Connect with Us

Shqiptarët me zemrën më të dobët/ Vdekjet nga sëmundjet koronare në nivele alarmante 

Sociale

Shqiptarët me zemrën më të dobët/ Vdekjet nga sëmundjet koronare në nivele alarmante 

Publikuar

-

Më shumë se gjysma e vdekjeve gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kanë ardhur si rrjedhojë e problemeve me zemrën. Sipas INSTAT, në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” arritën në 11,599, ose 53,2% e vdekjeve gjithsej.

Shkaktari kryesor i kësaj sëmundje, pohojnë ekspertët, është stili i jetesës dhe dieta ushqimore. Në vitet 1990, Shqipëria kishte numrin më të ulët të prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare se në të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnozë ishin 1250 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 arrti në 4,040 për 1 milion banorë.

Në krahasim me Europën, sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e dyta, pas Letonisë, që mban rekordin me mbi 5,000 vdekje nga goditjet në zemër, me të dhënat që i referohen vitit 2016, të publikuara në Ditën Botërore të Zemrës, që ishte në 29 Shtator.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është shumë më e ulët, në 1190 vdekje për 1 milion banorë, ose gati 4 herë më e ulët se në Shqipëri.

Shtetet, ku ka më pak vdekje nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë Franca (470 për milionë banorë), Holanda (580) dhe Spanja (640).

Në çdo shtet të BE-së, norma e standardizuar e meshkujve që vdesin nga sëmundjet koronare është më e lartë te burrat se te gratë. Midis shteteve të BE-së, Lituania shënoi diferencën më të lartë gjinore, me 2 950 më shumë vdekje te meshkujt për 1 milion banorë nga goditjet në zemër. Lituania ndiqet nga Letonia (diferencë prej 2 650 vdekje për 1 milion banorë) dhe Estonia (1 740).

Në Shqipëri, prevalenca si te femrat ashtu dhe te meshkujt është e barabartë, me 50.2% të rasteve që ishin meshkuj, sipas INSTAT.

Ekspertët rendisin disa arsye për rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut në vend, të cilat lidhen me stilin e jetesës që kanë krijuar shqiptarët vitet e fundit. Shtimi i produkteve të mishit pas viteve 1990 dhe i sasisë së yndyrave, shmangia nga dieta mesdhetare me fruta dhe perime të freskëta dhe konsumi i vakteve me ushqime të gatshme janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

Mjekët pohojnë se jeta sedentare pa aktivitet fizik është po aq shkaktare sa dieta ushqimore. Në përgjithësi, mentaliteti i të ushqyerit mirë në Shqipëri lidhet me konsumin e bollshëm të mishit dhe yndyrave, ndërkohë që në vendet e zhvilluara vlerësohet ushqim i mirë, konsumi i frutave dhe perimeve bio.

LEXO EDHE:  Veliaj me gjuhë rrugaçësh/ Sharje e fyerje opozitës dhe shqiptarëve

Qytetet me zemër më të dobët

Sipas të dhënave të INSTAT për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të përpunuara nga ‘Monitor’ në raport me popullsinë, në vitin 2018, Korça, Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe Vlora ishin qytetet me numrin më të lartë të jetëve të humbura (për 100 mijë banorë).

Në qytetin e Korçës, numri i të vdekurve nga zemra për 100 mijë banorë ishte 510 persona, më i larti në vend, i ndjekur ngushtë nga Berati, me 508 jetë të humbura për 100 banorë. Siç duket Korça dhe Berati janë qarqet që vuajnë më së shumti sëmundjet që vijnë nga zemra e dobët.

Në krahun tjetër, qytetet që janë më pak të prekura sëmundja në fjalë janë Elbasani, Tirana, Lezha, Durrësi. Në vitin 2018, në Elbasan vdiqën nga infarkti dhe sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut 337 persona për 100 mijë banorë, më pas vjen Tirana me 347 jetë të humbura për 100 mijë banorë dhe Lezha (361), Durrësi (371).

“Zemra” po vret me shumë moshat e reja

Në 2018-n u konstatua një rritje e ndjeshme e jetëve të humbura në moshat e reja, sidomos ato foshnjore (nën 1 vjeç).

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se sëmundja vrau 20% persona më shumë në moshën 0-34 vjeç, në raport me një vit më parë. Sëmundjet e qarkullimit të gjakut vranë vitin e kaluar 139 persona në moshë të re (0-34 vjeç) nga 115 gjatë vitit 2017.

Në 2018-n u shënuan 33 vdekje nga sëmundjen e aparatit të qarkullimit të gjakut te fëmijët nën 1 vjeç, ose 32% më shumë se një vit më parë.

Për grupmoshat 30-34 vjeç, rasti i fataliteteve ishte 30, në dyfishim në raport me 2017-n.

Ndërsa të moshuarit duket se po i mbajnë më nën kontroll sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, me vdekjet mbi moshën 65 vjeç, që u reduktuan me 3% në 2018-n./ Monitor

Burimi: Eurostat (2016), INSTAT për Shqipërinë (2018)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Durrësit/ Përcaktohen familjet që do të përfitojnë bonus

Publikuar

-

Nga

Këshilli Bashkiak i Durrësit, në një mbledhje që ka përfunduar para pak minutave ka përcaktuar familjet që përfitojnë bonusin e qerasë pasi kanë mbetur të pastreha.

Numri i familjeve që do ta përfitojnë këtë bonus qeraje për 1 vit është 1310. Familjet e përcaktuara kanë aplikuar më parë pranë Bashkisë së Durrësit dhe pasi është bërë inspektimi në këto banesa që janë konkretisht pallate, janë përcaktuar familjet në fjalë.

LEXO EDHE:  Shqiptarët heshtin përballë korrupsionit/ Gazetarja bën krahasimin me Rumaninë

LEXO EDHE:  Shtatë persona bien në prangat e policisë italiane/ Mes tyre tre shqiptarë, arsyeja

Banorët janë për momentin të strehuar në hotele. Ndërkohë, pritet të përcaktohen kriteret e shumave për qiranë që do të rimbursojë Qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

I refuzohet azili në vendet e BE-së/ Riatdhesohen 173 shtetas shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Sot në Rinas u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.).

Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.

Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për patentat me Italinë/ Cakaj jep lajmin e mirë për shqiptarët

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA thirrje shqiptarëve për aplikim

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Program katër javësh në Shtetet e Bashkuara/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm për të rinjtë

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët e shkollës së mesme.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Benjamin Franklin është një program katër javësh në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç.

“Ky program, i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe organizuar nga Universiteti Purdue në Ëest Lafayette, Indiana, i mundëson pjesëmarrësit që të eksplorojnë kulturën amerikane dhe të mësojnë për aftësitë udhëheqëse rinore.

LEXO EDHE:  Shqiptarët, si peng i retorikës stereotipe për pushtet

LEXO EDHE:  “Rama ik”/Shqiptarët e Belgjikës letër kreut të KE-së: Hap sytë!

Për më shumë informacion rreth kualifikimeve dhe si të aplikoni, ju lutemi klikoni këtu: https://bit.ly/2pDfdhp”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

LEXO TE PLOTE