LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Që SHBA të dominojë mbi Kinën, duhet të promovojë demokracinë kudo në botë

2 Tetor 2019, 09:42, Blog CNA
Që SHBA të dominojë mbi Kinën, duhet të promovojë

Nga Patrick Quirk & David Shullman ?The Hill?

* Shtetet e Bashkuara, janë duke e riformuluar mënyrën sesi po e përdorin ndihmën ndaj vendeve të huaja, që të rivalizojnë sa më efektivisht ndaj Kinës. Qeveria dhe Kongresi, janë duke eksploruar opsionet, se si mund të shfrytëzohet më mirë ndihma e huaj, si një mjet për të triumfuar në një epokë të garës mes fuqive të mëdha.

Kjo garë është një mbi burimet, ndikimin, dhe mbi të gjitha mbi konturet e rendit të ardhshëm botëror, ose siç e cilëson më drejtë Strategjia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së e vitit 2017, një garë ?midis atyre që e vlerësojnë dinjitetin njerëzor dhe lirinë, dhe ata që shtypin individët dhe forcojnë uniformitetin?.

Fuqia e demokracisë në vendet ku janë duke rivaluar Shtetet e Bashkuara dhe Kina, do të jetë thelbësore për rezultatin përfundimtar. Vendet autoritare, janë më të rrezikuara nga shantazhi i Pekinit, pasi regjimet e tyre janë më pak të kufizuara nga media e pavarur, zgjedhjet e lira dhe kontrolle të tjera institucionale, që në të kundërt do të merrnin masa kundër akteve subversive.

Numrat nuk janë në favor të Amerikës. Gjatë dekadës së fundit, demokracia në nivel global

ka rënë, ndërsa janë shtuar rradhët e shteteve autoritare. Hulumtimet e fundit nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, konfirmojnë se Kina po shfrytëzon dhe po forcon dobësitë demokratike të shteteve që ka shenjestruar, për të çuar përpara interesat e saj.

Kjo përfshin nënshkrimin e marrëveshjeve të errëta përmes nismës së saj të Brezit dhe Rrugës (BRI), që i ka zhytur vendet në borxhe, dhe që shoqërohen edhe me një korrupsion të madh. Për me tepër, Partia Komuniste Kineze (ÇP), po ble grupimet qytetare lokale ose gazetarët që kanë qasje negative ndaj angazhimit të saj, dhe po mbron kësisoj investimet e saj në rritje, dhe lidhjet me elitat e korruptuara në këto vende.

Në një nivel makro, Kina është duke e projektuar modelin e saj autoritar, si një alternativë të vlefshme ndaj variantit liberal demokratik të Perëndimit. Nëse lihet e qetë në këtë mision, kostoja e mundshme e këtyre nismave kineze për interesat e SHBA-së është mëse e qartë: destabilitet në rritje në rajonet ku demokracia po degradon tashmë, më shumë vende nën kontrollin e Pekinit, më pak vende të prirura të rreshtohen me Amerikën, si dhe një sferë kineze ndikimi joliberale.

Pavarësisht nga konturet përfundimtare të këtyre ndryshimeve në politika, është e qartë se Shtetet e Bashkuara, duhet ta shndërrojnë provomovimin e demokracisë, në një element kryesor të strategjisë së saj, për të dominuar përballë Kinës. Kjo duhet të përfshijë përdorimin e ndihmës

së huaj, për t?i ndihmuar vendet të jenë më rezistente ndaj presionit të ÇP, dhe paralelisht me diplomacinë, të nxjerrin në pah epërsinë e demokracisë liberale amerikane ndaj opsionit autoritar të Kinës.

Në këtë kuadër, Shtetet e Bashkuara mund të bazohen tek e shkuara, për të pasur një qasje më efektive në promovimin e demokracisë. Dy shembuj spikasin:Së pari, nga Ukraina në Zimbabve, programet e ndihmës së huaj të SHBA-së, kanë forcuar aftësinë e aktorëve të shoqërisë civile për të zbuluar skandalet korruptive, rritur transparencën, dhe detyruar udhëheqësit të japin llogari.

Programe të ngjashme, mund të shërbejnë si një mekanizëm kontrolli kundër ndikimit negativ

të Kinës, nëse Shtetet e Bashkuara i vendosin këto vende në pozita të pambrojtura ndaj shantazheve të Kinës. Ajo duhet t?i sigurojë shoqërisë civile në këto vende burimet e nevojshme, për të zbuluar dhe publikuar marrëveshjet e errëta midis liderëve të tyre dhe Pekinit.

Së dyti, trajnimet e financuara nga SHBA-ja, mund të forcojnë aftësitë kritike të gazetarëve në këto vende, duke ngulitin besimin tek ata se reporterët luajnë një rol kritik mbikëqyrës në një shoqëri. Nëse Shtetet e Bashkuara zgjerojnë programe të tilla në vendet e prekshme nga presioni kinez, ato mund të ndihmojnë në rritjen e transparences, si dhe kontrollin ndaj marrëveshjeve të errëta të BRI, dhe zgjerimit të ndikimit të Kinës.

Rvalja jonë, sheh qartazi përfitime nga kjo nismeë Kina po zgjeron trajnimet dhe programet e diplomimit falas që u ofron profesionistëve të mediave, ku pjesëmarrësit mësojnë mbi modelin kinez të gazetarisë ?konstruktive?, që është i kundërt me median e pavarur dhe modelin e qeverisjes në Pekin.

Shtetet e Bashkuara, i kanë përdorur nisma të tilla, si trajnimet ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile, për të ndihmuar vendet të luftojnë korrupsionin, dhe mbështesin institucionet e tyre demokratike. Për shembull, në Afrikë, Instituti Ndërkombëtar Republikan u ka mësuar aktorëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve njohuritë dhe aftësitë, për të siguruar mbikëqyrjen e shpenzimeve buxhetore.

Mbështetja e demokracisë jashtë vendit, nuk është jetike vetëm për të fituar garën me Pekinin. Ajo ka ndërkohë edhe një mbështetje të fortë të brendshme. Sipas një studimi të vitit 2918, 71 për qind e amerikanëve, janë dakord që SHBA-ja ?të ndërmarrë hapa për të mbështetur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në vendet e tjera?.

Shtetet e Bashkuara, nuk kanë nevojë të mbushin defiçitet demokratike në të gjitha vendet e ndjeshme nga presioni i Kinës. Por mbushja e boshllëqeve jetike të qeverisjes në vendet prioritare për Uashingtonin, do të vështirësonte përpjekjet e Pekinit për të zgjeruar ndikimin e tij, dhe për të minuar interesin amerikan në mbarë planetin./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga