Connect with Us

Foto-Skandal tek “Petro Nini”/ Roja i përzë nga shkolla, nxënësit në rrugë   

Sociale

Foto-Skandal tek “Petro Nini”/ Roja i përzë nga shkolla, nxënësit në rrugë   

Publikuar

-

Sistemi arsimor në vendin tonë, duket se është një ndër çështjet me problematike.

Që nga kurrikulat, punësimet e militantëve dhe jo atyre që vërtetë duhet të jenë mesimdhënës, kushtet në klasa, ku në një klasë ka mbi 40 nxënës, mësimi me dy turne etj.

Por, përveç problemeve që dihen tashmë por nuk e vë njeri ujin në zjarr për të gjetur zgjidhje, ka edhe një tjetër detaj që në fakt është shumë i rëndë.

Në shkollat tona, ndodh ajo që nuk ndodh në asnjë vend të Europës. Nëse një fëmijë guxon të shkojë qoftë edhe pesë minuat me vonesë, roja nuk ia hap derën, por e lë në rrugë.

LEXO EDHE:  Çfarë do të bëjë Veliaj me shkollën "Kristaq Rama"?

CNA.al ka siguruar sot disa foto të bëra mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Petro Nini”, ku një grup nxënësish qëndrojnë pas portës sepse roja nuk i lejon të futen brenda, me pretendimin se janë me vonesë.

Por, në ç’vend të Europës ndodh që fëmijët të lihen në mes të rrugës?

A e pyet njeri veten, se ku shkojnë këta fëmijë, pasi shkolla i përzë, sepse qenkan me vonesë?

Mund t’ju drejtohen kafeneve, që në fakt janë pjesë e rrugës.

Lehtësisht shkollat kanë gjetur si zgjidhje lënien e tyre jashtë, por që në fakt nuk është zgjidhje, por hapja e një problemi edhe më të madh për fëmijët./ CNA.al 

1 Koment

1 Koment

  1. I ngelur jashte

    2 Tetor, 2019 at 11:49 pm

    Orari per te hyre eshte 8 pa 5. Nese mberrin ne 8 pa 4, ngelesh jashte, deri me tani deri ne ore te dyte, por tani e tutje ndoshta edhe gjate gjithe dites. Nje gje e tille nuk ben sens e nuk duhet te ndodhe, sepse edhe nxenesve shembullore mund t’u qelloje qe te vonohen ndonjehere.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Pas historisë drithëruese të transmetuar nga media italiane  “Le Iene” , për një  11-vjeçar shqiptar, i cili mbahej i izoluar në kampet e ISIS në Siri, i kontaktuar nga Abc News, i ati i të miturit i rënduar emocionalisht tregon se situate ka precipituar orët e fundit.

Afrim Berisha, është shprehur se ka humbur gjurmët e të birit dhe se Alvin nuk ndodhet më në kampin e “Al Holit”. Berisha tregon se  kontaktin e fundit me të e ka patur në 25 shtator dhe se kishte mësuar se i biri ndodhej i vetëm në kamp në sektorin e fëmijëve jetim.

LEXO EDHE:  Prindërit ndihmojnë fëmijët me kopje

LEXO EDHE:  VIDEO -Vendosja e rripit të sigurimit/ Policia kontrolle te automjetet e nxënësve

I trembur për sigurinë e Alvin, Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Berisha është shprehur  se që pas publikimit të ngjarjes në media, atij iu premtua ndihmë për ta tërhequr të birin nga Siria së bashku me antarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu në Fier/ Nis rehabilitimi i Pediatrisë, shërbim me standarde për 40 mijë fëmijë

Publikuar

-

Nga

Nis rehabilitimi i Pediatrisë në spitalin rajonal të Fierit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme punimet për rindërtimin me themel të Pediatrisë së Fierit.

“Vëmendja e qeverisë është tek përmirësimi i shërbimit për fëmijët, afër vendbanimit. Jam e kënaqur që rikthehem në spitalin e Fierit, investimin më të ri në këtë spital rajonal që do të transformojë shërbimin për rreth 40 mijë fëmijë në vit”, tha Manastirliu.

Me një kapacitet prej 99 shtretërish, Pediatria e Fierit që pret rreth 100 urgjenca në ditë, do të jetë plotësisht e rehabilituar brenda muajit Janar. Investimi parashikon rikonstruksionin e të gjithë godinës ku ofrohen shërbimet e pediatrisë së përgjithshme, pediatrisë infektive, reanimacionit të pediatrisë dhe urgjencës pediatrike.

LEXO EDHE:  Çfarë do të bëjë Veliaj me shkollën “Kristaq Rama”?

LEXO EDHE:  Rinis mësimi në shkollën e Shupenzës

Manastirliu deklaroi nga Fieri se shumë shpejt do të nisë investimi për rehabilitimin e Pediatrisë së Tiranës. Sapo ka përfunduar investimi në Pediatrinë e Beratit, vijon puna për rehabilitimin e Pediatrisë së Durrësit dhe shumë shpejt nisin punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Tiranës, një investim strategjik me vlerë 9 milion euro.

E pyetur për shërbimin e mamografisë, Manastirliu deklaroi se aktualisht në qytetin e Fierit po ofrohet shërbimi i mamografisë nëpërmjet mamografit të lëvizshëm, ndërsa shumë shpejt spitali rajonal i Fierit do të pajiset me mamografi stacionare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studentët e Drejtësisë përfundojnë tek Liceu/ Detajet që u mbajtën larg mediave pas tërmetit

Publikuar

-

Nga

Që prej datës 21 shtator Universiteti i Drejtësisë ka dalë jashtë funksionit, pas tërmetit që shkundi vendin.

CNA.al ka mësuar se studentët e këtij universiteti, këtë vit akademik e kanë filluar jashtë auditoreve të kësaj godine.
Si pasojë e tërmetit, muret e klasave kanë pësuar dëmtime të mëdha duke bërë kështu që të mos funksionojnë për dhënien e lëksioneve.

Që prej ditës së hënë kur filloi viti i ri akademik, studentëve të Drejtësisë nuk i lejohet të hyjnë në klasat e këtij universiteti pasi ka rrezik.

LEXO EDHE:  Foto-Meta rikthehet në bankat e shkollës/ Mesazhi për prindërit dhe mësuesit

LEXO EDHE:  Berat/ Shpërndanin drogë në shkollë, arrestohen dy të rinj

Ndërkohë mësimi zhvillohet në ambientet e Liceut artistik. Studentët janë të detyruar të shkojnë të ndjekin leksionet tek Liceu pasi universiteti i tyre nuk është i sigurt.

Kjo situatë mesa duket është mbajtur e fshehtë dhe larg syrit të mediave. Deri tani nuk është marrë asnjë masë ndërkohë që klasat qendrojnë të kyçura dhe para tyre është vendosur shiriti “Ndalohet hyrja”.

Kujtojmë se pas tërmetit edhe gjendja tek Fakulteti i Gjeologji-Minierave ishte alarmante pasi godina pësoi dëme të parikuperueshme nga lëkundjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE