Connect with Us

Skandali me pronat/ Arrestohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit

Politikë

Skandali me pronat/ Arrestohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit

Publikuar

-

Arrestohet drejtori i ri i Kadastrës në Durrës Liridon Pula, pasi është kapur me shkelje në regjistrin e Kadastrës.
Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për “shpërdorimit të detyrës” ndaj Pulës.
Mbi të rëndon akuza e abuzimit me legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Pula ka vetëm pak muaj që është emëruar në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit.

LEXO EDHE:  Policia aksion në Durrës/ Arrestohen pesë persona

Kujtojmë se pak javë më parë u arrestua nëndrejtori Arben Isaku, ndërsa më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë që pas tij u prangos edhe nëndrejtoresha tjetër Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën masë.

Gjithashtu është shpallur  në kërkim ish-drejtori Flamur Gjuzi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Firmosi marrëveshjen e detit në 2009-ën/ Ish-ministrja greke përballë Ramës: U mërzita kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!

Publikuar

-

Nga

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ka qenë e pranishme në takimin “Ballkani Perëndimor përtej 2020” që po mbahet në Athinë, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Bakojanis pohoi se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa konfirmoi faktin se pas atij viti nuk është arritur asnjë marrëveshje tjetër.



“Për marrëveshje unë kam qenë që e kam nënshkruar atë marrëveshje me Shqipërinë dhe sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 10 – 12 vjet më pas ne ende nuk kemi një marrëveshje. Na duhet të përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë, është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Sigurisht për të qenë e ndershme, ndërhyrja e vendeve të treta në këtë lloj çështjesh nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira që mund të kemi, dhe bie dakord për këtë me kryeministrin Rama për atë që tha për marrëdhëniet greko turke. Unë njihem shumë në rajon si një mbështetëse shumë e fortë e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë, por është e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk ka kërcënime, sepse kërcënimet për luftë nuk janë të pranueshme. Shpresoj shumë që Presidenti Erdogan do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionet dhe të ndryshojë retorikën. E njoh prej vitesh dhe shpresoj që ai do të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme e të bëri politikë edhe për Turqinë e mund t’i kthehemi tryezës së bisedimeve për të gjetur një zgjidhje ose për të rënë dakord ose për t’ju ose për t’ju drejtuar gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje, për përkufizimin e zonave detare. Unë besoj se mesazhi është i qartë dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve do të mbizotërojë si fryma mbizotëruese edhe me Turqinë.”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama flet nga Athina për zgjerimin e Greqisë në Jon/ Zbulon veprimin që duhet të ndërmerret

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina për çështjen e zgjerimit detar të Greqisë në detin Jon.

Rama është shprehur se pretendimi grek për tu zgjeruar në detin Jon duhet të vendoset nga një palë e tretë, duke iu referuar Gjykatave Ndërkombëtare.

Sipas Ramës zgjerimi i Greqisë është legjitim dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale. Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.



Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Policia aksion në Durrës/ Arrestohen pesë persona

LEXO EDHE:  Reshje të dendura shiu/ Përmbytje në Durrës

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt / Rrjeti shpërthen me meme tallëse

Publikuar

-

Nga

Pak javë më parë, CNA.al raportoi një skandal, në të cilin është përfshirë ministri i  Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një makine luksoze, nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas mjeti është sjellë në Shqipëri, dhe është në përdorim nga ministri Sandër Lleshaj.

Si gjithmonë në të tilla raste, nuk kanë munguar as memet tallëse dhe ironizuese, duke u nxitur edhe nga situata e tensionuar në vend për shkak të krimeve të njëpasnjëshme.



Së fundmi janë shënuar një sër ngjarjesh kriminale, kujtojmë atentatin e djeshëm, ku i’u vendos tritol makinës së Preng Gjinit në urën e Selitës,  në të cilën mbeti i plagosur rëndë.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet letrës së Ramës/ “Nuk do të ketë asnjë hap pas!”

LEXO EDHE:  Avokati i Altin Ndocit hedh “poshtë” prokurorinë/ Klienti im nuk ka përdorur kurrë makinë “Toyota”, lidhja me viktimat

Disa prej memeve më pikante i gjeni në fotogalerinë e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE