM

Komisioneri shton gjithashtu se KPK e ka konfirmuar Lalën vetëm me një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Në ankim shtohet gjithashtu edhe kriteri i pasurisë, për të cilin Komisioneri thotë se vendimi i KPK-së nuk jep argumente të bazuara dhe të qarta.

“Komisioneri vlerëson se Komisioni në vendimin e tij nuk jep argumente të bazuara, duke rezultuar i paqartë shkaku se pse është ndjekur një metodologji e caktuar, e ndryshme, për kryerjen e analizës financiare, pas kalimit të barrës së provës që ka ndikuar në reduktimin e një balance negative të të ardhurave të ligjshme nga një vlerë -1.235.304 lekë, në shumën – 88.286 lekë,” thuhet në ankim.

“Nga aktet në dosje, konstatohet se vlerat e shpenzimeve të zbritura nga Komisioni, përveç se janë në tejkalim të pretendimeve të vetë subjektit, janë në tejkalim edhe të vlerave të dietave të kredituara në llogaritë bankare të tij,” shtohet aty.

Ballhysa i kërkon Kolegjit që të mundësojë rivlerësimin e zërave të analizës financiare për periudhën 2010-2016, kur Lala ka rezultuar me balancë negative dhe të konkludojë mbi mundësinë financiare të subjektit për të mbuluar me burime të ligjshme të ardhurat e deklaruara dhe shpenzimet e kryera.

Komisioneri kërkon që në përfundim të gjykimit të çështjes, KPA të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ramiz Lala./BIRN

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

RENEA dhe FNSH operacion të befasishëm në Elbasan/ Priten arrestime

Publikuar

-

Nga

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Elbasan nga ana Renea-s dhe FNSH.

Sipas Abc News, rreth 100 punonjës policie të mbështetur nga disa grupe të FNSH, skuadrës Shqiponja, oficerë të krimeve të rënda si dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit ndërkohë qeë priten arrestime.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Tentuan të sillnin mbetje të rrezikshme/ Arrestohen 6 persona në Vlorë, sekuestrohet trageti

Publikuar

-

Nga

Policia ka finalizuar operacionin “Amiant” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe ka parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë ishin informuar se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Për këtë u arrestuan 6 shtetasit me iniciale K.Xh., 65 vjeç, A.Ç., 28 vjeç, A.G., 48 vjeç, F.T., 71 vjeç, E.Ç., 55 vjeçe, dhe Z.K., 45 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Video-Vettingu në politikë/ Deputeti akuza të rënda ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Vettingu në Policinë e Shtetit, Gardë dhe SHÇBA/ Përzgjidhen anëtarët e komisionit

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Ndërkaq, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në autostradë/ I plagosuri më urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz.

Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE