LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk i shpëton dot drejtësisë amerikane”/ Flamur Noka paralajmëron Ramën

2 Tetor 2019, 17:00, Politikë CNA
“Nuk i shpëton dot drejtësisë amerikane”/ Flamur Noka

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për foton e Ramës me ish presidentin e SHBA Barack Obama gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012.

I ftuar në studion e ?Fax News, Noka u shpreh se Rama ka përdorur një mashtrues për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë asokohë.

Sipas Fax News, bëhet fjalë për shqiptarin Fatos Mucha i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

?Skema është denoncuar prej kohësh nga PD. Është një skandal i madh korruptiv dhe shkelje ligji. Është shkelje e madhe e ligjeve amerikane. Fshehja e parave është në shkelje të ligjit shqiptar.

Ku i gjeti aq shumë para Rama? Në ç?mënyrë i futi në SHBA? Shteti shqiptar duhet të kishte nisur hetimin prej kohësh.

Të gjithë janë dënuar në bazë të ligjeve shqiptare, përveç kryeministrit. Rama penetroi në Shtëpinë e Bardhë mes një mashtruesi. Rama duhet të përballet me drejtësinë në vend dhe në SHBA.

Hetimi po thellohet nga organet e drejtësisë amerikane. Ai u përpoq të tregonte se kishte përkrahjen e Obamës.

Ka kryer një krim dhe ka mohuar krimin, dyfish krim. Në SHBA, ky krim ka 2 persona në burg, tani është radha e Ramës dhe ai do të ketë të njëjtin fat si dy bashkëpunëtorët e tij. Ka zgjedhur të vetmen mënyrë për të bërë politike, me mashtrim.

Nëse në vend do kishte dejtësi Prokuroria e Përgjithshme duhet të niste hetimet dhe ta merrte të pandehur Edi Ramën.

SHBA është aleati strategjik shqiptar, i besojmë dhe nëse nuk bëhet drejtësi ne do u drejtohemi SHBA-ve.

Nëse do të ishte një person i thjeshtë, do ishte në burg. Ai është i bindur se i ka të gjithë në xhep, drejtësinë shqiptare, por drejtësinë amerikane nuk e ka në dorë. Në mos sot, ai do të dalë para drejtësisë?, u shpreh ish ministri i brendshëm Flamur Noka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga