Connect with Us

Pse priremi t’i mbrojmë gjithmonë të afërmit tanë, edhe kur ata kryejnë një krim?

Blog

Pse priremi t’i mbrojmë gjithmonë të afërmit tanë, edhe kur ata kryejnë një krim?

Publikuar

-

Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës në shtëpinë e dikujt, me siguri që do të njoftonit policinë. Po sikur autori i krimit, të ishte një mik apo anëtar i familjes tuaj? Një studim i ri në “Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale”, shqyrtoi tensionin që ekziston midis midis dëshirës për të ndëshkuar njerëzit që kryejnë vepra imorale, dhe mbrojtjes së atyre me të cilët kemi marrëdhënie të ngushta.

Dhe prej tij, rezulton që nëse dikush pranë nesh sillet në mënyrë imorale, ne priremi të rreshtohemi në mbrojtje të tyre, madje edhe atëherë kur krimi i tyre është tepër i rëndë. Përmes një serie prej 10 studimesh, ku morën pjesë gjithsej gati 3000 vullnetarë, Aron Vidman dhe kolegët e tij të Universitetit të Miçiganit, vëzhguan se si do të reagonin njerëzit, në rastin kur një i afërm i tyre do të kryente një krim.

Në studimin e parë, ekipi i kërkoi pjesëmarrësve të thoshin emrat e 9 njerëzve, duke filluar nga njohjet e tyre më të largëta (si p.sh postieri i zonës), deri tek ata me të cilët kishin një lidhje të ngushtë (p.sh një partner në një lidhje intime). Pjesëmarrësve, iu kërkua të imagjinojnë sikur kishin parë secilin prej personave të përmendur teksa kryente një krim, që ndryshonte nga niveli i lehtë, si shkarkimi i paligjshëm i një dokumenti në kompjuter, deri tek ato më të rënda si kryerja e një vjedhjeje.

Pjesëmarrësit u pyetën: Nëse u afrohej në ato momente një oficer policie, a do të thonin të vërtetën apo do të gënjenin, duke u shprehur se nuk dinin asgjë? Pjesëmarrësit, kishin më shumë të ngjarë të përgjigjeshin se do ta gënjenin oficerin e policisë, në rastin kur imagjinonin që krimin e kishte kryer dikush pranë tyre, në krahasim me rastin kur autori ishte një i njohur i largët.

Dhe ç’është me shqetësuese, efekti ishte më i madh, kur krimi ishte akoma më i rëndë. Studimet pasuese, përdorën situate të tjera po me këtë model, për të eksploruar më tej efektin. Për shembull, ekipi zbuloi se pjesëmarrësit kishin më shumë të ngjarë të mbronin të afërmit e tyre deri në krime si ngacmimi seksual, sërish duke nisur nga ato më të lehta, tek ato më të rënda.

Dallimet individuale si gjinia dhe bindjet politike ose morale, nuk dukej se ndikonin në modelin e përgjigjeve. Dhe pjesëmarrësit besonin, se ishte në interesin e tyre të mbronin autorin e një krimi, që ishte i afërmi i tyre. Dhe se gënjeshtra për të mbuluar krimin e një të njohuri më të largët, do t’i shkaktonte më shumë dëm shoqërisë, sesa mbrojtja e të afërmit të tyre.

LEXO EDHE:  Dy aplikacionet e lajmeve/ Informohu në kohe reale

Ndërkohë, ekipi zbuloi se përkundër një hezitimi për të ndëshkuar anëtarët e afërt të familjes, pjesëmarrësit e kuptronin shumë mirë, që krimet e tyre ishin moralisht të gabuara. Në 3 studime të mëtejshme, ku pjesëmarrësit u udhëzuan të imagjinojnë, sikur krimet kryheshin nga të tjerë të afërm, ata i vlerësuan krimet si po aq imorale, sa ato të kryera nga të njohurit e largët.

Dhe ata e justifikonin mungesën e tyre të veprimit ndaj familjarëve të ngushtë, duke thënë se ata vetë do të përballeshin me autorin. “Ne dyshojmë se një veprimi i tillë, i jep mundësi një personi të sigurojë njëkohësisht (a) vetë-imazhin e tij, si një individ i moralshëm, dhe (b) të ruajë dhe madje të forcojë marrëdhëniet e ngushta”- shkruajnë autorët.

Këto gjetje, mund të shpjegojnë arsyen, pse vazhdimisht ne dëgjojmë për figura të profilit të lartë publik, të cilët kanë kryer krime të tmerrshme për dekada, të ndihmuar nga heshtja e miqve dhe familja e tyre. Por ka edhe një arsye për të pasur shpresë. Studiuesit zbuluan gjithashtu, se kur njerëzit inkurajoheshin të distancoheshin nga situata të tilla, duke e vënë veten në pozicionit e një personi të tretë, zbehej prirja e tyre për të mbrojtur të afërmit./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Hapi i parë drejt paqes në Libi?

Publikuar

-

Nga

Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kancelares palët e konfliktit në Libi dhe përkrahësit e tyre jashtë vendit. Me këtë konferencë Gjermania shpreson të arrihet stabiliteti për të gjithë rajonin.

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, sikurse theksohet në ftesën për konferencën. Libia është ende larg kësaj. Ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli nën Fajis al-Sarradsch, e cila kontrollon vetëm një pjesë të vogël të Libisë. Nga ana tjetër gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, kryesisht në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhen shumica e fushave të naftës.

                                                                     Gjeneral Haftari (majtas) dhe kryeministri Sarradsch

Gjendja ndërlikohet nga ndërhyrja e fuqive të huaja. Turqia mbështet p.sh. qeverinë në Tripoli. Ankaraja ndërkohë ka dërguar edhe ushtarë në Libi. Nga ana tjetër Rusia si dhe Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin Haftarin dhe e ndihmojnë atë ushtarakisht deri diku fare hapur. Edhe BE-ja është e përçarë lidhur më çështjen e Libisë. Franca flitet se mbështet Haftarin, ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch.

Konflikti në Libi – luftime me trupat e gjeneralit Haftar

Pas shumë përgatitjesh në nivelin e nëpunësve, qeveria gjermane tani ka ftuar në kancelari në Berlin përfaqësuesit e nivelit më të lartë: Dy rivalët Sarradsch dhe Haftar, kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve më të rëndësishme të përfshira direkt ose indirekt si dhe përfaqësuesit e BE-së, të Unionit Afrikan dhe të Ligës Arabe. Meqënëse ky takim zhvillohet nën mbikqyrjen e OKB-së do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB.së, Antonio Guterres.

Çelësi për të gjithë rajonin

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh me Brexit?/ Ja cilat janë skenarët kryesorë

LEXO EDHE:  Bie miti/ Fëmijët e vetëm, janë po aq të aftë sa edhe fëmijët me vëllezër dhe motra

Çfarë mund të arrijë kjo konferencë? Rainer Breul, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, thotë, se në të nuk bëhet fjalë për bisedime paqeje. “Qëllimi është, që aktorët ndërkombëtarë të bien dakord për kushtet, në mënyrë që ta kufizojnë influencën e tyre në terren.” Kancelarja Merkel të martën (14.01) në një mbedhje të grupit parlamentar, sipas pjesëmarrësve në të është shprehur: “Për aq kohë sa atje vazhdimisht hyjnë mallra ushtarake nga jashtë do të vazhdojnë betejat ushtarake dhe vendi nuk mund të gjejë qetësi” e po kaq shumë do të zgjasë edhe gjetja e një zgjidhjeje politike. Kancelarja e konsideron si shenjë të mirë, që presidenti rus Putin dhe ai turk Erdogan, vendet e të cilëve qëndrojnë në anë të ndryshme në konfliktin e Libisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Por rëndësia e konferencës së Berlinit shkon përtej Libisë. Sipas politikanit kristiandemokrat të ngarkuar me punët e jashtme, Jürgen Hardt, çlirimi i Libisë është „çelësi për stabilizimin e mëtejshëm të Afrikës së Veriut dhe asaj Perëndimore. Nëse ia dalim ta orientojmë Libinë drejt një të ardhmeje paqësore, ky do të ishte një gur themeltar për të gjithë rajonin.”

Një aspekt i rëndësishëm është që të dy rivalët brenda Libisë Sarradsch dhe Haftar do të vijnë në Berlin dhe nëse ata do të takohen direkt mes tyre atje. Në takimin në Moskë të martën (14.01) me sa duket përballja direkte dështoi me refuzimin e Haftarit.

Ndërkaq gjatë një vizite të enjten në Libi, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas arriti një sukses në përpjekjet për armëpushimin në këtë vend: Gjenerali Haftar tha se so ta ruajë armëpushimin: „Pavarësisht se në fillim të javës nuk e nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Moskë, ai do ta respektojë atë”, tha ministri Maas pas bisedimeve në Bengasi me Haftarin.Po ashtu ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konferencën për Libinë në Berlin./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Kopje e doktoraturës, tradhtitë bashkëshortore/ Cilat ishin anët e errëta të Martin Luter Kingut

Publikuar

-

Nga

“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i mençur amerikan. Dhe ai mund të jetë shkruar lehtësisht nga një avokat i të drejtave civile në vitet e turbullta 1960, që mund ta ketë njohur dhe të jetë zhgënjyer nga pastori Martin Luter King.

Për më shumë se 15 vite, gjatë pjesës më aktive të Lëvizjes për të Drejtat Civile në SHBA, Martin Luter King, u shfaq para kamerave dhe turmave si një shembull publik i “engjëjve” më të mirë të natyrës sonë njerëzore. Por në jetën private, King kishte një karakter shumë të ndryshëm.

Vjedhje e doktoraturës

Jeta publike e Martin Luter Kingut nisi në fillim të viteve 1950, me bojkotin që zezakët i bënë transportit publik në Montgomeri, Alabama. Në atë kohë ai ishte vetëm 26 vjeç, por njihej në mbarë SHBA-në për shkak të aktakuzës së tij të thjeshtë, por të shprehur në mënyrë elokuente të segregacionit që ekzistonte ende në jugun e vendit.

Kur njerëzit zbuluan se ky politikan i ri i rrugës, kishte edhe një doktoraturë në teologji nga Universiteti i Bostonit, fjalët e tij morën një peshë të re. Pra këtë here, ishte një njeri i arsimuar, ai që do të artikulonte atë që ishte ndoshta problemi themelor i Amerikës, dhe ta bënte këtë me një grup ekspertësh të historisë dhe shoqërisë.

Pra ishte CV-ja e tij ashtu si edhe çdo gjë tjetër, që e vendosën atë në krye të Lëvizjes për të Drejtat Civile. Por edhe kjo CV ka anët e saj të errëta. Që të quhet e vlefshme një doktoraturë, studenti i diplomuar duhet të trajtojnë një temë të veçantë studimorem në madhësinë e një libri të quajtur disertacion.

Kjo punë pritet të jetë një studim origjinal mbi atë fushë. Paneli shqyrtues e pranoi disertacionin e King në vitin 1955, që ishte një krahasim i koncepteve të Zotit në mendimin e Pol Tilih dhe Henri Vimanit, duke i dhënë atij titullin doktor. Por dekada më vonë, u zbulua se King kishte kopjuar paragrafë me shumicë nga burime të tjera, pa i cituar ato në disertacionin e tij.

Në qarqet akademike, ky akt quhet plagjiaturë, dhe është zakonisht i mjaftueshëm që titulli të hiqet. Një komitet i Universitetit të Bostonit u mblodh për ta shqyrtuar këtë çështje në vitin 1991, dhe zbuloi “probleme të rëndësishme me autorësinë” në atë disertacion. Por në fund, ai sugjeroi mos heqjen e doktoraturës për pastorin e ndjerë.

Gjithsesi, ata i bashkëngjitën asaj një letër me një përmbledhje të gjetjeve të tyre, e cila mbetet aty edhe sot e kësaj dite. King ndodhej nën një presion të madh kur e shkruajti atë disertacion. Angazhimi me Lëvizjen për të Drejtat Civile, nuk i linte shumë kohë të studionte.

Madje sipas atë Lerri H.Uilliams, që ishte qenë shoku më i ngushtë i King në vitet 1940, predikimi i tij i parë publik ishte gjithashtu një plagjiaturë. King e mbajti predikimin e tij në Kishën Baptiste Ebenezer në Atlanta, dhe siç u rrëfye më vonë Uilliams, ai kopjoi pjesë të mëdha të tij nga një predikim tjetër, i quajtur “Jeta është ajo që ju bëni” nga Herri Emerson Fosdik.

Studiues të tjerë kanë zbuluar se në librin e parë të King “Hapi i madh drejt lirisë”, ai kopjoi shumë paragrafë nga libra të ndryshëm pa i cituar ato. Irikonisht, shumica e fjalimeve dhe letrave publike të King, mbrohen aktualisht nga të drejtat e autorit. Përdorimi pa leje i ndonjërit prej tyre, mund të sjellë paditjen në gjykatë.

LEXO EDHE:  Rikthimi i politikës së fuqive të mëdha

LEXO EDHE:  Dy aplikacionet e lajmeve/ Informohu në kohe reale

Tradhtitë bashkëshortore

King u martua me Koreta Skot në vitin 1953, dhe ata duket se kanë qenë të lumtur me njëri-tjetrin, deri në vdekjen e tij në vitin 1968. Besimi i përbashkët tek të drejtat civile, ndihmoi që martesa e tyre të mbetej e tillë. Por një element pak i njohur, ishte aftësia e Skot për të bërë një sy qorr ndaj lidhjeve panumërta jashtëmartesore që kishte King.

FBI nisi të përgjonte telefonatat e King në pranverën ose verën e vitit 1963, dhe më vonë vendosi përgjues edhe në dhomat e hoteleve ku ai qëndronte kur ishte në udhëtim. Në fillim, FBI ishte e shqetësuar për infiltrimin e komunistëve në grupin e King, për shkak të shoqërimit të tij me komunistët e njohur siç ishte Stenli Levison.

Por nga përgjimet, ajo që ra në sy nuk ishte komploti komunist, por marrëdhëniet seksuale me shumë gra që ai takoi gjatë udhëtimeve të tij. Në shumë raste, King kontaktoi shumë gra – të cilat duket se ishin një përzierje aktivistesh dhe prostitutash, që mund të jenë paguar me paratë e SCLC – pas fjalimeve që mbante. Ato varionin nga takimet e thjeshta, deri në orgji që përfshinin disa njerëz.

Fundi i dhunshëm

Ndoshta historia më e përfolur e marrëdhënieve të King me gra të tjera, vjen nga nata e fundit e jetës së tij. Në librin e tij të vitit 1989 mbi Lëvizjen për të Drejtat Civile, miku më i ngushtë i King, Ralf Abernati shkruan se pastori dhe disa miq u larguan nga kisha ku King mbajti fjalimin e tij të fundit, për të shkuar në një festë që po mbahej në një shtëpi.

Thuhet se ai u tërhoq në një dhomë gjumi me një vajzë të re, dhe nuk doli prej andej deri rreth orës 1 të mëngjesit. Më pas Abernati dhe King u larguan nga shtëpia së bashku, dhe u rikthyen në hotelin që kishin prenotuar, ku predikuesin e priste një juriste. King u zhduk sërish në një dhomë gjumi me gruan, ndërsa Abernati u shtri për të fjetur.

Rreth orës 8 të mëngjesit, King e zgjoi dhe i kërkoi ndihmë për t’u marrë me një grua të tretë, e cila sipas tij e kishte pritur gjatë gjithë natës, dhe ishte shumë e zemëruar. Abernati shkoi me King në dhomën e këtij të fundit, dhe ishte dëshmitar i një debati të ashpër, që shpejt degradoi në dhunë.

Në fund King e goditi gruan e panjohur emër aq fort sa ta rrëzonte në shtrat, dhe ajo u largua duke qarë pak çaste më vonë. Ishte 4 prilli i vitit 1968. Rreth 10 orë më vonë, pak pas orës 18:00 të pasdites, King doli në ballkon për pirë një cigare, ku u qëllua për vdekje nga një snajper./ Allthatsinteresting-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Putin do që të mbetet përjetë në pushtet, kjo gjë premton telashe për botën

Publikuar

-

Nga

Nga Luke McGee, “CNN”

* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheqjen të mërkurën, edhe analistët më të vjetër të Rusisë u kapën në befasi. Më herët gjatë ditës, presidenti Vladimir Putini kishte njoftuar planin e tij për të ndërmarrë disa reforma, që do ta bënin pasardhësin e tij një president më pak të fuqishëm, duke e rishpërndarë pushtetin në një mënyrë të tillë, që parlamenti dhe posti i kryeministrit rus të kenë një ndikim më të madh.

Ai i falenderoi zyrtarët e dorëhequr për shërbimin e tyre, por tha se “jo çdo gjë ka funksionuar”. Gjatë 2 viteve të fundit, popullariteti i Putinit ka pësuar një rënie, pjesërisht si pasojë e reformës jopopullore të pensioneve, dhe një ekonomie në stanjacion.

Ndërkohë, viti 2019 u shoqërua me protesta në rrugë për zgjedhjet lokale, kur opozita e fragmentuar e vendit, shprehu pakënaqësi ndaj presidentit dhe elitës qeverisëse, se kanë qëndruar në pushtet tej çdo kufizimi ligjor. Gjithsesi, ndërsa detajet e sakta të kësaj dorëheqje masive – të udhëhequr nga kryeministri aktual dhe ish-presidenti Dimitri Medvedev- janë ende të paqarta, ishte e qartë se kjo nuk ishte një formë proteste ndaj reformave të propozuara të Putinit.

Presidenti Vladimir Putin dhe kryeministri, Dmitry Medvedev  

Në deklaratën e tij të dorëheqjes së kabinetit qeveritar, Medvedev tha se po vepronte në mënyrë që t’ia lehtësonte jetën Putinit. Ai tha se presidenti “kishte prezantuar një numër ndryshimesh themelore në kushtetutë”, dhe se “në këtë kontekst, është e qartë se ne, si qeveri… duhet t’i ofrojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme, në funksion të tyre”.

Këto ndryshime, duket se janë një rishpërndarje e pushtetit, duke i dhënë parlamentit fuqinë për të emëruar kryeministrin, që më pas do të ndërtojë një kabinet qeveritar, i cili do të votohet nga parlamenti. Sipas fjalëve të Putinit:”Në këtë rast, presidenti do të jetë i detyruar t’i emërojë ata; pra ai nuk do të ketë të drejtë të refuzojë kandidaturat e miratuara nga parlamenti”.

Kushtetuta ruse e ndalon Putinin të rikandidojë si president në vitin 2024. Sidoqoftë, nuk ka asgjë që e ndalon atë të bëhet sërish kryeministër, si në vitin 2008, kur ai dhe Medvedev ndërruan rolet për 4 vjet. “Pikëpamja ime personale, është se kjo është një rrokadë midis Putinit dhe Medvedevit”- thotë Valeri Akimenko, një analist i vjetër i Rusisë, që aktualisht punon në Qendrën e Studimit të Konflikteve.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët japin alarmin/ Patatet e skuqura dyfishojnë rrezikun e vdekjes!

LEXO EDHE:  Rikthimi i politikës së fuqive të mëdha

“Medvedev nuk është një figurë e pavarur, dhe nuk ka bërë asgjë kundër Putinit, gjatë kohës që ishte president. Siç ndodhi në vitin 2008, edhe kjo duket si një marrëveshje e ndërsjellë midis të dyve”- shton ai. Por jo të gjithë analistët, besojnë se është e pashmangshme që Putini të bëhet sërish kryeministër.

Oleg Ignatov nga Qendra për Politikën Aktuale, një think-tank me qendër në Moskë, tregon se Putini foli edhe për ndryshimin e rolit kushtetues të Këshillit Shtetëror të Rusisë, një organ këshillues për kreun e shtetit. “Ka zëra se Putini mund të udhëheqë Këshillin e ri Shtetëror, në vend se të bëhet sërish kryeministër. Në rast se ndodh kjo, ka gjasa që fjala e tij të jetë fjala e fundit. Ai nuk do të interesohet për detajer teknike, por gjithçka do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e tij”- tha Ignatov për CNN.

Edhe Akimenko bie dakord që ky lloj roli, mund të ishte në favor të Putinit. “Roli i ardhshëm i Këshillit të Shtetit, është aktualisht i papërcaktuar. Por ai mund të jetë një arbitër, çka do të thotë se kur ka një mosmarrëveshje, Këshilli i Shtetit mund të ketë fjalën e fundit”-mendon ai.

“Megjithatë, unë mendoj se Putini ka më shumë gjasa të bëhet sërish kryeministër”- thekson ai. Sido që të jetë rezultati, tashmë po shfaqet një narrativë e Putinit, që e konsolidon kontrollin e pushtetit të tij. Aleksei Navalni, udhëheqësi më aktiv i opozitës ruse, deklaroi në rrjetet sociale se “qëndrimi përjetë në pushtet, marrja në pronësi e një vendi të tërë, dhe përvetësimi i pasurisë për vete dhe miqtë e tij, është qëllimi i vetëm i Putinit dhe regjimit të tij”.

Duke ndërmarrë hapa të tillë për të forcuar kontrollin e tij, Putini po i dërgon gjithashtu një mesazh gjithë botës. Më shumë Putin në Rusi, do të thotë më shumë Putin në skenën ndërkombëtare. Dhe nëse vitet e fundit na kanë mësuar ndonjë gjë, kjo do të thotë një Rusi më të gatshme të veprojë si një rivale direkt për ndikim, në rendin botëror të udhëhequr nga SHBA-ja, duke hkaktuar më shumë “dhimbje koke” për Amerikën dhe aleatët e saj./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE