LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet banda shqiptare e drogës në Greqi/ Tre në pranga dy në kërkim

2 Tetor 2019, 14:26, Kronika CNA
Goditet banda shqiptare e drogës në Greqi/ Tre në pranga dy

Policia greke ka goditur një tjetër grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike që vepronte kryesisht në Janinë.

Sipas mediave greke në pranga kanë rënë gjithsej 3 shqiptarë dhe 5 grekë.

Shqiptarët e arrestuar janë një 22-vjeçar, një grua 40 vjeçe dhe kreu i bandës, 31 vjeç.

Ndërsa mes grekëve të arrestuar janë dy femra, të moshës 29-39 vjeçe. Ndrkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë të tjerë.

Sipas policisë banda ka qarkulluar 1 kg e 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë në pesë muajt e fundit në Janinë. Gjatë aksionit policor janë sekuestruar edhe 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë./CNA.al

Lajmet e fundit nga