LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asnjë lek dëmshpërblim/ Rama tregon zgjidhjen për të prekurit nga tërmeti

2 Tetor 2019, 12:24, Politikë CNA
Asnjë lek dëmshpërblim/ Rama tregon zgjidhjen për të

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se qeveria ka ndarë një fond prej 6 milion dollarë për ta vënë në dispozicion për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Por, sikurse e theksoi ai, kjo është një shifër bazë sepse kostot janë më të larta dhe do të plotësohen me elementë të tjerë.

Por i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë kompensim financiar për të dëmtuarit nga tërmeti, kreu i qeverisë është treguar mjaft i prerë, ndërsa theksoi se kush ka humbur shtëpi, do marrë shtëpi. Lekë nëpër duar nuk do të ketë.

?Lojëra me lekë nëpër duar nuk do të ketë. Kush ka humbur shtëpi do të marrë shtëpi. Kush do ta ndërtojë vetë le ta bëjë dhe nuk do të paguajë asnjë taksë?-tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga