Connect with Us

90 milionë dollarë për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor

Bota

90 milionë dollarë për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin tregtar e afrojë parametrat e transportit rrugor të mallrave në Ballkan. Shawn W. Tan, drejtues i ekipit për zbatimin e projektit flet ekskluzivisht për DW.

DW: Si do ta përshkruani ju gjendjen e transportit rrugor të mallrave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe mundësitë që ofron për t‘u lidhur me vendet anëtare të BE?  

Shawn W. Tan: Tregtia e mallrave në Ballkanin Perëndimor nuk pengohet nga tarifat doganore. Vendet e këtij rajoni janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Europën Qendrore, e njohur si CEFTA. (Central European Free Trade Agreement) në sajë, të së cilës janë hequr tarifat për mallra industriale dhe janë reduktuar dukshëm tarifat për produktet bujqësore. Shumë vende të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar gjithashtu Marrëveshjet e Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Europian, gjë që u mundëson një hyrje, akses pa tarifa në tregjet e vendeve të tij anëtare. Pjesën më të madhe të kostos së eksport-importit e marrin inspektimet dhe procedurat e zhdoganimit në pikat e kalimit kufitar, që kërkojnë shumë kohë dhe nuk janë në linjë me ato në vendet e BE.

DW: Ju do të jeni pjesë e menaxhimit të projektit rajonal për modernizimin e transportit rrugor të mallrave në vendet e Ballkanit Perëndimor. A është ky projekt pjesë e paketës së projekteve rajonale për të rritur bashkëpunimin rajonal mes vendeve të rajonit, pra projekteve në infrastrukture në kuadër të procesit të Berlinit dhe cilat janë drejtimet e tij kryesore?

Shawn W. Tan: Po, ky projekt është pjesë e agjendës së “connectivitet” në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai synon të reduktojë kostot e tregtisë me ngritjen e një Sporteli të vetëm Kombëtar në pikat kufitare, që pritet të përmirësojë transparencën dhe integritetin, të ulë kostot e transaksioneve tregtare, përmirësojë koordinimin mes agjensive tregtare dhe zvogëlojë kohën e kalimit të mallrave në pikat doganore.

Përveҫ kësaj zbatimi i tij do të rrisë efikasitetin e transportit përmes instalimit të një sistemi inteligjent që do të bëjë të mundur një transport më të sigurtë dhe më efikas. Modernizimi i tij do të zvogëlojë gjithashtu kohën e udhëtimit të tregtarëve nga një vend i rajonit në tjetrin si edhe nga fabrikat dhe magazinat e tyre të mallrave. Përfundimisht, projekti do të mundësojë ngritjen e një pike të përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe një sportel të vetëm, one-stop shop, për transportin rrugor të mallrave, (të ngjashme me pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës) gjë që do të zvogëlojë kohën e kalimit kufitar.

DW: A merr projekti në konsideratë rëndësinë që ka lidhja e transportit rrugor të Ballkanit Perëndimor me korridoret europiane të transportit që përshkojnë rajonin, pra që edhe lidhja mes tyre të modernizohet?

Shawn W.Tan: Po. Projekti i Modernizimit të Transportit Rrugor të Mallrave në Ballkanin Perendimor ka komponentë që do të modernizojnë Korridoret Europiane të Transportit, që përshkojnë rajonin. Sistemet Inteligjente të Transportit, si komponent i këtij projekti, do të instalohen në pjesë të korridorit në Maqedoninë Verriore dhe në Serbi. Përmirësimi i pikave të kalimit kufitar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të bëhen në Korridorin e VIII (tetë) dhe përmirësimet në pikat e kalimit kufitar për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë do të bëhen në Korridorin e X ( dhjetë). Ky projekt do të ndihmojë zhvillimin e tregtisë mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të lidhë rajonin me vendet e BE dhe më gjerë.

DW: Cilat janë konkretisht pikat e kalimit kufitar që do të përmirësohen nga zbatimi i këtij projekti?

Shawn W. Tan: Do të përmirësohen pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Përveҫ kësaj, komponenti i projektit, për një Sportel të vetëm Kombëtar në pikat e kalimit kufitar do të përmirësojë koordinimin mes doganave dhe agjensive kufitare, gjë që do të ndihmojë për të reduktuar kohën e pritjes për transportin/kalimin e mallrave në kufi.

DW: Kur fillon projekti dhe në sa faza do të kalojë?

Shawn W. Tan: Zbatimi i projektit do të fillojë në kohë të ndryshme në secilin vend të Ballkanit Perëndimor, që nga Tetori 2019 deri në Shkurt 2020. Projekti përmban shumë komponentë dhe zbatimi i tij do të fillojë paralelisht.

DW: Sa është kostoja e këtij projekti rajonal? A është siguruar financimi i tij?

Shawn W. Tan: Kostoja totale e zbatimit të projektit është 90 milionë dollarë. Banka Botërore e ka miratuar kredinë për këtë projekt./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Publikuar

-

Nga

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë që do të miratojë një vaksinë kundër COVID-19 dhe se ka në plan të nisë vaksinimin masiv në muajin tetor, por pa përfundur ende provat. Shkencëtarët në mbarë botën kanë dhënë alarmin se nxitimi në këtë drejtim, mund të ketë pasoja.

Moska po e propagandon këtë si një fitore sikurse ajo me Sputnikun, duke iu referuar lëshimit nga Bashkimi Sovjetik të satelitit të parë në botë në vitin 1957. Por injeksionet eksperimentale me vaksinën kundër COVID-19 nisën më pak se dy muaj më parë tek disa dhjetra njerëz dhe nuk ka asnjë provë shkencore të botuar që mbështet futjen e vonë të Rusisë në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër virusit dhe aq më pak që të shpjegojë se pse ajo duhet të konsiderohet si kryesuese e garës.

“Jam i shqetësuar që Rusia po i bie shkurt dhe vaksina që do të dalë mund të jetë jo vetëm e paefektshme, por edhe e pasigurtë”, thotë Lawrence Gostin, një ekspert i ligjit ndërkombëtar për shëndetin publik në universitetin “Georgetown”.

“Nuk funksionon kështu. … Provat klinike janë ato që kryen të parat. Kjo është vërtet e rëndësishme”, shton ai.

Sipas Kirill Dmitriev, kreut të Fondit rus të Investimeve Direkte, një vaksinë e zhvilluar nga instituti kërkimor “Gamaleya” në Moskë mund të miratohet brenda disa ditësh, përpara se shkencëtarët të përfundojnë atë që është quajtur faza e tretë e studimit. Studimi i fazës përfundimtare, që zakonisht përfshin dhjetëra mijëra njerëz, është mënyra e vetme për të provuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt apo nëse vërtet funkionon.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se anëtarëve të “grupeve në rrezik”, siç janë punonjësit e mjekësisë, mund t’u ofrohet që ta bëjnë vaksinën këtë muaj. Ai nuk sqaroi nëse ata do të ishin pjesë e studimit të fazës së 3-të, që thuhet se do të përfundojë pasi vaksina të marrë atë që quhet “miratimin me kusht”.

Zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova premtoi se në shtator do të nisë “prodhimin industrial” të vaksinës dhe zoti Murashko tha se vaksinimi masiv mund të fillojë që në muajin tetor.

Doktor Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA vuri në dyshim javën e kaluar qasjen e shpejtuar të disa vendeve: “Shpresoj që kinezët dhe rusët ta testojnë vërtet vaksinën përpara se ta shpërndajnë në masë, sepse pohimet se egziston një vaksinë gati për t’u shpërndarë përpara se të testohet, përbëjnë në rastin më të mirë një problem”, tha ai.

Pikëpyetjet lidhur me vaksinën që po zhvillohet nga Rusia, vijnë ndërsa muajin e kaluar SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përdorte hakera për të vjedhur hulumtime rreth vaksinave nga laboratorët perëndimorë.



Të qenit i pari në garën për prodhimin e një vaksine është çështje prestigji kombëtar për Kremlin ndërsa përpiqet të mbrojë imazhin e Rusisë si një fuqi globale e aftë për të garuar me SHBA-në dhe Kinën. Nocioni i të qenit “i pari në botë” mbizotëroi mbulimin që i bënë mediat shtetërore këtyre përpjekjeve, ndërsa zyrtarët qeveritarë vlerësonin përfundimet e fazës së parë të testimit.

LEXO EDHE:  “Axhenda rajonale qëllim të vetëm ka integrimin në BE”/ Bregu: Lehtësitë tregtare të domosdoshme

LEXO EDHE:  “Mos hapja e negociatave si shprehje kërcënuese”/ DW: BE rrezikon të humbasë Ballkanin

Në prill Presidenti Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët rrusë që të shkurtojnë kohën e provave klinike për një larmi ilaçesh, përfshirë vaksinën e mundshme kundër koronavirusit.

Sipas Bashkimit të Organizatave ruse mbi Provat Klinike urdhri vendosi “një kufi të pakuptueshëm” për shkencëtarët të cilët si rezultat “u bënë pjesë e garës së çmendur, duke shpresuar të kënaqin ata që janë në pushtet”. Shoqata i ngriti shqetësimet fillimisht në fund të muajit maj, kur profesor Alexander Gintsburg, drejtuesi i institutit “Gamaleya”, tha se ai dhe studiues të tjerë e kishin testuar vaksinat tek vetja e tyre.

Masa ishte një “shkelje e hapur e themeleve mbi të cilat janë ngritur hulumtimet klinike, shkelje e ligjit rus dhe rregulloreve ndërkombëtare të pranuara në mënyrë universale”, tha grupi në një letër të hapur drejtuar qeverisë, duke u bërë thirrje shkencëtarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë që t’i përmbahen standardeve të testeve klinike.

Provat klinike në njerëz filluan më 17 qershor me 76 vullnetarë. Gjysma u injektuan me një vaksinë në formë të lëngshme dhe gjysma tjetër me një vaksinë në formë pluhuri që tretet.

Gjysma e parë e vullnetarëve u rekrutuan nga ushtria, gjë që ngriti shqetësimin se ushtarakët mund të jenë nën presion për t’u bërë pjesë e testeve. Disa ekspertë thonë se dëshira e tyre për një paraqitje të mirë mund të ndikojë tek gjetjet.

“Nuk është rastësi që njoftimet që shohim në media në lidhje me provat klinike tek ushtarakët thonë se askush nuk kishte ndonjë efekt anësor, ndërsa tek grupi tjetër u raportuan disa”, tha Vasily Vlassov, një ekspert i shëndetit publik në Moskë.

Ndërsa provat klinike u shpallën të përfunduara dhe me njoftimin për miratimin e rregulloreje të dyshimtë javën e kaluar, janë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Garancitë e qeverisë se ilaçi prodhoi reagimin e dëshiruar të imunitetit të njeriut dhe se nuk ka shkaktuar asnjë efekt domethënës anësor, nuk ishin aq bindëse pa të dhëna shkencore të publikuara që përshkruanin gjetjet. Organizata Botërore e Shëndetit tha se të gjitha vaksinat potenciale duhet të kalojnë fazat e plota të testimit përpara se të nxirren në qarkullim. “Ka praktika dhe udhëzime të miratuara”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier të martën. “Ka një ndryshim të madh mes gjetjeve, të patur të të dhënave apo ndoshta të një vaksine që funksionon, me kalimin nëpër të të gjitha fazat e nevojshme”, tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca të marrë kontrollin në Liban/ Mbi 40 mijë libanezë nënshkruajnë peticionin

Publikuar

-

Nga

Franca të marrë kontrollin në Liban/ Mbi 40 mijë libanezë nënshkruajnë peticionin

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.

Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet për “vendosjen e Libanit nën një mandat francez për 10 vitet e ardhshme”. Peticioni në faqen e peticioneve  Avaaz njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.

“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për ta siguruar dhe menaxhuar vendin,” thuhet në peticion. “Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm dhe me milicinë vendi është në grahmat e fundit.”

“Ne besojmë se Libani duhet të rikthehet nën mandatin francez në mënyrë që të krijohet një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme.”

‘Libanezët janë të dëshpëruar’

Dima Tarhini, from DW’s Arabic department, said the petition had been circulating widely on Lebanese social media.

Dima Tarhini, nga departamenti arab i DW, tha se peticioni ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale libaneze. Ai tregon se “sa të dëshpëruar janë disa libanezë,” tha ajo. “Ata kanë humbur shumë. Ata humbën shtëpitë dhe pronat e tyre, ata nuk mund t’i shpëtojnë dot fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë.”

LEXO EDHE:  Kriza Corona në Europën Juglindore/ Karantinë për shtetin ligjor



Franca e ka pasur nën kontroll Libanin nga viti 1920 deri në vitin 1945 sipas një mandati të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.

LEXO EDHE:  Bumerangu 2 miliardë euro i koncesioneve/ A rrezikojmë rritjen e taksave?!

Emmanuel Macron premton ndihma

Peticioni i drejtohej presidentit francez Emmanuel Macron, i cili qe lideri i parë i huaj që shkoi të enjten në Beirut pas shpërthimit tragjik.

Macron paralajmëroi në Bejrut se Libani do të “vazhdojë të fundoset” nëse nuk do të ndërmarrë reforma.

Ai premtoi se Franca do të ndihmojë për mobilizimin e ndihmave për Bejrutin e shkatërruar, ku dëmet dhe shkatërrimet shkojnë në një vlerë prej miliarda dollarësh.

“Ju garantoj se ndihmat nuk do të shkojë në duar të korruptuara,” tha Macron para një grupi protestuesish.

Prokuroria e Francë ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin, sepse prej u plagosën të paktën 21 shtetas francezë dhe një u vra. /DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Xhandarmëria serbe ka hyrë pasditen e sotme në territorin e Kosovës, më konkretisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Lajmi është bërë i ditur nga banori i këtij fshati Adhurim Krasniqi, i cili ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij.

Në video shihen disa ushtarë serbë të armatosur e të veshur me uniformë. Krasniqi kërkon të merren masa për këtë gjë, ndërsa paralajmëron se nëse shohin edhe njëherë ushtarë serbë, do t’i përgjigjen provokimeve vetë.



“Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.

LEXO EDHE:  “Axhenda rajonale qëllim të vetëm ka integrimin në BE”/ Bregu: Lehtësitë tregtare të domosdoshme

LEXO EDHE:  Bumerangu 2 miliardë euro i koncesioneve/ A rrezikojmë rritjen e taksave?!

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE