Connect with Us

Rezistenca për mbrojtjen e Teatrit/ Neritan Liçaj kërcënohet me pushim nga puna

Sociale

Rezistenca për mbrojtjen e Teatrit/ Neritan Liçaj kërcënohet me pushim nga puna

Publikuar

-

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka deklaruar për se është kërcënuar me pushim nga puna si aktor.
Ai sqaron për Fax News se po përgatiten letrat për pushimin e tij nga puna dhe lidhur me informacionin se ku bazohet, Liçaj shprehet se e ka nga burime të ngushta brenda kryeministrisë.
Mesa duket, kjo vjen edhe për shkak të angazhimit të tij në qëndresën prej rreth 2 vitesh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ku qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë këmbëngulur të ndërtohet një godinë e re.
Reagim i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:
Te nderuar mbeshtetes te palodhur te kauzes per mbrotjen e Teatrit dhe Aleances si levizje, kemi te gjitha sinjalet qe aktorit, aktivistit, qendrestarit mes nesh, Neritan Liçaj po i qepin letrat per ta hequr nga puna.
Informacionet jane qe kjo vjen me urdher nga lart, duke perdorur makinacionet e kalbura te administrates se drobitur, dhe per ta realizuar si akt pa dale direkt ne skene autoret e vertete.
Jemi te tronditur nga ky zhvillim dhe sigurisht qe miku dhe aktivisti Liçaj i ka te gjitha hapesirat per ta ndjek juridikisht, po per ne si Aleance kjo nuk eshte thjesht çeshtje e Neritanit, per ne kjo eshte nje nga etapat e nje mesymje te pashembullt qe Kryeministri Rama ka filluar ndaj komunitetit te artisteve, kultures ne teresi, dhe nje nga etapat e nje beteje shume te gjate, te cilen si gjithe te tjerat, pushteti do ta humbe.
Kauza per mbrotjen e Teatrit eshte kauza per mbrotjen e publikes, e komunitetit te artisteve, eshte kauza e Neritanit, eshte kauza e çdo qytetari te lire…per ne nuk ka asnje dallim.
Ne do ta mbrojne deri ne fund!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Punësimi im në Shqipëri u kthye në biznes”/ Mjekja shqiptare në Gjermani flet për largimet masive

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur për ikjen e mjekëve nga Shqipëria.

Ajo ka thënë se Gjermania është vendi i parë me më shumë mjekë të ardhur nga Shqipëria dhe 10% e tyre duan të kthehen në atdhe.
Ajo kujton kohën kur donte të punësohej në Shqipëri, 9 vite më parë kur dha intervistën e saj të parë të punës pas studimeve por në fakt Aurora Meta Dollenberg thotë se ajo ishte një intervistë që synonte të shihte sa lekë do të hidhte ajo për t’u punësuar.

“Unë jam në Hannover, jam mjeke specialiste për Mjekësi të Familjes, Urgjencës.
Për fatin e keq nuk pata shansin të punoj në Shqipëri, pretendova të punoj por u shndërrua në biznes. Më pas fillova në Gjermani, ishte e vështirë por bleva klinikë private dhe tani jam e stabilizuar.
Në sensin që intervista e punës nuk kishte të bënte me punën por sa para do të jepja në këmbim. Unë ishta studente. Prindërit na kishin sponsorizuar për 6 vite dhe unë prandaj doja punë për të marrë para.”-tha Aurora Meta Dollenberg.

Më pas ajo tha se u largua drejt Gjermanisë ku është martuar me një burrë gjerman si dhe ka dy klinika private dhe pse fillimisht e pati të vështirë.
Ajo punon si mjeke në Hanover dhe thotë se rroga neto e një mjeku në Gjermani shkon 2300 euro, kurse ajo bruto nga 5000- 15000 euro.
850 mjekë shqiptarë ndodhen në Gjermani, por Meta Dollenberg shprehet se gjendja e ikjes së mjekëve nga Shqipëria nuk flet në favor të kësaj të fundit.

LEXO EDHE:  Rilindja duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve e Teatrin aktorëve!

LEXO EDHE:  Artistët sfidojnë qeverinë/ Rihapet Teatri Kombëtar

“Në Gjermani ka 850 mjekë të regjistruar shqiptarë, numri është edhe më i lartë pasi mjekët vijnë çdo ditë. Siç kishte thënë kolegia në kronikë, 3 mijë është për Europën, 850 mjekë në Gjermani.
Unë jam pjesë e strukturës së Federatës dhe qëllimi ynë është që mjekët të fillojnë pa shumë komplikacione, jo për tia vjedhur Shqipërisë mjekët por për t’i lehtësuar në përkthim kriteret dhe për t’ia lehtësuar.
Shteti është i vetëdijshëm që mjekët duan një vlerësim profesional. Ne jemi me shpresën që mjekët që kanë ardhur të marrin ekperiencat e tyre në Gjermani dhe më pas të kthehen. Por duhet të krijohen kushte këtu. Fati im është në Gjermani është dhe me krijimin e familjes, kam bashkëshort gjerman, kam dy klinika aty, dhe të kthehem për një fat të pasigurt. Por shumë mjekë shqiptarë mund të kthehen, pasi ngrohtësinë dhe miqësinë e shqiptarëve nuk mund ta gjesh në Gjermani.  10% duan të kthehen në Shqipëri nga mjekët që kanë ikur në Gjermani.”-deklaroi mjekja shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e borës në vend/ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar Rrugor ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të borës që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin e e akseve rrugore në akset:
– Korçë-Ersekë,
– Qafë Qarri,
– Boboshticë-Dardhë,
– Voskop-Voskopojë.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm juglindja e vendit është mbuluar nga bora.

Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik./CNA.al

LEXO TE PLOTE