Connect with Us

Shpërthen bombula e gazit/ Zjarr në një pallat në Korçë

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Zjarr në një pallat në Korçë

Publikuar

-

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e katër të një pallati në  lagjen nr.4 të Korçës.

Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda banesës.

Ndërkohë që raportohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Basha në panik/ Gënjen edhe për takimin e Korçës

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ariu sulmon një person në Kukës/ I shkakton plagë të shumta dhe hemoragji

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sasat, të Kukësit.
Raportohet një ari ka sulmuar një person në kokë dhe në këmbë, duke i shkaktuar hemoragji.

Bëhet me dije se prej dy orësh është njoftuar salla e Emergjencave për helikopter, i cili do të transportojë të plagosurin drejt spitalit.
Ndërkohë i plagosuri ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të shtypë me makinë policët/ Krimet e Rënda japin vendimin për Petrit Dukin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Petrit Dukin, i cili u arrestua pasi tentoi të përplasë me makinën e tij policët të cilët ishin vendosur në zonën e Shkozës për dhe mbarëvjatjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave.

Duki u arrestuar nën akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, por më pas Krimet e Rënda vën ndryshimit e veprës penale në “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Shpërthen në mes të qytetit makina e inspektores së DAR

LEXO EDHE:  Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi/ Policia e Korçës prangos dy persona

Raportohet se gjatë caktimit të masës së sigurisë, në sallë ka qenë edhe ish-deputeti i PD Aldo Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bëri për spital 28 vjeçarin/ Arrestohet një person në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi plagosi me mjete të forta një 28 vjeçar.
Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:
– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:
– F. D., 39 vjeç;
– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

LEXO TE PLOTE