Connect with Us

Gensheri në Pragë, një thriller politik gjerman në tre akte

Blog

Gensheri në Pragë, një thriller politik gjerman në tre akte

Publikuar

-

Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plotë. Janë sekonda që përshpejtojnë historinë. Fjalimi i Gensherit nga ballkoni në Pragë ishte një pikë kulmore historike dhe personale.

Verë 1989. Gjermanolindorët i kthejnë shpinën shtetit të tyre dhe kërkojnë mbrojtje në ambasadat e Bonit në Hungari, Poloni, Çekosllovaki si dhe në Përfaqësinë e Përhershme (StäV) në Berlinin Lindor. Fillimisht janë disa, pastaj bëhen qindra dhe në fund mijëra, që përpiqen të kalojnë në Republikën Federale. Sipas interpretimit gjermanoperëndimor një akt i ligjshëm, sepse në bazë të kushtetutës ata janë gjermanë. Në Hungari qeverisin socialistë të reformuar, vendi ndodhet para kolapsit ekonomik. Qeveria e Budapestit po merr një kurs të ri. Pasoja: Kufiri hungarez-austriak ruhet vetëm me gjysmë zemre.

Më 11 shtator, dhjetëra mijëra qytetarë të RDGJ-së e ndryshojnë perden e hekurt, dikur e pakapërcyeshme. Rojet kufitare të Hungarisë tolerojnë, ata vetëm bëjnë sehir. Erich Honecker dhe qeveria e tij janë të tmerruar. Edhe pushtetarët në Çekosllovaki mendojnë dhe veprojnë sipas ligjit të vjetër. Si për udhëheqjen e RDGJ-së ashtu edhe për qeveritarët e Pragës, zaptimet eambasadave janë të paligjshme. Konsensusi brenda perandorisë së Moskës po shkërmoqet. Askush nuk i parashikon pasojat e protestave në fund të verës së vitit 1989. Por njeri duket se i ka marrë me mend: Hans-Dietrich Gensher, Ministri i Jashtëm gjerman.

New York, Akti i parë, 27 shtator 1989

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Një mundësi ideale për Ministrin e Jashtëm që të bisedojë me homologët e tij nga Bashkimi Sovjetik, RDGJ dhe Çekosllovakia për situatën gjithnjë e më dramatike në ambasada. Më 8 shtator 117 qytetarë të RDGJ u larguan nga Përfaqësia e Përhershme e Republikës Federale Gjermane në Berlinin Lindor (StäV). Atyre nuk iu premtua dalja nga vendi, vetëm se nuk do të ndëshkoheshin dhe do të ktheheshin në vendin e punës.

Që atëherë Përfaqësia e Përhershme e RFGJ mbetet e mbyllur. Si rezultat: presioni ndaj ambasadave në Varshavë, Budapest dhe Pragë rritet. Dhe RDGJ nuk pret asgjë më pak nga qeveria e Bonit, sesa t’i mbyllë ambasadat në këto vende, për të dhënë një sinjal kundër atyre që duan të largohen. Përgjegjës për përfaqësitë e huaja është Gensher – “Genshman”, siç thirrej Ministri i Jashtëm gjerman nga njerëzit. Ai e refuzon kategorikisht mbylljen dhe urdhëron pranimin, akomodimin dhe kujdesin për qytetarët e RDGJ-së. Mijëra vetë kanë mbërritur ndërkohë në tri ambasadat.

Më 27 Shtator, e mërkurë, Genscher është për darkë me homologun e tij nga Berlini Lindor, Oskar Fischer. Ai i bën atij dy sugjerime: që zyrtarët e RDGJ të lëshojnë lejet e udhëtimit dhe t’i vulosin pasaportat në ambasada. Opsioni dy: Qytetarët e Gjermanisë Lindore të udhëtojnë për në Perëndim me trena përmes territorit të Gjermanisë Lindore. Fischer thotë se do ta informojë në fundjavë Honeckerin. Shumë vonë, thotë Genscher.

28 shtator

Balkon-Galerie Hans-Dietrich Genscher in der Deutschen Botschaft in Prag 2009 (picture alliance/dpa/R. Hirschberger)

Një ditë më vonë Genscher dhe Fischer telefonojnë përsëri. Në ndërtesat e ambasadave, veçanërisht në Pragë, kushtet higjienike po bëheshin të padurueshme. Fischer premton që t’i përcjellë propozimet e Gensherit në Berlinin Lindor. Edhe Ministri i Jashtëm i Çekosllovakisë Johanes kontaktohet nga Gensheri në New York. Por ai mbetet i paqartë.

Pasdite Gensher kërkon një bisedë personale me Eduard Shevarnazen, Ministrin e Jashtëm Sovjetik. Merr përgjigjen, ai mund të vijë në Ambasadën Sovjetike. Por Genscher nuk ka makinë në dispozicion. Një makinë e policisë së Nju Jorkut e çon pastaj gjermanin me drita blu dhe sirenë tek Shevarnaze. Pasi mbërrin atje, Genscher përshkruan kushtet kaotike në ambasada. Shevarnaze pyet: “A ka edhe fëmijë?” Genscher: “Shumë”. Sovjetiku i përgjigjet: “Unë do t’ju ndihmoj”.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Bregu: Kur bëhen për halle personale, nuk kanë mbështetje

Po atë mbrëmje Gensher siguron mbështetjen e ministrit të Jashtëm amerikan dhe francez, Baker dhe Dumas.

29 shtator

Gensher është rrugës për në aeroport, kur merr një telefonatë nga Ministria e jashtme e RDGJ. Ditën tjetër do të gjente një informacion të rëndësishëm për të në Përfaqësinë e Përhershme të RDGJ në Bon.

30 shtator

Në Zyrën e Kancelarit në Bonn Gensher dhe Rudolf Seiters, Ministri i Brendshëm gjerman, mësojnë se Berlini Lindor ka zgjedhur opsionin e dytë: udhëtimin me tren nga RDGJ. “Refugjatët nuk ju besojnë”, i thotë ai përfaqësuesit të përhershëm të Berlinit Lindor në Bon, Horst Neubauer. Gensher dhe Seiters duan ta shoqërojnë udhëtimin. Njeriu i Berlinit Lindor në Bon duhet të pyesë edhe një herë qeverinë e tij. Pak më vonë kërkesa miratohet.

Pak para nisjes të Genscherit dhe Seiters, në drejtim të Pragës Neubauer lajmërohet edhe një herë, duke tërhequr premtimin e Berlinit Lindor. Gensher dhe Seiters nuk lejohen të udhëtojnë. Tensioni rritet.

Bildergalerie - 30 Jahre Genscher in Prag | Prag 1989 - DDR-Flüchtlinge vor Prager Botschaft der Bundesrepublik (picture-alliance/ZB/CTK)30 vite Genscher në Pragë – Refugjatë të RDGJ-së para ambasadës së Republikës Federale në Pragë. Më 30 shtator erdhi lajmi, se ata mund të hyjnë në perëndim

Pallati Lobkovic, Akti i dytë: Showdown në orën 18.58

Kur arrin në ambasadën e Bonit në Pragë, Gensher lidhet përsëri me Neubauer. Ai qëndron te kundërshtimi i Berlinit Lindor. Vetëm dy zyrtarë gjermanoperëndimorë lejohen ta shoqërojnë trenin.

Në orën 18:58 Gensher del në ballkonin e ambasadës dhe flet ndoshta gjysmëfjalinë më të famshme të historisë së re gjermane: “Të dashur bashkatdhetarë, ne kemi ardhur për t’ju thënë se largimi juaj sot …” Pjesa tjetër mbytet nga brohoritjet.

Në orën 19:30 largohen të parët nga ambasada në pallatin historik Lobkovic. Vetëm tri minuta më parë agjensia shtetërore e lajmeve e RDGJ, ADN, kishte shpërndarë një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Berlinit Lindor. Ajo kishte urdhëruar që personat, që qëndronin në mënyrë të paligjshme në ambasadat e Republikës Federale të Gjermanisë, të largoheshin nga vendi për arsye humanitare.

Në orën 20:50 treni i parë largohet nga Praga në drejtim të Dresdenit. I ndjekur nga katër trena të tjerë në interval dyorësh, stacioni final është Hof-i në Bavari.

Stacioni hekurudhor Hof, binari 8, Akti i tretë, 1 tetor

Është ora 6:14, kur arrijnë 1.200 gjermanolindorët e parë në qytetin kufitar Hof mes Bavarisë dhe Saksonisë, ndër ta ka edhe shumë fëmijë. Rreth 6.000 njerëz arrijnë këtu me 1 tetor. Të gjithë vijnë pa pasaporta. Ato iu ishin marrë në tren nga policët e RDGj-së. Ndihmës dhe gazetarë të panumërt i presin.

Gjashtë javë me vonë bie Muri. “Orët në ambasadën gjermane në Pragë”, ka treguar më vonë Hans-Dietrich Gensher, “kanë qenë më emocionueset e jetës time … na rrënqethej mishi.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë do të ndodhë me të dhënat tona në internet pasi të vdesim?

Publikuar

-

Nga

* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnjë e më shumë llogari të njerëzve që kanë vdekur. Në fakt, sipas disa vlerësimeve, që në vitin 2060 numri i llogarive të përdoruesve të vdekur, do të tejkalojë atë të njerëzve që janë ende gjallë. Por “pasojat dixhitale” të njerëzve që ndërrojnë jetë, shtrihen shumë përtej Facebook-ut.

Kur një qytetar i shekullit XXI vdes, ai ka lënë shpesh pas vetes një postim, mesazhe private dhe informacione personale për gjithçka. Po kush i zotëron këto të dhëna, dhe përgjegjësia e kujt është që të mbrojë privatësinë e të ndjerit? Fehim Husin, sociolog në Universitetin Shtetëror të Arizonës në SHBA, ka kaluar vitet e fundit duke parë studiuar sesi njerëzit, platformat dhe qeveritë menaxhojnë jetën dixhitale të atyre ne e lënë këtë botë. Huseini bëri një prezantim mbitrashëgiminë dixhitale të njeriut në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës (AAAS).

Si do të jetë një trashëgimi tipike dixhitale e shekullit XXI?

Kur ne vdesim, lëmë pas llogaritë tona në mediat sociale:fotot, kujtimet, mesazhet dhe shumë gjëra të tjera. Dhe ky problem nuk ka të bëjë vetëm me Facebook-un. Por me çdo shërbim që përdor të dhënat tona personale. Par këtu hyn edhe Google, LinkedIn, Tëitter.

Llogaritë tona në Google janë të mëdha, për sa i përket pëlqimeve dhe mospëlqimeve tona, çfarë bëjmë, atë që themi, dhe ato që kemi kërkuar. Në vende të ndryshme të botës ku ka një ekonomi në zhvillim, ka një problem të madh me menaxhimin  të dhënave. Ka shumë të dhëna personale, dhe njerëzit po i japin ato me dëshirë, pa e kuptuar se çfarë ndodh me ato të dhëna rrugës.

Pse njerëzit duhet ta marrin seriozisht këtë gjë problem?

Vështirë se dikush është duke folur mbi atë që ndodh me këto të dhëna, pasi ne të vdesim. Ky çështje i prek që të gjithë, por nuk ka asnjë udhëzim të qartë. Nëse nuk kemi standarde, dhe nuk ka një rrjet garancish ligjore, atëherë kemi një Perëndim të Egër (Far Ëest).

Një histori ofron një shembull domthënës:Studenti dhe aktivisti social Nahian Al Muktadir vuante nga kanceri. Ndërsa ai vazhdonte kurimin, bashkë me mbledhjen e fondeve në rrjet, Nahian ndau në mënyrë aktive përvojën e tij të përditshme të luftës kundër kancerit në Facebook. Kur ai vdiq, familja dhe miqtë e tij donin që t’i botonin të gjitha statuset e tij në Facebook në një libër, por nuk ishin në gjendje, pasi Facebook-u njoftoi se llogaria dhe të gjitha statuset e tij ishin të paarritshme për të tjerët. Familja e Nahian u përpoq të bindte Facebook-un që t’i lejonte të kishin mundësi për një lloj aksesi, po pa sukses.

A kanë personat e ndjerë të drejtën e intimitetit?

LEXO EDHE:  Rikthehen protestat në shtator?/ Kulluri i nxjerr mashtrimin Bashës

LEXO EDHE:  Rikthehen protestat në shtator?/ Kulluri i nxjerr mashtrimin Bashës

Unë personalisht besoj se po. Por jam shumë skeptic, kur është fjala për zbatimin e ligjeve. Unë jam një ithtar i madh i lejimit të tregut që të vendosë vetë mbi standardet, sesa këtë ta bëjnë ligjet.

Google ka një opsion që ju lejon të fshini të dhënat tuaja, pasi ndërroni jetë. Çfarë u sugjeroni njerëzve të bëjnë me llogaritë e tyre dixhitale, para se largohen nga kjo botë?

Para së gjithash, jini gjithmonë të informuar mbi politikat e mediave sociale. Kur mendoni për intimitetin që ju garantojnë ofruesit tuaj të mediave sociale, duhet të dini se tek e fundit ata do t’i kenë të dhënat tuaja. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm kur bëhet fjalë për përdorimin e platformave dixhitale dhe për shkëmbimin e të dhënave. Unë jap vetëm të dhënat, për të cilat ndihem komod. Për këtë arsye, unë nuk më intereson nëse njerëzit kanë qasje në to, kur unë të kem vdekur.

Si duhet të “bashkëveprojmë” me të vdekurit në mediat sociale?

Ne duhet të flasim mbi kulturën, për sa i përket mënyrës se si po merremi me vdekjen në internet, dhe çfarë lloj shërbimesh po ofrojnë, dhe nëse kjo na ndihmon apo jo. Në Japoni dhe Kore, elzistojnë “gurët e varrit” dixhital. Nëse shkoni në disa varreza në Japoni, ka kode QR ku mund të dëgjoni këngën e preferuar të personit të ndjerë, dhe të shihni filmat apo citimet e tij të preferuara.

Pra është diçka shumë interesante për t’u parë. Mund të ketë efekte terapeutike, apo jo? Por njëkohësisht, mund t’i përkeqësojë gjërat (disa forma të zisë digjitale, si pasja e një anëtari të ndjerë të familjes me një llogari ende aktive, mund të shkaktojnë trauma tek të tjerët)./Sciencemag.org-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë nuk po shkon me Italinë?

Publikuar

-

Nga

Nga Walter Mayr “Der Spiegel”

* A është vërtetë e mundur që banorët e një vendi, që e ka zili mbarë bota për fuqinë, elegancën dhe kulturën e tij, të jenë në fakt shumë të pakënaqur? Gati 1 në çdo 2 italianë, ndihet pikërisht kështu, duke shënuar normën më të lartë në Evropë.

Midis Pass Brenner në veriun e largët, dhe ishullit të Lampeduzës në jug, një pjesë e popullsisë ndihet e vetmuar dhe e lënë pas dore 2 herë më shumë se mesatarja e BE-së. Dy të tretat e italianëve, kanë frikë se mos e humbasin vendin e tyre të punës. Jetëgjatësia në vend vazhdon që të rritet, por niveli i lindjeve vazhdon të thyejë rekorde negative.

Askund, madje as në Britani, anëtarësimi në BE nuk është kaq jopopullore sa në Itali. Po çfarë nuk shkon me Italinë? Një vend i mirë për të filluar kërkimin e burimit të pakënaqësisë, është pikërisht aty ku papunësia është ndër më të lartat: në Siçili.

Aty banon Mikelanxhelo Balistreri. Përveç drejtimit të një fabrike sardelesh, ai shkruan poezi në dialektin siçilian, është këngëtar, teksa gjen kohë edhe për aktivizimin kundër mafias. Gjatë një takimi në fabrikën e tij, ai më shpjegon se pse ishulli vazhdon të mbetet në vend numëro, pavarësisht se është një nga rajonet më tërheqëse dhe pjellore të vendit.

Ai vetë ka vendosur një farë pasurie të vogël me peshqit e konservuar, ndërsa ka bërë bujë në media për luftën e tij kundër krimit të organizuar. Kur iu kërkuan 100 mijë euro nga mafia për mbrojtje, nga një ish-truprojë e gjykatësit të vrarë të antimafias Xhovani Falkone, Balisteri nuk pranoi.

Jo vetëm kaq, por e denoncoi para autoriteteve, të cilët e hodhën në gjyq. Ishte një veprim i rrezikshëm, por ai vendimi thotë Balisteri, ishte çlirues për të. “Nëse paguan para për mbrojtjen, bëhesh vetë një mafioz”- thotë ai.

Bageria, e vendosur në “trekëndëshin e vdekjes” në Siçilinë Perëndimore, konsiderohet një bastion i Cosa Nostra-s, sidomos që nga vitet 1980, kur organizata kriminale përdori një fabrikë të braktisur për të torturuar dhe vrarë kundërshtarët e saj, përpara se trupat e tyre të shpërbëheshin në acid.

Tashmë kanë ikur kohët kur pyetja kryesore në mendjet e teleshikuesve përpara lajmeve të mbrëmjes ishte:”Kë do kenë vrarë sot?”. Sot po derdhet më pak gjak. Por ambicja e mafies për pushtet, është po aq e fortë sa dikur. Kryetari i bashkisë së Bagerias, gëzon mbështetjen e ish-presidentit të rajonit të Siçilisë, një njeri që ka bërë 5 vjet burg pikërisht për mbështetjen e mafies.

E vendosur buzë detit në lindje të Palermos, Bageria u themelua si një periferi e pasur plot me vila aristokratësh. Sot, me një shkallë papunësie prej 38 përqind, është zona më e varfër e Italisë. Bageria është një shembull kryesor se përse Italia, që mburret me PBB-në e tretë më të lartë në eurozonë, ka mbetur në stanjacion, dhe përse kaq shumë njerëz në vend e shohin të ardhmen me frikë.

LEXO EDHE:  Tërhiqet PD-ja/ Nuk ka protestë përpara Parlamentit

LEXO EDHE:  Gjermania godet rrjetet sociale

Qyteti i Bagerias, ka në thelb gjithçka që i duhet për të pasur sukses, përfshirë një vijë bregdetare magjike dhe restorante të shkëlqyer. Por mbetet e fundit në vend, për shkak të ndikimit të madh të mafias këtu. Kur regjizori fituesi i çmimit Oskar, Xhuzeope Tornatore, i lindur në Bageria, donte të bënte një film në Siçili, të gjithë ishin të kënaqur.

Por ata kishin vetëm një kërkesë të vogël:një pjesë e stafit të ishin nga Cosa Nostra. Tornatore refuzoi, dhe vendosi të ralizojë filmin në Marok. Pronari i fabrikës Balistreri, vazhdon të jetë nën mbrojtjen e policisë, por nuk duket se e shqetëson kjo gjë. “Mafia nuk mposhtet duke kënduar”- thotë ai, duke rrëmbyer kitarën e vet dhe nisur të këndojë një nga këngët e tij të preferuara.

“Në det, peshkaqenë fitojnë gjithmonë ndaj sardeleve, përveçse nëse këto të fundit notojnë pranë njëra tjetrës dhe rrinë të bashkuara. Siçilianët, duhet të ndjekin shembullin e sardeleve, dhe t’i bashkangjiten akoma më shumë luftës kundër klaneve mafioze”- thotë ai.

Por neveria e thellë e italianëve ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me shtetin, që shihet si i pangopur  dhe i korruptuar, është rritur që nga fillimi i krizës ekonomike në vitin 2011. Emigrimi nga përtej Mesdheut, si dhe paternalizmi i pretenduar i Komisionit Evropian, e kanë forcuar ndjenjën e një kërcënimi të jashtëm.

Mungesa e interesit të gjerë për problemet reale të vendit, ka favorizuar shumë populistët. Lega dhe Lëvizja Pesë Yjet, fituan një shumicë absolute në zgjedhjet e fundit me mesazhin:Italianët e varfër, janë duke u varfëruar më tej jo për fajin e tyre. Një propagandë e tillë siguron një terren pjellor për pakënaqësinë.

Sipas statistikave zyrtare të BE-së, nëse pyet banorët e qytetit, Roma është më pak e jetueshme se Bukureshti apo Sofja,. Rreth 1.500 kilometra në veri Bagerias, ndodhet Shën Leonardi, fshat në rajonin autonom të Tirolit të Jugut. Aty ka thuajse një punësim të plotë. Komuniteti prej 3.500 personash ka një shkallë papunësie vetëm 1.9 përqind, më e ulëta në të gjithë vendin.

Raporti më i fundit, vë në dukje se Italia është e rrezikuar të degjenerojë në një “shoqëri të frikshme, e bllokuar nga mosbesimi”. Pothuajse gjysma e të gjithë të anketuarve tani mbështesin ardhjen në pushtet të një “njeriu të fortë”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Mos e harroni, Fidel Kastro ishte një përbindësh

Publikuar

-

Nga

Nga Karen Alea “Narratively”

* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Marielën. Kisha 10 vjet pa e parë, vazhdonim ende të kontaktonim në Facebook. Ajo jeton në Karolinën e Veriut, unë në Tenesi. Kur lajmi mbi vdekjen e Fidel Kastros në moshën 90-vjeçare bëri bujë, ajo ishte e para që më shkoi në mendje.

I dërgova një mesazh në Facebook, dhe ajo u përgjigj menjëherë. Dihet se kubanët janë emocionalë, dhe kjo ngjarje shkaktoi reagime ekstreme. Pavarësisht nëse kubano-amerikanët kanë lindur dhe rritur në SHBA, apo janë lindur në Kubë, Fidel Kastro ishte figura e vetme që diktoi jetën tonë.

Babai im emigroi në Amerikë në vitin 1949, 10 vjet para se Kastro të zbriste me Çe Gevarën nga malet e Sierra Maestras, për të nisur grushtin e shtetit. Unë linda në Bufalo të SHBA-së në vitin 1967. Mariela lindi në Las Tunas të Kubës, dhe jetoi atje deri në moshën 21-vjeçare.

E lindur në vitin 1974, ajo jetoi mes emblemave të panumërta të Çe dhe Fidelit, kur shkonte për në shkollë. Im atë jetoi nën sundimin e paraardhësit të Kastros, Fulgencio Batistas, një njeri që vlerësohet se ka torturuar dhe vrarë rreth 20 mijë njerëz.

Ndaj nuk është çudi pse njerëzit dolën të festonin rrugëve, kur Fideli e rrëzoi atë njeri. “Në sytë e mi, që u rrita duke dëgjuar historitë e torturave në kohën e Batistas, Fideli ishte vetë Robin Hudi”- thotë Mariela. Tregimet ditët dhe muajt e pare, pasi Kastro mori pushtetin, ishin magjike për familjen e Marielës.

“Qeveria dërgoi në lagjen tonë kamionë plot me ndihma ushqimore”- kujton ajo. Së shpejti do të kishin qasje falas në kujdesin shëndetësor dhe shkolla. Gjyshja ime, që deri atëhere ishte analfabete, mësoi të lexojë dhe të shkruajë. Ndaj për mua ishte e lehtë të rritesha me dashuri, jo ndaj vetë Fidelit, por mbi parimet mbi të cilat u ndërtua revolucioni”- kujton Mariela.

Unë shihja fotografi ose imazhe të kubanëve nëpër rrugë që e përshëndetnin Fidelin, dhe unë mendoja se ato ishin autentike. Të gjithë e donin, mendoja. Por një udhëtim në Havanë në 2001 më tregoi të kundërtën. Ne punësuam një profesor universiteti për të na përkthyer, dhe ai na tha se gati e humbi vendin e punës, pasi ishte i sëmurë ditën e njërës prej paradave ku shfaqej Kastro.

Përveç humbjes së vendit të punës, njerëzit mund të përfundonin në burg. Unë besoja atë që më shihnin sytë:miliona njerëz që e mbështesin këtë njeri, teksa familja ime dhe e gjithë Florida e Jugut tërbohej nga inati. Unë nuk e dija, që ata ishin të detyruar të dilnin nëpër sheshe.

Në fillim të viteve tetëdhjetë, kur isha në shkollë të mesme, peizazhi i Floridës së Jugut ndryshoi. Nga prilli deri në shtatorin e vitit 1980, 125.000 kubanë të rinj mësynë në Florida. Disa ishin përfaqësues të elitës kubane, disa ishin kriminelë, por të gjithë donin të mos kthehshin më në Kubë. Unë isha naive, ose mbase thjesht e re. Dhe nuk e kuptova plotësisht se nga kush shpëtuan ata.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për emigrantët/ Spanja dhe Gjermania gjejnë gjuhën e përbashkët

LEXO EDHE:  Presidenti gjerman thirrje qytetarëve/ Demokracia ka nevojë për ne

Mariela mbeti atje gjatë asaj kohe. “Fillova të punoja në fushë, në ferma të drejtuara nga qeveria. Kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik nisën të përkeqësohen, u bë më e vështirë

gjetja e ushqimit të përditshëm. Isha në gjimnaz, dhe nëna ime do të zgjohej të më bënte ujë me sheqer që unë të kisha diçka në stomak. Nuk do të haja asgjë deri në darkë.

Prandaj shumë shpesh trishtohesha. Kisha vetëm një palë këpucë, edhe ato kishin një vrimë të madhe. Ndaj detyrohesha t’u vendosja nga brenda copa gazetash. Meqë nuk kishte mjete transporti, do të ecja 8-10 km çdo ditë. Sapo kthehesha në shtëpi nga shkolla, e gjeta nënën time të bërtiste nga dhimbja. Nuk kishte sobë me gaz apo energji elektrike për të gatuar. Ajo do të ndizte një zjarr në oborrin e shtëpisë, dhe me duart e deformuara nga artriti, do të gatuante diçka që unë të kisha me se të ngrohja barkun pas gjithë ditës të kaluar vetëm me ujë me sheqer.

Ajo nuk kishte asnjë ilaç për artritin. Askush nuk po punonte. Nuk kishte punë. Unë nuk e di se si kemi fituar para… Por edhe me para nuk kishte asgjë për të blerë. Embargoja i ndaloi korporatat të sillnin mallra në Kubë”- kujton Mariela.

Në fillim të viteve 1980, kubanët paguheshin mesatarisht 8 dollarë në muaj. Shumica e godinave ishin të rënuara. Njerëzit ishin duke përdorur kavanozat me turshi për të prodhuar karburant për makinat e tyre modeste ruse “Lada”. Mariela nuk ishte në një burg fizik, por pasi Bashkimi Sovjetik ndërpreu ndihmat e tij, jeta e saj u bë jashtëzakonisht e vështirë.

Mariela dhe babai im kanë shumë të përbashkëta. Ata nuk donin të largoheshin nga Kuba. Megjithë mizoritë gjatë mbretërimit të Batistas dhe Kastros, ata e deshën vendin e tyre; miqtë dhe familjet e tyre, plazhet, perëndimet e diellit. Ata ishin rreth të njëjtës moshë kur u larguan.

Babai im mendoi se pas diplomimit do të rikthehej. Të paktën për një vizitë. Pa ditur anglisht, ai varej nga fjalorët, derisa u diplomua si mjek në Kolegjin Mjekësor në Xhorxhia. Kur u largua nga Kuba 57 vjet më parë, nuk e mendoi se s’ do të mund të shkelte më atje. Tani që Fideli ka vdekur, babai im është shumë i moshuar dhe i lodhur për të udhëtuar drejt vendlindjes.

Me artikuj dhe fotot që vijnë nga Kuba, dhe që tregojnë të rinjtë të etur për t’iu përshtatur modës dhe muzikën së botës së jashtme, ka shpresë se rimëkëmbja është në rrugën e duhur./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE