LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misteri 41-vjeçar/ A u vra Papa Gjon Pali I?

1 Tetor 2019, 11:38, Blog CNA
Misteri 41-vjeçar/ A u vra Papa Gjon Pali I?

Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vetëm pas votimit të katërt, duke marrë emrin e Gjon Palit I. Ai kishte lindur pranë Belunos, rreth 130 km në veri të Venecias.

Luçiani kishte qenë më herët Peshkop në Vitorio Veneto, dhe më pas për 9 vjet Arqipeshkv i Venedikut.

Gjithsesi, ai ishte pak i njohur jashtë Italisë. Ndaj ishte një surprizë e madhe, që 111 kardinalët me të drejtë vote – nga të cilët vetëm 27 ishin italianë ? e zgjodhën atë në krye të Vatikanit. Por, Kardinali anglez Bazil Hjum e kishte një shpjegim:?Unë kam pasur rrallë herë një përvojë të tillë të pranisë së Zotit…Për mua, ai ishte kandidati i Zotit?.

Vetëm 33 ditë më vonë, të enjten e 28 shtatorit 1978, Papa po darkonte në apartamentin e tij në Vatikan me 2 sekretarët e tij, atë Diego Lorencin dhe atë Xhon Megin. Ishte një vakt i thjeshtë:supë, mish viçi, fasule të freskëta dhe sallatë. Sekretarët pinë secili nga 1 gotë verë. Papa piu vetëm ujë.

Kur mbaruan së ngrëni, që të 3 panë shkurtimisht në televizor një edicion lajmesh. Më pas rreth orës 21.00, Gjon Pali I u ngrit dhe shkoi të flejë, duke e vendosur orën në zile, pasi ngrihej rregullisht në orën 4.30 të mëngjesit për t?u lutur. Të nesërmen në mëngjes, saktësisht në atë orë murgesha Vinçenca ishte nisur t?i çonte kafen, një rit që ajo e kishte bërë 20 vitet e fundit, që nga koha kur Papa shërbente në Vitorio Veneto.

Ajo trokiti në derën e dhomës së tij të gjumit, dhe i thënë:?Mirëmëngjes!?. Por matanë derës, nuk pati asnjë përgjigje. Një çerek ore më vonë ajo u rikthye, dhe trokiti sërish. Sërish asnjë përgjigje. Seriozisht e alarmuar, ajo e hapi vetë derën. Papa ndodhej i ulur në shtrat, i veshur, dhe me disa fletë letre të shtrënguara në dorë.

Ajo i mati pulsin në dorë. Nuk kishte asnjë shenjë. Kyçi i dorës ishte i ftohtë akull. E tmerruar, nxitoi të zgjonte Lorencin dhe Magin, që i telefonuan menjëherë Sekretarit të Shtetit, Kardinalit Zhan Vilo. Ky ndodhej në apartamentin e tij 2 kate më poshtë. Vilo e mori menjehërë situatën në dorën.

Tashmë ishte ora 5 e mëngjesit. Në fillim, u telefonoi 2-3 kolegëve të tij të vjetër. Më pas përgatitësve të funeraleve, balsamuesit e njohur, vëllezërit Sinjraçi, të cilëve iu tha se një makinë zyrtare do t?i shkonte merrte për t?i sjellë në Vatikan. Më në fund, pasi ndaloi cilindo nga të pranishmit të fliste me të tjetë, derisa ai t?i jepte vetë leje, Vilo thirri nënkryetarin e shërbimit shëndetësor të Vatikanit, dr.Renato Buconetin.

Ky nuk kishte asnjë ide mbi historisë mjekësore të Papës. Por siç e pranoi vetë më vonë ?herën e parë që e pashë si një pacient, ai kishte vdekur?. Pas disa ekzaminimeve të, ai diagnostikoi një atak në zemër. Sipas Buconetit, vdekja kiste ndodhur rreth orës 11:00 të natës.

Megjithë refuzimin e Vilo, atë Lorenci i telefonoi mjekun personal të Papa Gjon Pali I, Xhuzepe da Ros që ndodhej në Venecia.

I habitur dhe i tmerruar, da Ros u nis me urgjencë drejt Romës. Më vonë, tha se i kishte bërë Papës 65-vjeçar një vizitë të plotë vetëm pak ditë më parë. Dhe i kishte thënë Lorencit:?Nuk është mirë, por shumë mirë!?. Sjellja e autoriteteve, kontrastonte dukshëm me mënyrën se si ishin trajtuar vdekjet e paraardhësve të tij.

Po pse gjatë 24 orëve të ardhshme, lindën aq shumë dyshime? Së pari, Kardinali Vilo ishte sjellë në një mënyrë shumë të çuditshme. Ai kishte marrë me shpejtësi shishen me pilulat Effortil që Papa merrte për tensionin e tij të ulët të gjakut, dhe e kishte futur në xhepin e tij. Po ashtu mori pantoflat e tij, dhe letrat nga tavolina e tij e studimit.

Asnjë nga ato sende nuk u pa më kurrë. Sekretari i Shtetit, urdhëroi gjithashtu që i gjithë apartamenti papal – të gjitha 19 dhomat e tij – të pastroheshin nga të gjitha sendet që i përkisnin Gjon Palit I. Në orën 6 të mbrëmjes, nuk kishte asnjë gjurmë të Papës së vdekur. Pastaj dera e apartamentit, u vulos deri në ardhjen e pasardhësit të tij.

Po atë mbrëmje, pak më shumë se 12 orë pas zbulimit të trupit të pajetë, vëllezërit Sinjoraçi nisën të balsamosnin trupin. Përshtypja e qartë, ishte se Vatikani gjendej në një lloj ankthys për të fshehur provat. Dyshimet u forcuan, edhe nga refuzimi kategorik i Selisë së Shenjtë për të lejuar një autopski të plotës.

Diagnoza e Buconetit, nuk ishte e pranueshme. Sikurse është shprehur një ekspert britanik i zemrës:?Që një mjek të diagnostikojë infarktin e miokardit, si shkak i vdekjes (kur ai nuk e njeh pacientin jashtëzakonisht mirë) është e gabuar…Ai merr përsipër një rrezik shumë i madh. Një diagnozë e tillë, mund të jepet vetëm pas një autopsie të plotë?.

Ndërkohë, duhet kujtuar se Gjon Pali I nuk kishte pirë kurrë duhan. Ai pinte rrallë alkool, dhe vuante prej kohësh nga presioni i ulët i gjakut. Kushte këto, që vështirë se shkaktojë një sulm të befasishëm dhe fatal në zemër. Vatikani u përpoq të sqaronte se hetimet mbi papët ishin të ndaluara, gjë që ishte e pavërtetë.

Mbi Papa Piun VIII dhe Klementin XIV, kishte pasur një hetim dhe me pas një përcaktim shkencor të shkaqeve të vdekjes. Gjatë ditëve që pasuan, pati disa deklarata të tjera zyrtare, që po ashtu u hodhën poshtë. Kështu, u pretendua se trupi i pajetë ishte gjetur nga Magi dhe jo Motër Vinçenca; apo që Papa kishte pasur prej kohësh probleme me zemrën, kur historia e tij mjekësore nuk kishte zbuluar gjurmën më të vogël të tyre.

Çudia tjetër, ishte pse u njoftuan vallë balsamosësit që në orën 5 të mëngjesit? Për shtypin italian ishte e qartë, që Vatikani e  kishte humbur toruan për disa arsye misterioze. Deri më tani, kemi vërtetuar që vdekja e Gjon Palit I, ndodhi në rrethana tepër të dyshimta.

Po përse dikush duhet të ketë dashur ta vriste atë njeri të butë, të buzëqeshur, që dukej se ishte i tejmbushur me mirësi, dhe një devotshmëri reale? Janë sugjeruar shumë arsye. Disa akuzojnë si përgjegjëse figurat udhëheqëse në hierarkinë e Kishës, përfshirë vetë Kardinalin Vilo, disa anëtarë të tjerë të Kurisë Papale, dhe madje edhe Kardinalin Kodi, Arqipeshkvin e korruptuar të Çikagos, që dyshonte se Papa ishte gati ta shkarkonte apo ta transferonte diku tjetër.

Tani e dimë se Gjon Palit I, pavarësisht përshtypjes që jepte pamja e tij e butë, nuk i mungonte guximi. Ai ishte tmerruar nga mungesa e efikasitetit, dhe akoma më keq nga mënyra se si Vatikani po i kryente punët e veta, ndaj kishte vendosur të ndërmerrte një reformë të thellë.

Padyshim, nuk është shumë naive të dyshosh që ndonjë njeri i Zotit, do të shkonte deri tek vrasja e tij. Megjithatë, kishte të tjerë që kishin një motiv po aq të fortë, dhe për të cilët vrasja ishte një mënyrë jetese: mbi të gjitha Mafia, e cila qëndronte pas një skandali financiar që përfshinte Bankën Ambroziano të Milanos, dhe mjerisht edhe Bankën e Vatikanit, presidenti i të cilës ishte një amerikan me origjinë lituaneze, Arqipeshkvi Pol Markinkus.

Fakti që Markinkus kishte lindur në periferinë e Çikagos, në zonën Ciceron, ku Al Kapone kishte dikur shtabin e tij, nuk duhet nënvlerësuar. ?Kisha nuk mund të drejtohet vetëm me Ave Maria!?- thoshte ai shpesh me ironi. Markinkus mbante kontakte të ngushta me bankierin mafioz siçilian, Mikele Sindona, me të cilin ishte bashkë-aksioner në një banke në Bahamas.

Sindona u dënua në vitin 1980 në Nju Jork me 25 vjet burg për 65 akuza, përfshirë mashtrimin.

Bashkë-akskoneri tjetër ishte drejtuesi i Bankës Ambroziane (Banka e Priftërinjve), Roberto Kalvi, trupi i pajetë i të cilit u gjet në qershor 1982, i varur nën Urën Blekfrajër në Londër.

Papa Gjon Pali, kishte zbuluar tashmë një skandal të madh financiar në Vitorio Veneto, dhe mund të kishte nuhatur edhe shumë skandale të tjera në Vatikan. Me pak fjalë, kishte shumë motive për t?u eleminuar./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga