Connect with Us

“Ky është fundi i botës”/ Reagimi i fortë pas skandalit të denoncuar në “Fiks Fare”

Sociale

“Ky është fundi i botës”/ Reagimi i fortë pas skandalit të denoncuar në “Fiks Fare”

Publikuar

-

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar me tone të forta, pas skandalit të publikuar nga emisioni incvestigativ Fiks Fare, në lidhje me abuzimet seksuale në Shtëpinë e Fëmijës, Zyber Hallulli.

Në një postim në rrjetet sociale, Nora Malaj shkruan se kur shikon se çfarë po ndodh me institucionet e edukimit kupton se ky është fundi i botës.

“As tërmeti nuk është aq shkatërrues , sa ajo qe emisionet Fiks Fare dhe Stopi treguan sot me zë e figurë, dramën e fëmijëve të abuzuar seksualisht që në moshën 8- vjecare dhe rrjetin e prostitucionin që po organizohet ne vendin tone, nëpërmjet abuzimit të vajzave për shfrytëzim seksual- shkruan Nora Malaj.

Postimi i plotë i Nora Malaj:

Ky është fundi i botës!

Teksa shohim skenat e tmerrshme dhe ajo cfarë ka ndodhur e po ndodh në institucionet tona te edukimit, kupton se ky është fundi i botës!
As tërmeti nuk është aq shkatërrues , sa ajo qe emisionet Fiks Fare dhe Stopi treguan sot me zë e figurë , dramën e fëmijëve të abuzuar seksualisht që në moshën 8- vjecare dhe rrjetin e prostitucionin që po organizohet ne vendin tone, nëpërmjet abuzimit të vajzave për shfrytëzim seksual.
Nuk di sesi mund të rrimë të qetë e të llomotisim nëper banaqe kur jeta e fëmijëve tanë është në rrezikë e drama që po përjetojmë si Komb , po na kthehet në katastrofë sociale!
Drogê, Shqiperia është shndërruar në qendrën e trafikut të drogës në Europë, vrasje, prostitucion dhe abuzim seksual, keto janë temat që po artikulohen sot në media më 1 Tetorë! Tmerr! Dhe fjalët kanë mbaruar !
As rroj, as vdes po jam pa fjalë!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Punësimi im në Shqipëri u kthye në biznes”/ Mjekja shqiptare në Gjermani flet për largimet masive

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur për ikjen e mjekëve nga Shqipëria.

Ajo ka thënë se Gjermania është vendi i parë me më shumë mjekë të ardhur nga Shqipëria dhe 10% e tyre duan të kthehen në atdhe.
Ajo kujton kohën kur donte të punësohej në Shqipëri, 9 vite më parë kur dha intervistën e saj të parë të punës pas studimeve por në fakt Aurora Meta Dollenberg thotë se ajo ishte një intervistë që synonte të shihte sa lekë do të hidhte ajo për t’u punësuar.

“Unë jam në Hannover, jam mjeke specialiste për Mjekësi të Familjes, Urgjencës.
Për fatin e keq nuk pata shansin të punoj në Shqipëri, pretendova të punoj por u shndërrua në biznes. Më pas fillova në Gjermani, ishte e vështirë por bleva klinikë private dhe tani jam e stabilizuar.
Në sensin që intervista e punës nuk kishte të bënte me punën por sa para do të jepja në këmbim. Unë ishta studente. Prindërit na kishin sponsorizuar për 6 vite dhe unë prandaj doja punë për të marrë para.”-tha Aurora Meta Dollenberg.

Më pas ajo tha se u largua drejt Gjermanisë ku është martuar me një burrë gjerman si dhe ka dy klinika private dhe pse fillimisht e pati të vështirë.
Ajo punon si mjeke në Hanover dhe thotë se rroga neto e një mjeku në Gjermani shkon 2300 euro, kurse ajo bruto nga 5000- 15000 euro.
850 mjekë shqiptarë ndodhen në Gjermani, por Meta Dollenberg shprehet se gjendja e ikjes së mjekëve nga Shqipëria nuk flet në favor të kësaj të fundit.

LEXO EDHE:  U arrestua pasi lidhi dritat për të karikuar telefonin/ 53-vjeçari i lutet gjykatësit ta lërë në burg

LEXO EDHE:  Mishi i kafshëve me brucelozë dhe tuberkuloz shkon në burg/ Veterineri: Bëhet edhe sallam!

“Në Gjermani ka 850 mjekë të regjistruar shqiptarë, numri është edhe më i lartë pasi mjekët vijnë çdo ditë. Siç kishte thënë kolegia në kronikë, 3 mijë është për Europën, 850 mjekë në Gjermani.
Unë jam pjesë e strukturës së Federatës dhe qëllimi ynë është që mjekët të fillojnë pa shumë komplikacione, jo për tia vjedhur Shqipërisë mjekët por për t’i lehtësuar në përkthim kriteret dhe për t’ia lehtësuar.
Shteti është i vetëdijshëm që mjekët duan një vlerësim profesional. Ne jemi me shpresën që mjekët që kanë ardhur të marrin ekperiencat e tyre në Gjermani dhe më pas të kthehen. Por duhet të krijohen kushte këtu. Fati im është në Gjermani është dhe me krijimin e familjes, kam bashkëshort gjerman, kam dy klinika aty, dhe të kthehem për një fat të pasigurt. Por shumë mjekë shqiptarë mund të kthehen, pasi ngrohtësinë dhe miqësinë e shqiptarëve nuk mund ta gjesh në Gjermani.  10% duan të kthehen në Shqipëri nga mjekët që kanë ikur në Gjermani.”-deklaroi mjekja shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e borës në vend/ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar Rrugor ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të borës që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin e e akseve rrugore në akset:
– Korçë-Ersekë,
– Qafë Qarri,
– Boboshticë-Dardhë,
– Voskop-Voskopojë.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm juglindja e vendit është mbuluar nga bora.

Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik./CNA.al

LEXO TE PLOTE