Connect with Us

Letra e Bashës drejtuar bankave/ Adrian Civici: Shqetësim i ligjshëm, i shprehur në formë politike

Politikë

Letra e Bashës drejtuar bankave/ Adrian Civici: Shqetësim i ligjshëm, i shprehur në formë politike

Publikuar

-

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici ka komentuar letrën e kreut të PD, Lukzim Basha, drejtuar bankave të nivelit të dytë.
Civici shprehet se shqetësimi i ngritur sot nga Basha, që bankat mos të financojnë PPP e qeverisë, është i drejtë.
Civici e quajti deklaratën e Bashës një shqetësim të ligjshëm por të shprehur në formë politike pasi dhe Banka Botërore ka shembuj të mirë dhe të këqij për për PPP.
“Është një shqetësim i ligjshëm i shprehur në formë politike. Edhe Banka Botërore ka shembuj të mirë, por edhe shembuj të këqij për PPP-të. Sistemi bankar është shumë i kujdesshëm kur jep një kredi. Kur jep një kredi, është kolaterali apo garancia ajo që banka merr parasysh. Politika e shqiptare e ka bërë në 30 vjet, që politika mendon se ajo ka shkopin magjik dhe vendos të ndërhyjë në çdo institucion, përfshirë edhe sektorin bankar. Në shumicën e rasteve ai që merr vendimin është sistemi gjyqësor. Shqetësimi që kam është: ku fillon dhe ku mbaron influenca e forcave politike në raport me ligjin”-tha Civici, i ftuar në emisionin “Real Story”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Rama i shtrin sërish dorën Bashës/ “Të ndërtojmë çatinë e Shqipërisë”

LEXO EDHE:  Kryemadhi kundër Bashës/ Mbron Ministrin e Brendshëm

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj: Sfidat që presin PD-në, ja sa kanë ndikuar zërat kundër Bashës

LEXO EDHE:  Sot është dita e zgjimit të revoltës dhe protestes qytetare  

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE