Connect with Us

Paralajmërimi i Ralf Gjonit/ Nëse opozita jashtë parlamentare bojkoton Reformën Zgjedhore, do të shpërbëhen

Politikë

Paralajmërimi i Ralf Gjonit/ Nëse opozita jashtë parlamentare bojkoton Reformën Zgjedhore, do të shpërbëhen

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni shprehet se nëse opozita jashtë parlamentit do të bojkotojë komisionin e Reformës Zgjedhore, do të ngelet jashtë sistemit dhe do të shpërbëhet.

Ne shtrimë dorën e bashkëpunimit për opozitën jashtë parlamentit. Ti nuk mund të vish kur ftohesh për të marrë pjesë dhe të thuash se nuk njoh asnjë këtu dhe që të bësh reformë të jem me një tavolinë me disa ndërkombëtarë dhe Edi Ramën.
I lodhën mbështetësit e tyre në rrugë prej një viti duke i thënë se ky Edi Rama është i keqi dhe duhet tërhequr zvarrë dhe tani vijnë me një propozim qesharak dhe thonë jam gati të ulem me këtë kriminelin dhe të ‘rrotullohem me të në një krevat’ mjafton që këta të opozitës në parlament të mos jenë. Nëse do të zgjedhin rrugën e bojkotit sikur kanë bërë me braktisjen e parlamentit kam frikë se do të ngelen jashtë sistemit dhe do të shpërbëhen” tha Gjoni i ftuar në studion e Report Tv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Investigimi i “Bild” për lobimin rus/ Reagon Taulant Balla

Publikuar

-

Nga

Pas zbardhjes së lobimit rus të Lulzim Bashës nga gazeta gjermane “Bild”, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla, i cili disa muaj më parë e sulmonte këtë gazetë për publikimin e audio-përgjimeve të vjedhjes dhe blerjes së votave nga mazhoranca, sot thotë se “Bild”-i gjerman ka zbardhur dosjen kriminale “Basha – 675mijë dollarë”.

Sipas numrit 2 të PS-së, Partia Demokratike e Shqipërisë, është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht.

LEXO EDHE:  “Janë fëminorë në politikë”/ Ngjela sulmon opozitën jashtë parlamentare: Janë të trembur

LEXO EDHE:  “Janë fëminorë në politikë”/ Ngjela sulmon opozitën jashtë parlamentare: Janë të trembur

Socialisti kujton faktin se publikimi i këtij artikulli, vjen një ditë pasi prestigjozja britanike “The Times” publikoi një investigim po për financimin e fshehtë në llogari të Bashës.

Balla thotë se Lulzim Basha “përmes një financimi rus, tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëntonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve oër anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”./ CNA.al

“Bild” zbardh lobimin rus të Bashës/ 675,000 euro për mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet fshirë nga kujtesa”/ Topalli dhe Dokle: Parlamenti i sotëm zhgënjim

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarët Jozefina Topalli dhe Namik Dokle kanë shprehur zhgënjimin për stadin dhe nivelin ku ka arritur sot përbërja e Kuvendit të Shqipërisë.

Në 100 vjetorin e Parlametarizmit e Parlamentarizmit, ata thonë se situata e sotme është për t’u fshirë nga kujtesa dhe për të mos u marrë shembull.

“Sigurisht që është për t’u fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësire politike aktuale të zhytur në korrupsion dhe papërgjegjshmëri”, deklaron Topalli.

“Nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, thotë Dokle.

Femra e parë që ka drejtuar Parlamentin e Shqipërisë thotë se nuk do t’i kujtojë pjesët e shëmtuar që ka kaluar në kohën kur drejtonte seancat parlamentare.

“E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, shprehet ajo, ndërsa Dokle thotë se kënaqësinë më të madhe  ka ndjerë në legjislaturën 92-96 .

“Është e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndofta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtet për herë të parë”, shprehet Dokle.

Dy ish-kryeparlamentarët, në një prononcim për “Top Channel” tregojnë trishtimin edhe për përbërjen e deputetëve të Parlamentit, numri i të cilëve nuk shkon në 140, por zgjidhja për ta është e ndryshme nga njëri-tjetri.

LEXO EDHE:  Debate tek Komisioni i Ligjeve / Dy deputetët grinden për karrigen

LEXO EDHE:  Protesta e Astirit/ Banorët paralajmërojnë Lulzim Bashën

“Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj misionin e saj për t’ju kundërvënë qeverisë. Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë”, deklaron Topalli.

“Shiko se thonë se trimëria pas lufte dhe urtësia pas Kuvendi nuk vlejnë. Këshilla ime do kishte qenë para se të merrej ai vendim që u mor. Një vendim krejtësisht absurd, braktisja e Parlamentit”, thekson Dokle

Edhe për rikthimin në Parlament duket se dy politikanët kanë këndvështrime të ndryshme.

“Nuk kam qene asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve të vendit tonë. Po kam një bindje të brendshme që diçka duhet bërë. Duhet një lëvizje për të ndryshuar dhe është e mundshme dhe shqiptarët mund ta bëjnë dhe mbi të gjitha mund ta bëjnë të rinjtë”, shprehet Topalli.

“ Jo jo jo. Nuk më mungon Parlamenti. Jam i vetmi kryetar që jam larguar duke dhënë dorëheqjen. Ka ndodhur nëvitin 2002. Në momentin kur u krijua konflikti institucional midis parlamentit dhe gjykatës Kushtetuese unë si kryetar dhashë dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes së këtij ngërçi institutional. Dhe unë mendoj se kam bërë veprim të drejtë”, thotë Dokle./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bild” zbardh lobimin rus të Bashës/ 675,000 euro për mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Publikuar

-

Nga

Gazeta gjermane “Bild”, e cila gjatë vitit 2019 shigjetoi qeverinë shqiptare për vjedhjen e votave dhe u kërcënua për hedhje në gjyq nga kryeministri Edi Rama, këtë herë e ka kthyer vëmendjen nga opozita dhe kreu i saj.

“Bild” ka zbardhur lobimin rus të kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, duke analizuar çdo lëvizje të këtij të fundit për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Gazeta gjermane shkruan se Basha kishte nënshkruar një kontratë me shtetasin amerikan Nik Muzin dhe ky i fundit duhej të merrte 675,000 euro, pasi do të pengonte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, për të dëmtuar Ramën.

Në artikull përmendet fakti se Muzin e ka pranuar pagesën dhe, kësisoj, përpjekja e dëshpëruar e Bashës po i kthehet kundër tashmë që u mbyllën edhe hetimet ndaj tij për lobimin rus.

Artikulli i plotë i “Bild”:

Me gjithë pengesat, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ende shpreson të udhëheqë vendin e tij drejt BE. Në vendin e tij, megjithatë, ai gjithashtu ka rezistencë. Opozita shqiptare, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), po përpiqet me të gjitha forcat të rrëzojë kryeministrin socialist. Përdoren jo vetëm mjete demokratike: Fushatat e dyshimta në internet, dokumentet e nxjerra dhe regjistrimet komprometuese janë shpërndarë qëllimisht. Me sa duket është një nga lobistët më me ndikim në botë.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, strategu politik i zënë kanadez Nick Muzin mbështet kundërshtimin e Shqipërisë.

Rrjeti i Nick Muzin

Rrjetet e Muzin shtrihen përtej të gjitha kufijve dhe në një larmi sistemesh politike. Lista e klientëve të lidhur me të është ‘mbresëlënëse’.

Ai mbështeti republikanët George Ë. Bush, Ted Cruz, John McCain dhe madje edhe Donald Trump në fushatën zgjedhore në SHBA. Në 2017 ai u punësua nga vendi i Gjirit Persik, Katarit. Në emër të Emirit, ai do të përmirësonte marrëdhëniet e vendit arab me delegacionin Trump dhe me komunitetin hebre në Shtetet e Bashkuara. Misioni dështoi. Për shkak se Muzin nuk u regjistrua në agjencinë e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara FARA si këshilltar i një shteti të huaj, atij iu desh të hiqte dorë nga Katari. Ndërkohë, klienti tjetër: Opozita shqiptare, e cila dëshiron të parandalojë pranimin e Shqipërisë në BE nën kryeministrin aktual me të gjitha forcat – dhe kostoja e përdorimit të Muzin padyshim që kushton shumë.

675,000 euro për përdorim anti-BE

Sipas dokumenteve nga agjensia amerikane FARA, Muzin duhej të merrte 675,000 euro për misionin e tij tremujor. Informacioni vjen nga vetë ai. Shuma e tarifës dhe origjina e parave tani e vënë klientin në vështirësi. Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike Shqiptare, kishte nënshkruar kontratën me Muzin. Një tarifë prej 25,000 dollarë ishte rënë dakord tre herë. Sidoqoftë, shumë më tepër u paguan. Për këtë arsye, hetimet ndaj liderit të opozitës Basha filluan në Shqipëri në qershor. Ai vetë mohon se ka shpërdoruar para ose nuk i ka taksuar ato, flet për një fushatë të ndyrë dhe akuzon akuzuesit se janë të korruptuar. Po nga kanë ardhur paratë për Muzin?

LEXO EDHE:  “Janë fëminorë në politikë”/ Ngjela sulmon opozitën jashtë parlamentare: Janë të trembur

LEXO EDHE:  NASA bën paralajmërimin e frikshëm/ Planeti mund të goditet nga meteorët

Më poshtë është në dosje:

Muzin vetë konfirmoi pagesën e fondeve për autoritetin amerikan FARA. Në një raport të mëvonshëm FARA, kompania që u shfaq si klient ishte një kompani që ndan kutinë e saj të postës në Rrugën St. Vincent në Edinburgh, Skoci me 1200 ndërmarrje të tjera: Biniatta Trade LP. Gjurmët e Tregtisë Biniatta çojnë diku nëpër botë: nga Skocia përmes Belize-Amerikës së Jugut – dhe prej andej në Rusi.

Përkundër këtij zgjerimi global, kompania ka më pak para se çdo fillim biznesi: Sipas regjistrit britanik të biznesit, Biniatt Trade ka një kapital aksionesh prej 100 £. Ajo që revista amerikane “Mother Jones” zbuloi në mes të vitit, sjell PDSH-në shqiptare dhe drejtuesin e saj të opozitës Lulzim Basha për të shpjeguar më tej vështirësitë. Sepse prapa Biniatta Trade është një rrjet i ndërmarrjeve të mbivendosur – në fund të të cilit ka disa njerëz me ndikim të biznesit nga Rusia. Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev. Ai zotëron aksione në disa kompani ruse. Të paktën njëri prej tyre merr urdhra nga qeveria ruse. Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, është një provë e qartë që Rusia është prapa përpjekjeve të lobistit të lartë Nick Muzin. Në fakt, Rusia ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE. Pranimi do të dobësonte më tej ndikimin e rusëve në Ballkan. Në një deklaratë zyrtare, Partia Demokratike Shqiptare tha: “Partia Demokratike nuk ka pasur lidhje direkte ose indirekte me individë ose kompani ruse”. Një deklaratë që, duke pasur parasysh lidhjet e dokumentuara midis PDSH-së, lobistit më të lartë dhe biznesmenëve rus, nuk është shumë ndriçuese.

https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/albanien-krimi-steckt-russland-hinter-der-anti-eu-beitritts-kampagne-67424702.bild.html?fbclid=IwAR1tu_SYTT5hfJyLmWwzmxD26mK8_e8iRYNq-LrUJ66r0EtJwvIi_4MIuzY

LEXO TE PLOTE