Connect with Us

Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt  

Politikë

Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt  

Publikuar

-

CNA.al prej disa ditësh ka sjellë të dokumentuar një vjedhje që Bashkia e Tiranës ka bërë në lidhje me projektin e Unazës së Mesme të kryeqytetit.

Vlera e këtyre punimeve që u bënë vetëm pak kohë më parë, kap shifrën e 248.930.907 lekë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim në rrugën “Asim Vokshi”, ku shihet qartë vjedhja që ka bërë bashkia për këtë projekt.
Në këtë rrugë thjeshtë është rihedhur një shtresë asfalti, pasi edhe më herët kjo rrugë ka qenë në gjendje të mirë.

Investimi në fjalë nuk ishte asgjë tjetër veçse një keqpërdorim fondesh, pasi gjysma e këtij segmeti rrugor ishte i asfaltuar dhe ne gjendje shumë të mirë, nuk iu ndryshua asgjë, vetëm iu hodh një cipë asfalt. (lexo këtu)

Ndërkohë, së fundmi Bashkia Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e një shtese në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj shtese kanë filluar, ndërsa rrruga e ndërtuar më herët po nga Bashkia është prishur.
Pas miratimit të lejes së ndërtimit për këtë shtesë, kjo rrugë duhet të devijojë dhe të rindërtohet sërish, edhe pse kishte vetëm disa muaj që ishte ndërtuar. (lexo këtu).

Por, ajo që duhet të reagojë dhe të fillojë hetimet në lidhje me keqmenaxhimin dhe abuzimin me taksat e qytetarëve nga ana e kryebashkiakut Veliaj, është Prokuroria e Tiranës.

Edhe pse prej disa ditësh CNA.al ka sjellë të dokumentuara abuzimet e Bashkisë së Tiranës, ende nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Tiranës, e cila mesa duket po bën një vesh shurdh e një sy qorr për skandalet dhe abuzimet e Erion Veliajt./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po më keqpërdoren kritikat”/ Kurti flet hapur për marrëdhëniet me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Open” mbrëmjen e sotme, teksa fliste për degën e Vetëvendosjes në Shqipëri, ka sqaruar edhe marrëdhënien e tij me Ramën dhe PS-në.

Kurti ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth atyre që ai i cilëson si keq interpretime të marrëdhënies së tij me kryeministrin shqiptar, duke shtuar se marrëdhëniet me palëve janë të mira.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

LEXO EDHE:  ‘Pse rren kaq trashë’/ Ish-ministri Ramës tallet me Veliajn

Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”, ka thene ndër të tjera Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

Publikuar

-

Nga

Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Saraçi ankohen në Fiks Fare duke pretenduar se prona e familjes së tyre u është marrë pa të drejtë nga tre anëtarë të familjes mbi dokumenta të falsifikuara.

Ata pretendojnë që kanë që prej vitit 2009, vit kur mësuan që familjarët po regjistronin pronën që janë përballuar në gjyqe dhe prokurori ku herë u ka dhënë e herë nuk u kanë dhënë të drejtë. Sipas tyre, janë falsifikuar firmat e trashëgimtarëve, dhe nga pesë trashëgimtarë, kjo pronë që ndodhet në qendër të Shkodrës, mbi të cilën është ndërtuar një pallat është regjistruar vetëm në emër të tre personave, siç figurojnë edhe në trung. E gjitha kjo sepse janë falsifikuar deklaratat e familjarëve, të cilët pretendohet të kenë firmosur në vitin 1988 ku heqin dorë nga prona. Faktikisht këto deklarata siç dëshmojnë edhe ata për Fiksin gjatë intervistës, por edhe sipas aktit të ekspertizës nuk janë firmosur prej tyre. Firmat janë falsifikuar.

Fiks Fare u interesua edhe pranë ndërtuesit të pallatit, të ndërtuar mbi këtë pronë. Ky i fundit shprehet që i vjen keq për familjarët, pasi ata janë një familje, janë djem xhaxhallarësh, por ai është i detyruar të lidhi kontrata vetëm me ata që kanë emrin në tapi.

Fiks Fare bashkë më Erida Saraçin ju drejtuan zyrës së Kadastrës Shkodër. Kjo e fundit ktheu një përgjigje me shkrim ku sqaron se për këtë pasuri, janë bërë dy aplikime. Aplikimi i parë është bërë në vitin 2009 dhe është refuzuar. Aplikimi i dytë është bërë në vitin 2011, vit kur është regjistruar edhe prona. Ndër dokumentet mbi të cilat është bërë ky regjistrim, sipas kadastrës është edhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i qytetit Shkodër, numër 24 datë 01.04.1989 për lejim dhurimi. Vendim ky që është bërë me deklarata të gjetura të falsifikuara, me tre akte ekspertimi. Familjarët e dëmtuar, kanë bërë një kallëzim pranë prokurorisë për shpërdorim detyre, nga ana e hipotekës, ku pretendojnë që prona është regjistruar me dokumente të falsifikuara. Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes me argumentin se nuk mund të provohet shpërdorimi i detyrës, pasi nuk është detyrë e hipotekës të verifikoj origjinalitetin e dokumentacionit.

LEXO EDHE:  Shpenzimet e luksit të Arbian Maznikut/ Prokuroria vihet në lëvizje

Ndër të tjera prokurori cilëson se në praktikën e kryerjes së një regjistrimi mund të jenë depozituar shumë dokumente dhe organi i akuzës nuk mund të kryejë akte ekspertimi apo të pyes personat që kanë dijeni për të gjitha këto dokumente. Por në të vërtetë prokuroria ka kërkuar kryerjen e aktit të ekspertimit për deklaratat e heqjes dorë nga pasuria, dhe ndër to është verifikuar se firma nuk është e trashëgimtarëve, pra është falsifikuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar asgjesimin e këtyre dokumenteve, por ka cilësuar se personat që pretendojnë falsifikimin mund ta kundërshtojnë atë në format edhe mënyrat e parashikuara nga ligji psh duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dokumentit, duke u shmangur kështu nga hetimi falsifikimin e dokumentacionit, të verifikuar prej tyre me akte të ekspetimit, dhe duke u shprehur vetëm për shpërdorimin e detyrës. /Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një tjetër kryebashkiak në “çarkun” e të inkriminuarve/ Artan Hoxha paralajmëron videon

Publikuar

-

Duke marrë shkas nga një SMS që mbërriti në telefonin e moderatotit të emisionit “Opinion”, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka paralajmëruar publikimin e një videoje ku implikohet një kryetar bashkie.

Pa dhënë shume detaje, Hoxha e pohoi faktin dhe theksoi se videoja është ende në proces verefikimi përfundimtar , ndaj dhe publikimin e saj e ka shtyrë për ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Veliaj frikë nga mosrikandidimi/ I shpall luftë Ramës

“ Nuk ka rëndësi nëse është Bashki e madhe apo e vogël, por ajo që bën çudi është fakti se si ka mundësi që persona të tillë, që kanë në dorë jetën e njerëzve të sillen në një mënyrë të tillë”, u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE