LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati flet me tone të forta/ Askush të mos fërkojë barkun, kemi 30 vjet peng të dy çështjeve

3 Tetor 2019, 09:11, Politikë CNA
Bushati flet me tone të forta/ Askush të mos fërkojë barkun,

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur me tone të forta sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po dikutohet për projekt-rezolutën për celjen e negociatave me BE.

?Leksioni numër një, është se na duhet konsensus kombëtar në këtë proces. Po të shohësh historikun, kupton se ne kemi notuar kundër rrymës.

Kjo është arsyeja që kam propozuar një pakt kombëtar për Europën. Kuptohet pjesën me të madhe e ka qeveria, por përgjegjësia është e përbashkët. Askush nuk mund të fërkojë barkun, nëse dështon?-tha Bushati.

Më tej, ai theksoi se ne kemi nevojë për të përcaktuar së bashku themelet e shtëpisë.

?Pavarësisht situatës politike, apo kush e qeveris vendin, këto duhet të shihen si investim për të ardhmen. Duke qënë të vetëdijshmë që secili prej nesh mund të lërë karrierën politike. Çështja themelore është ku jemi ne, si e projektojmë ne gjeneratën tjetër ??-tha Bushati.

Më tej, ish-ministri theksoi se Shqipëria ka 30 vjet që është peng i dy çështjeve kryesore, që janë Reforma Zgjedhore, dhe Reforma në Drejtësi.

?Jemi vendi që për 30 vjet nuk na janë ndarë problemet e Reformës Zgjedhore apo Reformës në Drejtësi?-deklaroi Bushati.

Fjala e plotë e Bushatit:

Ky është një moment solemn që duhet të na bëjë të gjithëve bashkë. Të gjithë bashkë sot jo vetëm po kërkojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por dhe po shprehim mbështetjen për këtë proces, përmes kësaj rezolute e në të njëjtën kohë po i përcaktojmë vetes disa detyra shtëpie.

I gjithë debati këto ditë rreth Rezolutës së Bundestagut gjerman është disi artificial për disa arsye. S?duhet të na vijë surprizë, pasi Gjermania është një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë. Ka mbajtur të njëjtin qëndrim në raport me Greqinë gjatë krizës së eurozonës. Është Gjermania vendi që për herë të parë e formalizoi këtë procedurë kushtëzuese me Serbinë. Është Gjermania vendi që ka investuar më shumë për Ballkanin Perëndimor dhe ka një lexim molekular për rajonin në Bundestag, Kancelari, Ministrinë e Punëve të Jashtme, shoqërine civile dhe atë të biznesit.

Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte apo detyra shtepie, si shqiptarë të mirë që jemi të gjithë le të flasim për nevojën për të rritur standardet në jetën e përditshme dhe për t?i dhënë diçka të prekshme njerëzve. Është absurde nga opozita që përpiqet të legjitimojë kauzën e saj, përmes qëndrimeve që vijnë nga Bundestagu, ndërkohë që vetë i bishtnon përgjegjësive duke mos qenë në Parlament.

Lufta politike në vend është absurde.

Do të ndaja një eksperiencë personale, duke qenë se këtë proces kam pasur fatin ta shoh në kapacitete të ndryshme, që nga bankat e shkollës e më pas si nëpunës civil, si konsulent, si aktivist i shoqërisë civile, si ministër i Jashtëm. Leksioni nr. 1 që kam nxjerr nga takime me nivelet e ndryshme në vendet e BE-së është se në mënyrë që të përparojmë na duhet konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës nuk ke suksesin që pret. E për ta kuptuar këtë nuk ka pse të jesh kampion noti. Një pakt kombëtar për Europën, që secili bën detyrat që i takon.

Natyrisht, barrën kryesore e ka qeveria, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndaj askush nuk duhet të fërkojë barkun kur disa angazhime të përbashkëta nuk zbatohen.

Nëse zgjedh të braktisësh Parlamentin, nuk mund të gafurresh dhe të kërkosh që reforma zgjedhore duhet të ishte bërë.

Pasi ne duhet t?i përfshijmë të gjitha aktorët politikë në këtë proces, të përcaktojmë bashkë themelet e shtëpisë, ata burime njerëzore, financiare, që pavarësisht situatës politike, këto institucione, të konsiderohen si investime për gjeneratën e re.

Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen e gjeneratës tjetër, pa pasur ankthin se sdo të jemi në gjendje të marrim përfitime imediate nga ky proces. Duke qenë të vetëdijshëm, që secili prej nesh mund të lë karrierën politike në këtë vend për hir të të ardhmes së gjeneratës tjetër.

Çështja themelore sot është jo çfarë mendon Gjermania, Franca, Hollanda apo Greqia për ne por ku jemi ne? Si e projektojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër? Kush thotë që ka humbur një shans në ?95-?96 siç kam thënë unë, thjesht nuk ka thënë të vërtetën e plotë. Të njëjtin shans humbëm edhe në 2001, qëndruam më pas 3 vjet në tryezën e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si asnjë vend tjetër. Qëndruam 10 vjet në pritje nga aplikimi për anëtarësim në BE dhe ende s?kemi nisur dot këtë proces.

Nuk na janë ndarë për 30 vjet çështjet e reformës zgjedhore dhe drejtësisë. Ky vend, ky rajon është më rëndësi të zhvillohet për të patur sukses, për të ndryshuar faqen për gjeneratën e re. Një student më pyet pse s?kam të njëjta të drejta si një student në Rumani, Bullgari e Kroaci. Nuk po flas për Poloninë apo vendet Baltike se janë shoqëri me traditë të pasur demokratike.

Por atëhere si ta adresojmë çështjen e mundësisë së barabartë, duke punuar dhe përcaktuar bashkë cilat janë themelet e shtëpisë, pastaj me orenditë secili ka shijen e vetë? Sot duhet ta adresojmë barazinë e shanseve mes qytetarëve, duke shtruar themelet e përbashkët të kësaj shtëpie. Ndaj me këtë rezolutë shpresoj të kemi hedhur një hap për detyrat që duhet të bëjnë si Kuvend, pasi roli ynë kontrollues dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe biznesin do të jetë i pazëvendësueshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga