Connect with Us

Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Ja si mashtroi për negociatat

Politikë

Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Ja si mashtroi për negociatat

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka reaguar në lidhje me fjalën e kryeministrit Rama në parlament, i cili tentoi të justifikojë dështimin me negociatat.

Basha akuzoi Ramën, se po rrezikon integrimin. Sipas kryetarit të opozitës, e vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt e ka Edi Rama.

“Dështimi për hapjen e negociatave është dëshjtimi i tij personal, nuk është i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër, dështoi siç ka dështuar në cdo dështim tjetër.”-tha Basha.

LEXO EDHE:  Basha urdhër Voltana Ademit: Më mbush sallën në Shkodër me punonjës Bashkie/Del mesazhi

Ndërsa sa i takon deklaratës së Ramës, i cili tha se “Vendet e BE janë kundër Zgjerimit”, Basha u shpreh se ky është mashtrim.

“Nëse do të ishte ashtu, atëherë pse është Po për Maqedoninë e Veriut dhe Jo për Shqipërinë”-tha Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Veliaj, “qeni” që përdor Rama për sulm ndaj socialistëve

LEXO EDHE:  Video-Shushunjat, që sot i mban nën sqetull/ Si mendon Basha për LSI dhe PDIU

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Bashën e braktisin familjarët/ Shkojnë e votojnë në zgjedhjet e PS-së

LEXO EDHE:  Vasili: Rama si nazistët, ligj për futjen e mjekëve në burg

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bogdanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:  Ish-kandidati për deputet sulmon Bashën: Puno për demokratët, jo për familjen

LEXO EDHE:  Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE