Connect with Us

Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

Opinione

Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

Publikuar

-

Pamja politike shqiptare është sot, më shumë se asnjëherë tjetër, një pikturë krejt absurde dhe kjo nuk është vepër e një piktori të vetëm, por është një përbashkësi talentesh dhe mostalentesh, që dhanë maksimumin e tyre për të bërë këtë që kemi parasysh.

Një qeveri që nuk qeveris, por sulmon politikisht, për të marrë dhe nënshtruar pushtetin e fundit, Presidencën kuptohet, pasiqë çdo gjë tjetër është nënshtruar dhe këndon me gëzim hymnin e skllevërve modern, që tundin si byrzylykë të çmuar, prangat e tyre të arta.

Për ta thënë më thjeshtë, një nga përgjegjësit më interesantë të kësaj që përjetojmë sot, është padyshim Ilir Meta politikan, dhe besimi i tij i përsëritur ndaj Ramës, duke i dhënë këtij të fundit superpushtetin, që për hir të së vërtetës e luajti dhe e luan më mirë se të gjithë të tjerët.

Por tani kjo është një histori e shkuar, e stigmatizuar më 1 Prill 2013, pikërisht dhe aspak një rastësi pa kuptim, Ditën e Gënjeshtrave, me mjeshtrin e madh dhe ende të panjohur plotësisht asokohe, të gënjeshtrës politike, Mjeshtrit Rama pra…
Duke bërë kryeministër Ramën, Meta, gënjeu edhe njëherë veten se duke marrë maksimumin, ay, Rama, nuk do të dëshironte më shumë se aq dhe do të ishte më i kontrollueshëm në ambiciet e tij.
Koha tregoi me të tepërt se, ky ishte vetëm fillimi, hyrja e re e Fillimit te Ri të Ambicies së tij te Re, për të qenë një politikan, aksioner i vetëm dhe kontrollues vetmitar, i të gjitha pushteteve, të cilat i mori ose i bleu më shtrenjtë se të gjithë të tjerët.

Mediat, deputetët, opinionistët, biznesmenët blu, bojëkafe apo të kuqërremtë, pa asnjë lloj paragjykimi apo pavarësisht erës së rëndë të këmbëve të tyre, ende të palara që nga e kaluara e afërt… Të gjithë tani punojnë për kryeministrin, për këtë kryeministër domethënë, që duket se do të marrë rregullisht ditë, edhe nga ditët tona.

Kush mendon ndryshe, apo ka një fije personaliteti të pashkelur ende, ose bën valixhet, ose kërcënohet me varfëri, ose përdhoset nga ushtria e madhe e përdhosësve me pagesë, ose dënohet me padëgjueshmëri të përkohshme apo të përjetëshme, derisa të harroet në humbëtirën e kohës dhe të hapësirës shqiptare…

Sepse, si asnjëherë tjetër më parë nuk ka ndodhur që, nëse mbështet këtë kryeministër, ngrysesh i varfër dhe mund të gdhihesh i pasur, apo nëse je diku në punë, shkulesh prej andej me ose pa rrënjë, sepse ay, Rama, e di që idealet politike në këtë vend, kanë vdekur me kohë dhe se gjithkush e ka një çmim, të cilin kryeministri e paguan dyfish, kryesisht te pronarët e pangopur dhe të pagdhendur shqiptarë, që ai i përbuz me të drejtë në brendësi. Por ata, lëpihen dhe orgazmojnë apo masturbojnë me llogaritë e tyre bankare, se tjetër gjë nuk u ka mbetur derëzezve…

LEXO EDHE:  Përplasjet e Metës me Ambasadën Amerikane/ Lorenc Vangjeli hedh dyshime të forta

Mirëpo ekuacioni ndryshon dita ditës edhe për Ramën, që nuk e njeh mirë historinë njerëzore, por njeh fare qartë vetëm historinë e bejlerizmit anadollak shqiptar, nga Esat Pash Toptani e tëhu, në të vërtetë një histori kafshësh grabiqare, që kanë shqyer rregullisht Shqipërinë (sot edhe Kosovën që e shqyente dikur vetëm serbi…) dhe e kanë shpenzuar mishin dhe gjakun e saj, në bordellot e Parisit, Londrës apo Vienës, për së paku 100 vjet.

Sot bjelerët-biznesmenë shqiptarë, megjithë çkanë marrë, vetëm ankohen e jargaviten dhe madje edhe bëjnë plane për rrëzimin e bamirësit të tyre, për të gjetur një tjetër, kësaj rradhe pa kërbisht fare, mundësisht një kryeministër që përshembull, u bën edhe masazhe në zonat erotike.
Ramë fitmitari pra, ka një hall që nuk zgjidhet, ushtria e mercenarëve që ka ngritur anembanë Shqipërisë së vogël, kërkon ushqim përditë e përnatë, është mirë dhe e pangopur me oreks dhe të gjykon vetëm me madhësinë e mishit që u vendos në pjatë apo direkt mbi tryezë.
Financat publike nuk ja dalin dot këryre shpenzimeve marramendëse. Droga po bie shumë në sy si mall shkëmbimi, se nga mariuana e butë, po tejkalohet sëtepërmi me heroinën e egër dhe me kokainën lluksoze.

Kështuqë, Rama është në mëdyshje dhe herët a vonë do kërkojë të restaurojë marrëveshjet e vjetra dhe të prishura, me Metën dhe me Lul Bashën, mundësisht t’ua hedhi edhe njëherë tjetër, duke ndëshkuar ca meshkuj zara apo ca femra zare, që ka hedhur në politikë si koka të mençura, por që e kanë tepruar me lloqet e tyre publike kundër kundërshtarëve…
A do të rrezistojë Ilir Meta?
A ka një plan Lulëzim Basha?

Vetëm këtë mendon sot kryeministri, që xhelozon hienat e veta që shqyejnë mish dhe nuk humbin kohë të mendojnë e të vrasin mendjet, dhe vetëm ndreqin dhëmballë dhe mprehin dhëmbët e qenit, që të vijojnë e të shqyejnë.
E kështu, Rama mbetet skllav i skllevërve që mban me pranga të arta, që janë gati ta këmbejnë këtë sojli kryeministër, me ndonjë jokërbishtor tjetër, që u ofron ende më shumë mish, derisa të shuhet fare Shqipëria, e të iki për lesh nëpër botë djelmëria.
E vuan sa më s’ka, ay, Rama, e pikturon vijueshmërisht shumë e shumë zorrë e mëlçi të përgjakura, por askush nuk e ndihmon dot, se kanë frikë edhe ti afrohen këto kohë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

E vërteta na duhet të gjithëve, herë pas here edhe Berishës

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati 

Sali Berisha me sa duket ka vendosur të adoptojë një qasje perfide ndaj vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta reshtuar atë në listën e errët të politikanëve « non grata » të shpallur nga Uashingtoni. Në konferencën e shtypit të organizuar këtë të enjte ai i shpërfaqi hapur synimet e tij : «Bëni ç‘të doni me vendimin tuaj për të mos më lejuar të shkel në tokën amerikane, por ama, loja ndryshon, kur doni ta përdorni këtë për të më nxjerrë edhe nga politika në Shqipëri ».

I gjithë lajtmotivi që ish kryeministri përdori në bashkëbisedimin e tij mbi një ore me gazetarët ishte pikërisht ky, se sekretari i shtetit nuk ka nevojë të bëjë publike prova dhe fakte, kur është fjala për ti ndaluar atij hyrjen në SHBA, por paraqitja e tyre bëhet e domosdoshme, për të penguar qenien e tij në grupin parlamentar të PD-së.

Me këtë synim të përcaktuar qartë ai, ai tha se po kërkonte nga gjykata e Parisit provat që ka SHBA për minimin që i ka bërë demokracisë dhe për korrupsionin me fondet publike. Ai e ironizoi ambasadoren Kim, duke theksuar se bar hanë ata që besojnë akuzat pa fakte. Së fundi bëri edhe premtimin për tërheqje përfundimtare nga politika, nëse dikush i nxjerr qoftë edhe një dokument të vetëm që provon fajësinë e tij.

Duket se strategjia që ka zgjedhur Berisha, nuk është ti kthejë mendjen diplomatëve amerikanë, që për ditë e më shumë po shfaqen të prerë në qëndrimet kundër tij, por të rikuperojë në publik, pas goditjes së fortë që ka marrë dhe të pengojë me sa mundet përshkallëzimin e situatës.

Sepse, nëse ndaj vendimit për shpalljen non grata, që erdhi menjëherë pas zgjedhjeve, ish lideri historik i PD-së e kuptoi se ishte i pafuqishëm për të ndryshuar diçka, ndaj shantazheve që Yuri Kim po i bën Lulzim Bashës për të vrarë atin e vet politik, Berisha e ndjen se ka ende një rol për të luajtur.

Dhe për të arritur këtë, ai po i adresohet atyre vlerave, që janë në ADN e politikanëve realisht demokratikë, por të cilat ai shpesh i ka nëpërkëmbur në karrierën e tij.

Ai po kërkon ta zhvendosë lojën tek parimet e transparencës, të vërtetës, të mos linçimit të njerëzve pa prova, të mos zhvillimit të gjuetive të shtrigave pa fakte.

Pra, ajo që po synon është e thjeshtë: nëse nesër KQZ-ja do të marrë në shqyrtim praninë e tij në parlamentin e ardhshëm, kjo duhet të bëhet në bazë të dokumenteve dhe akteve konkrete dhe jo duke e trajtuar si njeriun e shpallur armik nga hiperfuqia. Nëse PD do të detyrohet të debatojë kërcënimet e Yuri Kim, lidhur me prezencën e tij në grupin parlamentar, diskutimi nuk mund të zhvendoset në rrafshin debil se « kështu na kanë thënë amerikanët ».

Dhe duhet pranuar se, në gremçën që ka gjetur, ujku plak i politikës ka të drejtë.

LEXO EDHE:  Varfëria në kohën e Ramës/ Ushqehen në koshat e mbeturinave (fotot)

LEXO EDHE:  "Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën"/ Rama paralajmëron shkarkime

Nuk besoj të gjendet shqiptar me mend në kokë, me gjykim të pavarur dhe me arsye të shëndoshë, sado që ta përbuzë apo mos e dojë Berishën, që të kërkojë goditjen e tij sepse këshu ka ardhur urdhëri nga përtej oqeanit. Me përjashtim të ndonjë sahanlëpirësi që flet për llogari të rilindjes, ose të dikujt që i janë errur sytë nga urrjetja, askush nuk e preferon një demokraci, ku vullneti i vendit më të madh nuk e përfill shtetin tonë ligjor.

Për më tepër një histori të ngjashme e kemi ndjekur jo shumë kohë më parë në Kosovë. Të gjithë e mbajnë mend turmën e trutharëve që bërtisnin me të madhe në rrugë se qeveria Kurti duhej rrëzuar, se atë se donte një birbo si Grenell, apo vetë djali i Trumpit, se Kosova do të humbte aleatin e saj të madh, se do të iknin investimet, se NATO do të largohej, po mos zbatohej urdhri i secilit gringo që kalonte andej pari.

Natyrisht, asgjë nga këto nuk ndodhi, trupat ushtarake dhe fondet amerikane mbetën po aty, veçse Kosova humbi më shumë se një vit në luftën e saj për ç‘kapjen e shtetit, sepse iu bind vullnetit të idiotëve të dobishëm që i flisnin në emrin e madh të Amerikës.

Natyrisht si ç‘do krahasim që çalon edhe ky i fundit as nuk mëton të barabisi dy figura aspak të ngjashme si Albini dhe Saliu, por ai vlen për të kuptuar se jo gjithçka që thuhet në emër të SHBA mban me vete edhe vulën e së vërtetës.

Kështu po ndodh edhe këtë herë, kur pasi i dhanë një goditje të fortë politike, një grup diplomatësh nga Amerika, po tentojnë ta likudojnë edhe juridikisht Berishën.

Dhe kjo në një shtet demokratik nuk mund të ndodhë pa prova. Pikërisht këtë lojë ka kapur edhe ish kryeministri që po reket ti mëshojë fort këtij argumenti.

Është e vërtetë që Berisha sot, në rastin e tij më fatlum, do duhej të ishte në Lalëz duke u kujdesur për niprit, është po ashtu e vërtetë që PD duhej të ishte divorcuar nga pjesa më e keqe e trashëgimisë së tij. Por nëse asnjëra prej këtyre gjërave normale nuk kanë ndodhur dhe kjo, aq më pak, mund të bëhet me një ndërhyrje anormale të diplomatëve nga SHBA. Nëse sfida e vërtetë e shoqërisë shqiptare është ndarja përfundimtare më këtë lloj politikani, kjo nuk mund të bëhet përmes një berishizmi të ri, të importuar me etiketën «made in USA». Ne nga SHBA nuk kemi nevojë të bëjë detyrat tona të shtëpisë, duke na spastruar skenën politike, ajo që na ndihmon është të mos trajtohemi si barngrënës, që janë të padenjë për dëgjuar fakte, sepse sillen kolulur ndaj urdhrave.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Konferenca e sotme ishte për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha në konferencën e ditës së sotme.

Sipas tij, Berisha sot mbajti konferencë për kreun e PD, Lulzim Basha.

“Një po mbeti ai do të jem unë, ky është betimi solemn i demokratëve.”Është ligjërim i përsëritur këto javë. Kush se kupton.Pra PD do e marrë me vete. Ajo është e imja.

Pra unë nuk iki. Do iki i fundit nga PD.Kush ikën i fundit nga anija? Kapiteni!

Pra Berisha thotë kjo është anija ime, unë jam Kapiteni. Do mbytemi bashkë. Ose ikni ju, por skeni gomone!Jo vetëm skeni gomone, por do ju gjuaj me plumba nga anija në mbytje, nëse merrni gomone me leje. Nga sot Berisha foli dhe në emër të Lulit. Pa leje a me leje, ai si shahist bëri lëvizjen e parë. Kjo konferencë është për Lul Bashën”, shkruan ai në postimin e tij në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

E fundose përfundimisht Partinë Demokratike!

Publikuar

-

Nga

Kush e ndëshkoi dhe tradhëtoi Sali Berishën?!

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha përfundimisht ka fundosur Partinë Demokratike. Ai në daljen e tij më të fundit para medieve, ka folur si një Sekretar i Parë, aspak si një ish-kryeministër apo dhe ish-president i një vendi demokratik. Ka njollosur dhe baltosur Lulzim Bashën, dhe u ka treguar gjithë demokratëve dhe shqiptarëve se “situatën brenda asaj partie e dirigjoj unë, dhe vendos unë për gjithçka”. Kryetari de jure, në atë parti mbetet të “hajë bar” deri ditën kur Sali Berisha të vendosë me vullnetin e tij largimin.

Por ajo ditë duket tepër e largët. Sali Berisha deklaroi dje në provokimin e tij të hapur se “ish-ambasadori më ka sjellë dosje për Lulzimin, dhe se unë pas saj e kam mbrojtur edhe për akuzën e lobimit me para ruse”. Pra kuptohet lehtë se, Lulzim Basha, ngado ta rrotullojë “topin”, pa marrë iraden nga Berisha, nuk ka shanse të dalë proamerikanëve.

Me daljen e tij të djeshme para mediave, Sali Berisha donte t’u tregonte gjithë shqiptarëve, dhe veçanërisht faktorit ndërkombëtar dhe ambasadores Kim se “Partia Demokratike, ka qenë dhe është me mua, dhe se askush në botë nuk më prek një fije floku”. Sfidë më të hapur dhe deklaratë më komuniste, nuk është dëgjuar prej 30 vitesh në këtë vend nga një politikan. Ato mbahen mend nga koha e Xhaxhit, kur u thoshte amerikanëve “jemi shkëmb graniti, ejani po ua mbajti”.

Por Berisha e ka gjetkë synimin. Ai kërkon ta mbajë Lulzimin dhe Partinë Demokratike, si një mburojë, si një bunker, nga e cila ka nisur luftën me faktorin amerikan dhe pritet ta intensifikojë në ditët dhe muajt e ardhshëm. Dihet se, një seancë gjyqësore në Francë , aq më tepër me një avokat të njohur, vlen sa 2 vjet rroga mujore të një nëpunësi në Shqipëri, por Sali Berisha nuk kishte rastin ndoshta të na thoshte dje se “kush e paguan, dhe sa e paguan ai avokatin e njohur në Paris”.

LEXO EDHE:  "Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën"/ Rama paralajmëron shkarkime

Ndoshta, ngaqë “syri” dhe mëndja e medieve ishte përqendruar tek sulmet dhe fjalitë e lëna përgjysmë ndaj ambasadores Kim. Ishin me të vërtetë një shfaqje e shëmtuar, tek dëgjoje se si “miku i amerikanëve” i sulej një femre, një ambasadoreje, e cila nuk përfaqëson gratë e lagjes, por politikën dhe opinionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ish-kryeministri, nuk e ka për herën e parë të përgojojë ambasadorët, aq më tepër kur aktualisht ai gjendet në siklet të madh. Por “gjumin” ja ka prishur në të vërtetë Lulzimit, pasi ky i fundit, në fund të muajit duhet ti kthejë një përgjigje zyrtare DASH, dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

LEXO EDHE:  “Mbi 1 miliardë eksporte në vitin 2025”/ Rama nga Pogradeci: Do kemi zhvillim epokal

Por me ç’kuptohet deri sot, Lulëzimi e ka gati “xhevapin” për zonjën Kim, “na jepni prova për Berishën, ndryshe ai është njëri prej nesh”. E fundose Partinë Demokratike Sali Berisha, e mbulove me turp, e bëre paçavure, e trete duke u rrjepur përmes metodave më të paskrupullta, duke pasuruar veten dhe familjen tënde biologjike dhe politike.

Ja ke kapur “kokën me derë” Lulzimit, dhe nuk ke ndërmend ta lëshosh, pasi e di fare mirë edhe ai, se ndarja mes jush do të ndodhë vetëm kur drejtësia e re në Shqipëri të flasë me gjuhën e ligjit.

Në rast se do të kishte funksionuar liria dhe demokracia në Partinë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhej të ishin shpallur “non-grata” nga anëtarësia e asaj force politike. Por kjo nuk ka ndodhur,dhe as ka shanse të ndodhë,sepse ish-kryeministri (dhe tani biri i tij politik) e ka shtypur me dhunë verbale dhe fizike çdo zë kumbues që ka denoncuar pushtetin,vjedhjet dhe abuzimet e familjes, duke përdorur Partinë Demokratike si mburojë para ligjit./CNA.al

LEXO TE PLOTE