Connect with Us

Krim i rëndë në familje/ Vëllai qëllon vëllain me armë zjarri

Kronika

Krim i rëndë në familje/ Vëllai qëllon vëllain me armë zjarri

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Klos, ku një konflikt për pronën mes dy vëllzërve ka përfunduar në përdorim të armëve të zjarrit.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur të dy vëllezërit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po shkon drejt vendngjarjes.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 15 kg kanabis/ Në kërkim kryeplaku i fshatit

Publikuar

-

Nga

Policia e Skraparit ka sekuestruar 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

LEXO EDHE:  Zihen në një lokal/ 37-vjeçari i bllokon rrugën shokut dhe e ekzekuton

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste drogë nëpër shkolla/ Arrestohet 23 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka arrestuar një 23 vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre.

Në pranga është vënë shtetasi S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Zbardhet vrasja në Dajt/ Policia identifikon autorin

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhuna ndaj turistëve spanjollë/ Apeli jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një grupi turistësh spanjollë, në Porto Palermo, në restorantin me emrin “Panorama”.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Kujtojmë këtu se Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u arrestua nga policia, pasi me datë 15 gusht 2019, sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit që ata kishin marrë me qira, dhe i ka terrorizuar ata teksa theu xhamin dhe bërtiste./CNA.al

LEXO TE PLOTE