Politikë
Nga KESH në AKU/ Kush është miliarderi që u lirua nga detyra

Me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave ka vendosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Agron Heto.
Por, kush është Agron hetoja?
Agron Hetoja qëndroi në krye të AKU-së, vetëm disa muaj. Agron Hetoja u emërua në krye të këtij institucioni, në shkurt të 2019-ës, pas largimit të Agim Ismailit.
Agron Hetoja më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të KESH, por në 28 janar 2019, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku e shkarkoi nga detyra dhe në vend të tij emëroi Benet Becin.
Hetoja drejtonte KESH-in, që nga viti 2013. Përgjatë këtyre viteve KESH, kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike, është përfolur për korrupsion dhe skandale.
Janë raportuar probleme dhe korrupsion në tendera, ndërkohë që mbi gjithçka është hedhur mjegull dhe përfundimi ka qenë, shkarkimi i Hetos.
Emri i Hetos është lakuar për keqmenaxhimin e të ardhurave, nëpërmjet manipulimit të tenderave dhe depozitimit të energjisë, duke favorizuar dy kompani, shqiptaren GSA dhe atë serbe EFT.
Kujtojmë këtu se kohë më parë, nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, u hodhën hije dyshimi të forta se tenderat shumëmilionëshe të korporatës shqiptare kanë qenë të trukuar për të favorizuar dy kompani private, një vendase dhe një serbe.
Nga ana tjetër, në vitin 2018, mediat raportonin se Drejtori i KESH-it, Agron Hetoja shiti lirë dhe e bleu shtrenjtë në bursë energjinë.
CNA.al ka bërë më parë një vëzhgim mbi pasurinë deklaruar nga Hetoja i heshtur, sipas të dhënave të Open Spending Albania, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë./ CNA.al
Agron Hetoja, miliarderi i AKU/ Kursen para në Kanada dhe “bllokon” bankat në Shqipëri
Lajme të Rekomanduara:

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së...

Frikë nga tërmeti?/ “Zhduket” pa gjurmë Avokatja e Popullit
Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë, vendi ynë po përballet me një...