Connect with Us

Kapen 617 kg kokainë në Brazil/ Destinacioni “KF Elbasani”

Kronika

Kapen 617 kg kokainë në Brazil/ Destinacioni “KF Elbasani”

Publikuar

-

Një sasi e madh prej 617 kg kokainë është kapur në Brazil, gjatë një aksioni të përbashkët të Grupit të Sigurisë Kufitare (GEFRON) dhe Policisë Federale (PF).
Sipas autoriteteve, droga, që kapte vlerën e 9 milionë dollarëve, dyshohet se ishte e destinuar për në Shqipëri. Mbi qeset e paketimit të drogës ishte logoja “FK Elbasani”.
Sipas mediave braziliane, lënda narkotike ishte fshehur në trupin e një kamioni ndërsa në pranga përfunduan 4 persona./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet Inspektori i Policisë Pyjore

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar një person për “Shpërdorim detyre” dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për veprën penale “Prerja e paligjëshme e pyjeve, në bashkëpunim”

Nga Spescialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•D.D, 34 vjeç, banues në Berat, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale ” Shpërdorim i detyrës” dhe “Prerja e paligjëshme e pyjeve”
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
•Sh.M, 45 vjeç dhe A.K, 30 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur ” Qafa e Shkozës”, duke transportuar me mjetin tip furgon 3.5 m3 lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjëshme.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vodhën banesat e futbollistëve të Madrid/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid.

Mësohet se shqiptarët vidhnin në banesat e lojtarëve të Realit e Atleticos.
Shqiptarët hynin brenda banesave edhe kur kishte njerëz.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez është bërë nga katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

LEXO EDHE:  Sekuestohen 61 kilogram kanabis/ Arrestohet 29-vjeçari

LEXO EDHE:  Drogë në makinë/ Arrestohet 44 vjeçari

Shtetasi M.Z., ishte arrestuar edhe  në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll,  José Luis Moreno.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false/ Arrestohet turku në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër tentativë për kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara.
Policia Kufitare ka arrestuar 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave për forcimin e kontrollit gjatë përpunimit të doumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në Port, Durrës kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen  53 kg kanabis/ Arrestohen 4 persona

LEXO EDHE:  Drogë në makinë/ Arrestohet 44 vjeçari

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE