Connect with Us

Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së/ Ja kush e zëvendëson

Politikë

Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së/ Ja kush e zëvendëson

Publikuar

-

pse heshten abuzimet e agron hetos

Me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave ka vendosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Agron Heto.

Në vend të Hetos, në krye të AKU-së do të emërohet Robert Lili.

“Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”, deklaron ministria e Bujqësisë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-deputeti akuza të forta Shahinit dhe Ramës/ Zbulon pse u hoq Kosova nga harta

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pasi në media u publikua një faqe e librit të Qytetarisë së klasës së 8-të ku në hartë mungonte Kosova.

Shahini shprehet se ky është një gabim i paqëllimshëm por sipas saj nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”, shkruante Shahini.

Por, pas këtij postimi të Shahinit, ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kjo nuk është aspak rastësi, por një provokim nga ana e Ministrisë së Arsimit.

“Bën sikur heqja nga harta e Kosovës në tekste, është një rastësi e keqe nga ato që asaj i ndodhin shpesh këto muaj drejtimi në Ministri.
Sikur kjo nuk është asgjë, por thjeshtë lapsus hartuesish, ndërkohë, duket që nuk është aspak rastësi.
Por është një provokim i pranueshmërisë së opinionit për projekte perspektive. Kërkon kështu që budallallikun e vet ta përdorë si varkë shpëtimi për çmendurinë e shefit.”-shkruan ndër të tjera Boçi.

Postimi i plotë:

NAIVJA DHE I ÇMENDURI
Teksa bën deklarata qesharake për mungesën e Kosovës në hartat e teksteve shkollore, Shahini përpiqet të dalë para opinionit si naive seriale.
Si Ministrja e Arsimit me origjinë nga Kosova që nuk mund ta pranojë një gjë të tillë dhe s’mund ta lejojë një gjë të tillë, ndërkohë që harta me ulërimën e saj e bëri punën e vet.
Bën sikur heqja nga harta e Kosovës në tekste, është një rastësi e keqe nga ato që asaj i ndodhin shpesh këto muaj drejtimi në Ministri.
Sikur kjo nuk është asgjë, por thjeshtë lapsus hartuesish, ndërkohë, duket që nuk është aspak rastësi.
Por është një provokim i pranueshmërisë së opinionit për projekte perspektive.
Kërkon kështu që budallallikun e vet ta përdorë si varkë shpëtimi për çmendurinë e shefit.
Po pse e rastit është vëllazëria e Ramës me Vuçiç dhe deklaratat e stisura për të fituar pikë në opinion?!
Apo rastësi quhet propaganda e shfrenuar para një viti, që për pak desh na e bëri Skënderbeun me origjinë serbe?!
Mos vallë rastësi konsiderohet Kosova e munguar në publikimin në faqen zyrtare të Ramës?!
Ndoshta rastësi për Besën e Ramën është dhe minishengeni sllav që na shitet si i bekuar nga perëndimi?!
Sa shumë “rastësi” të çmendura që kanë bërë këta.
Por të jenë të bindur që rastësia nuk ka për t’i shpëtuar nga gjykimi i opinionit publik.

Qytetaria e klasës së 8 pa Kosovën në hartë/ Reagon Shahini: Gabim i paqëllimshëm

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sali Berisha jep alarmin/ Zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një video e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në të cilën paraqitet harta e Ballkanit shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, shkaktoi reagime të shumta.

Një veprim i tillë i Ramës është quajtur skandaloz dhe provokim për Kosovën.

Lidhur më këtë çështje, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me një akt të tillë Rama e dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej albanofobi primitiv të Kosovës, dhe vlerëson se një akt i tillë nuk është i paqëllimshëm.

Berisha duke iu drejtuar Ramës me ‘Zografi bis’ përmend edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin për “Shengenin Ballkanik”, duke thënë se nënshkroi për Paktin për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar Berisha.

LEXO EDHE:  AKU me “dorë të hekurt” në Durrës/ Gjobiten dy biznese, bllokohen 2.67 ton produkte ushqimore

Më tej, ai është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synim defaktorizimin e Kosovës dhe vasalizimin e Shqipërisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë në prani të 7 vetëve se kryeministri i juaj ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish kryeministri shqiptar për “Bota sot”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

KPA e shkarkoi/ Meta fton në presidencë Besnik Muçin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta pritet të zhvillojë një takim me Besnik Muçin.

Mësohet se Meta ka ftuar Muçin pas shkarkimit të tij nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Në fokus të diskutimeve do të jetë situata  e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE