LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jetojmë në kohë magjistarësh”/ Meta iu “vërsul” mediave Blushin e tij 

1 Tetor 2019, 08:15, Politikë CNA
“Jetojmë në kohë magjistarësh”/ Meta iu

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me komentet e bëra nëpër studio televizive, në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias, për kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi ka ironizuar mediat, ndërsa shkruan se ?Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.?.

Më tej, ndërsa ironizon edhe operacionin e pak ditëve më parë në Durrës, ku u kapën 137 kg kokainë.

?Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.?.-shkruan ndër të tjera Tedi Blushi.

Postimi i plotë:

Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga