Connect with Us

Sherr në sy të fëmijëve/ Drejtoresha nxjerr mësuesen nga klasa për flokësh

Denoncim

Sherr në sy të fëmijëve/ Drejtoresha nxjerr mësuesen nga klasa për flokësh

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Eftali Koci” në Durrës.

Denoncuesi shkruan se drejtoresha e shkollës, Mimoza Guleksi ka nxjerrë për flokësh nga klasa mësuesen e shkollës “Hajdar Dushi”. Sipas denoncuesit, kjo shkollë është në rikonstruksion dhe mësimi zhvillohet në shkollën “Eftali Koci”.

Gjithashtu denoncuesi thekson se sherri ka ndodhur në sy të fëmijëve dhe është dashur ndërhyrja e policisë, për të qetësuar situatën.

Postimi i plotë i Berishës:

Nxjerr per lesherash jashte nga shkolla mesueset drejtoresha e narkopushtetit!

Lexoni denoncimin e prindit dixhital. sb

Mirmbrema Doktor ! Jam prind i nje femije ne shkollen Eftali Koci Durres. Desha tju inf se ne kte shkolle ne sy te femijeve ka ndodhur nje sherr ku drejtoresha e shkolles z.Mimoza Guleksi ka nxjerr prej flokesh mesueset e shkolles Hajdar Dushi nga shkolla pasi ato zhvillojne mesimin ne kte shkolle sepse shkolla e tyre po rikonstruktohet skandali ka ndodhur ne sy te femijeve sherrin e ka shuar vetem nderhyrja e policise nuk esht hera e pare ku drejtoresha krijon sherre ne shkolla pasi dihet qe vuan nga depresioni dhe skizofrenia flm ju lutem denoncojeni sepse mbahet sekret dhe nga policia dhe mediat dhe drejtoria arsimore durres nuk ka mar asnje mase.

LEXO EDHE:  Video e papublikuar/ Berisha në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1992

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi në “Stop”–Kamëz/ Bashkia kthen pyllin në zallishte e jep leje për stallë e thertore!

Publikuar

-

Nga

Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Rastësisht mësuan, se bashkia ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, cdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari, por nuk i japin zgjidhje problemit.Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.Unë si kryetar, vijon Suli, nuk kam fuqi ligjore të anulloj lejen e dhënë nga paraardhësi im. Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj shprehet, se vetë Këshilli Bashkiak, mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

LEXO EDHE:  Video e papublikuar/ Berisha në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1992

LEXO EDHE:  Denoncim/ Kapet mat mëkëmbësi i Ramës

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Publikuar

-

Nga

Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency International rezulton të jetë edhe Shqipëria.

Në analizën e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se edhe Shqipëria ka shtigje nëpërmjet të cilave bëhet i mundur pastrimi i parave.

Raporti, i sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”, thotë se dështimi është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

“Nuk ka kërkesë që të gjithë personat juridikë të kenë një llogari bankare. Nëse një person juridik nuk ka hyrë në marrëdhënie me një entitet raportues, atëherë nuk ka dispozita të tjera ligjore për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë qasje në informacionin e saktë dhe më të ri mbi pronësisë”, thuhet në raport i cili u referohet vlerësimeve të vitit të kaluar të Këshillit të Evropës mbi masat që ka marrë Shqipëria për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Raporti ‘bombë’/ Kompanitë ‘fantazmë’, në qendër të korrupsionit e pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të enjten në një raport, se qeveritë po dështojnë të trajtojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet ndërkombëtare me taksa, meqë policia nuk i ka mjetet e duhura për të gjetur pronarët e kompanive të dyshuara për veprimtari kriminale.

Sipas VOA, në një analizë e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se ky dështim është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

Transparency International thekson se FATF-ja duhet të kërkojë që vendet të krijojnë regjistra qendror të pronarëve të vërtetë të kompanive dhe ato të dhëna të jenë publike, në mënyrë që të lejojnë verifikimin më të mirë të informacionit.

Në raport, thekson radioja amerikane, thuhet se FATF-ja kërkon nga qeveritë të sigurojnë që autoritetet të jenë në gjendje të zbulojnë shpejt se kush janë pronarët e vërtetë ose “përfituesit” e kompanive të regjistruara në territorin e tyre.

Nga 83 vende të vlerësuara nga FATF-ja që nga viti 2014, vetëm një (Trinidad dhe Tobago) ka vepruar në pajtim të plotë me këtë kërkesë. Asnjë vend nuk konsiderohet të jetë “shumë efektiv” në këtë fushë.

LEXO EDHE:  Berisha: Tirana me Dr. Halimin ka shpresë reale

LEXO EDHE:  Pritet të lirohet biznesmeni që denoncoi PD

Autorja e studimit, Maira Martini, eksperte e organizatës Transparency International tha se “fondet mund të transferohen në sekonda nëpër llogaritë e korporatave bankare ndërsa identifikimi i pronarëve të kompanive të përfshira në korrupsionin tejkufitar, mund t’u marr autoriteteve më shumë se një vit”.

Ajo thekson se, pothuajse pa përjashtim të ashtuquajturat “kompanitë shell” shfaqen ne qendër të rasteve të mëdha të korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Një kompani “shell” apo kompani “fantazmë”, nuk zotëron asgjë por figuron si biznes i ligjshëm që shfrytëzohet më shumë për të fshehur veprimtaritë e kompanive të tjera.

Në vitin 2016, skandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentet e Panamasë, hodhën dritë mbi përdorimin e gjerë të ‘kompanive fantazmë”. Më shumë se 140 zyrtarë publik ishin duke përdorur më shumë se 214 mijë njësi për të fshehur pronësinë.

LEXO TE PLOTE