Connect with Us

Zjarr i madh në Orikum/ Rrezikohen tre banesa

Kronika

Zjarr i madh në Orikum/ Rrezikohen tre banesa

Publikuar

-

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Orikumit në Vlorë.

Mësohet se vatra e zjarrit ndodhet fare pranë banesave, ndërkohë që rrezikohen tre prej tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Po ashtu një vatër tjetër zjarri ka rënë në Cerkovinë. Në këtë zonë zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak se terreni është shumë i thyer dhe zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qarkullonte me armë, drogë dhe 2.7 milionë me vete/ Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor e koduar “Liqeni”.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., 38 vjec Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

LEXO EDHE:  Zjarri i fuqishëm në Kaliforni/ Publikohen pamjet e tmerrshme (Video)

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lezhë/ Mësoni ç’bëri ky 55-vjeçar, emri

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet Inspektori i Policisë Pyjore

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar një person për “Shpërdorim detyre” dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për veprën penale “Prerja e paligjëshme e pyjeve, në bashkëpunim”

Nga Spescialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•D.D, 34 vjeç, banues në Berat, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale ” Shpërdorim i detyrës” dhe “Prerja e paligjëshme e pyjeve”
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
•Sh.M, 45 vjeç dhe A.K, 30 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur ” Qafa e Shkozës”, duke transportuar me mjetin tip furgon 3.5 m3 lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjëshme.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vodhën banesat e futbollistëve të Madrid/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid.

Mësohet se shqiptarët vidhnin në banesat e lojtarëve të Realit e Atleticos.
Shqiptarët hynin brenda banesave edhe kur kishte njerëz.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez është bërë nga katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

LEXO EDHE:  Përleshja me thika në Vlorë/ Zbardhen detajet

LEXO EDHE:  Video-Si u zbulua skafi me rreth 400 kg drogë në Vlorë/Trafikantët ia mbathin

Shtetasi M.Z., ishte arrestuar edhe  në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll,  José Luis Moreno.

LEXO TE PLOTE