Connect with Us

Deklarimi i pasurive/ 46 zyrtarë paguan gjoba ndaj Inspektoratit

Politikë

Deklarimi i pasurive/ 46 zyrtarë paguan gjoba ndaj Inspektoratit

Publikuar

-

Të paktën 46 gjoba janë arkëtuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pasi kanë shkelur kuadrin ligjor për deklarimin e pasurisë apo konfliktin e interesit.  Raporti i ILDKPKI për ecurinë e aktivitetit të tij në periudhën janar-gusht tregon se në total janë arkëtuar 8.6 milionë lekë.

“Arkëtimi i gjobave të vendosura në rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore gjatë zbatimit të ligjit nr.9049 datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë” i ndryshuar, ligjin nr 9367 datë 7.4.2005 “Për parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar, ligji nr 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” nga subjekte në sektorin publik dhe privat. Për 8 mujorin janë arkëtuar gjithsej 20 raste në vlerën 3.98 milionë lekë” thuhet në raportin e ILDKPKI.

Nga ana tjetër duket se më i lartë ka qenë numri i atyre që gjobat nuk kanë dashur t’i paguajnë në mënyrë vullnetare çka ka bërë që në këtë pjesë të hyjë në lojë përmbarimi. Sipas Inspektoratit ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë në këtë periudhë është bërë në 26 raste për një vlerë prej 4.6 milionë lekë.

Të gjitha të ardhurat sipas ILDKPKI kanë kaluar në buxhetin e shtetit në masën 100 për qind.

LEXO EDHE:  Kandidonte për SPAK/ Shkarkohet prokurori Eugen Beci

Lidhur me shpenzimet Inspektorati ka raportuar se përveç fondit të pagave që shkon për të paktën 70 të punësuar pranë këtij institucioni ka pasur një vëmendje ndaj investimeve në funksion të plotësimit të  nevojave të institucionit si dhe shpenzime për mallra e shërbime në vlerën 8.6 milionë lekë, duke respektuar parashikimin e bërë në fillim të vitit./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Muratajt

LEXO EDHE:  Kandidonte për SPAK/ Shkarkohet prokurori Eugen Beci

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Kandidonte për SPAK/ Shkarkohet prokurori Eugen Beci

LEXO EDHE:  61 kg mish i rrezikshëm/ AKU gjoba bizneseve

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE