Connect with Us

Policia greke godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri -Turqi

Kronika

Policia greke godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri -Turqi

Publikuar

-

Policia greke dha të martën të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroines që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.

Sikurse raporton korenspondenti i radios “Zeri i Amerikës”, në Gjirokastër, drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Xheferi tha për gazetarët se gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar. Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet në tokë, në det dhe me mjete nga ajri janë kryer në bashkëpunimin e Rojës Bregdetare Greke, Policisë Greke dhe Frontex-it për goditjen e skafeve me shpejtësi të lartë që trafikonin drogë. Operacionet sipas prokurorit nisën më 25 shtator pas evidentimit të dy motoskafëve që përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke në zonë e Egjeut Verilindor. Efekti i parë ishte bllokimii i njërit skaf me shpejtësi të lartë dhe arrestimi i tre shetave shqiptarë në bord. Katër ditë më vonë sipas prokurorit u gjet edhe skafi i dytë me një person në bord.

Më 30 shtator roja bregdetare greke zbuloi në një shpellë në ishullin e pabanuar “Piper”, në zonën detare të Sporadhes , sasinë e madhe të marijuanës që e kalonte një ton. Zëdhënësi i Policisë Greke Teodoros Kronopulos tha se operacioni përbënte një rast të goditjes së rrjetit që përfshinte trafik droge dhe veçanërisht transportimin e marijuanës së papërpunuar nga Shqipëria përmes Greqisë në Turqi dhe transferimin e heroinës nga Turqia në Shqipëri po përmes Greqisë duke përdorur skafe me shpejtësi të lartë. Nga të dhënat hetimore rezulton sipas zëdhënësit të policisë greke se përzgjedhja e skafeve me shpejtësi të lartë ishte për t`i bërë ato të afta për transportimin e sasive të mëdha të marijuanës së papërpunuar. Skafet kishin gjithashtu të instaluar motorë shumë të fuqishëm për të zhvilluar shpejtësi shumë të mëdha ndërsa kishin siguruar edhe depozita karburanti që të mund të udhëtohej në distanca të gjata dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të mos arrinin ti ndalonin.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Itali/ Në pranga disa shqiptarë

Rrjeti, sipas zëdhënësit të policisë greke, përzgjidhte persona me eksperiencë dhe të aftë të drejtimit të mjeteve lëvizëse në det të cilët zgjidhnin mot shumë të keq mundësisht me stuhi dhe erë të fortë mbi 5-6 ballë për të kryer transportimin e sasive të narkotikëve . Sipas zëdhënësit të policisë greke trafikantë transferoni shumicën e sasive të papërpunuara të marijuanës në brigjet turke dhe më pas e shkëmbeni me sasitë e heroinës. Policia greke tha se ka zbuluar komunikime përmes aplikacioneve në internet të rrjetit dhe ka sekuestruar prova të tjera. Tre nga të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës në Mitiliny, ndërsa një nga të arrestuarit në Volos.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i bëjnë karshillëk policisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigative Artan Hoxha ka publikuar dy video në emisonin “Opinion” të Blendi Fevziut ku tregon hapur që personat e shpallur në kërkim për krime të rëndë i bjënë karshillëk policisë me makina të blinduara duke shëtitur ditën në mës të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara makinat tip “Foristradë” të cilat kushtojnë qindra-mijëra euro, shëtisin lirshmë në mes të Elbasanit, të drejtuara nga kriminelë të rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Grushte policëve se iu zbuluan drogën/Kush janë 3 “të fortët” e Dibrës (Emrat)

LEXO EDHE:  Video/ Qeni zbulon drogën e fshehur në kamion

Si ka mundësi që policia nuk i arreston?

Gazetari Hoxha, përmes këtyre videove ngre alarmin se policia e shteti ngre duart lart dhe tregohet inegzistente përballë kriminelëve të rrezikshëm, të shpallur në kërkim të cilet duhet të ishin prapa hekurave.

Rasti lidhet dhe me rastin e Kavajës ku viktima, Dritan Haxholli ishte i shpallur në kërkim dhe lëvizte gjithashtu lirshëm në qytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Trafikuan drogë me vlerë 1.6 mld sterlina, dënohet edhe një shqiptar

LEXO EDHE:  Kapen me 7 doza kanabis/ Arrestohet dy vlonjatët në Fier

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Artan Hoxha zbardh pazaret e drogës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Kavajës.

Hoxha tha se ngjarja është devijuar qëllimisht dhe se gjithë çështja vertitet rreth pazareve të drogës. Ndërsa tregoi dhe se viktima dhe autori kanë qënë në të njejtin burg.

“Në momentin e parë jemi marrë me çështjen e moralit, po ngjarja u devijua qëllimisht. Kemi ikur nga thelbi i vërtet. Pista është ajo që Prokuroria po merret tani, droga.

Ai ka qenë i dënuari, ky ka qenë gradiani.

LEXO EDHE:  Trafikuan drogë me vlerë 1.6 mld sterlina, dënohet edhe një shqiptar

LEXO EDHE:  Trafikuan drogë me vlerë 1.6 mld sterlina, dënohet edhe një shqiptar

Ajo që ka ndodhur aty dhe unë shpresoj që hetimet ta nxjerrin është që ky grup personash nuk ishin aty për një femër, por e njihnin njëri-tjetrin. Për çfarë u është prishur pazari!

Marsida e di shumë mirë se pse ka ndodhur konflikti i vërtetë. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë luajtur me njëri- tjerirn. Këtë çështje nuk mund ta hetoj Prokuria e Kavajës.” u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE