Connect with Us

Ekonomia kërkon rotacion/ Ja sinjalet e para

Ekonomi

Ekonomia kërkon rotacion/ Ja sinjalet e para

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri 

* Ekonomia shqiptare ka hyrë në një spirale ngadalësimi, teksa rritja ekonomike edhe sipas shifrave të vet qeverisë u ul për të tretin tremujor rresht. Instituti i Statistikave raporti se në tremujorin e dytë, Prodhimi Kombëtar u zgjerua me vetëm 2.31 për qind, kur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja ishte 4.26 për qind. Në harkun kohor të një viti rritja ekonomike gati është përgjysmuar, çka përbën një ngadalësim të fortë të aktivitetit ekonomik.

Në gjuhën teknike fenomeni njihet me termin “hard landing” dhe përshkruan situatën kur ekonomia ndryshon kurs me shpejtësi, nga rritja normale tek rritja e ngadaltë duke ju afruar recesionit. Nga krahu i ofertës faktorët kryesorë të këtij ngadalësimi janë rënia e prodhimit energjetik, mbyllja e industrisë së basteve, por edhe dinamizmi më i ulët sektorëve të tjerë. Por teksa efektet e energjisë dhe basteve mund të jenë të përkohshme, shqetësimi serioz i ekonomisë mbetet ajo që po ndodh në krahun e kërkesës.

Konsumi privat vazhdon të rritet me ritme anemike, vetëm 2.85 për qind duke reflektuar rritjen e ngadaltë të të ardhurave për familjet, ndërsa për herë të parë në 6 vjet, formimi bruto i kapitalit fiks ka hyrë në territor negativ. Pra, për herë të parë nga viti 2013, ekonomia po përballet me rënien e investimeve private vendase dhe të huaja. Sipas INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet totale në ekonominë shqiptare u ulën gati me 1 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Investimet janë mekanizmi i vetëm përmes të cilit bizneset shtojnë kapacitetet prodhuese duke zgjeruar potencialin e rritjes ekonomike. Rënia e tyre, sugjeron se cikli ekonomik është drejtuar për poshtë, teksa investimet e reja janë të pamjaftueshme për të mbushur hendekun e lënë pas nga përfundimi i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit.

Shpesh numrat e rritjes ekonomike perceptohen si tregues abstrakt, por pasojat e tyre janë serioz dhe prekin të gjithë qytetarët. Së pari, ngadalësimi i rritjes ekonomike cënon direkt punësimin. Vitin e fundit ekonomia ka shtuar gjithsej vetëm 5 mijë vende pune duke mos akomoduar dot as një të katrën e rritjes natyrale të forcës puntore. Pjesa tjetër e të rinjve që hyjnë për herë të parë në moshë pune i shtohen automatikisht armatës së të papunëve ose marrin rrugët e emigrimit.

LEXO EDHE:  Taksa private e banesës, zhvatje ndaj qytetarëve/ Gazetari tregon faktet

Së dyti, rënia e rritjes ekonomike shtrëngon financat e shtetit. Të ardhurat buxhetore janë 50 milionë euro më pak se plani, ndërsa nëse zhvishen nga efekti i dividentit, gropa reale e buxhetit është plot 100 milionë euro. Qeveria ka më pak para për shkollat, spitalet apo për të financuar investime të reja, ndërkohë që kjo ecuri në mbledhjen e të ardhurave do të rrezikojë edhe uljen e borxhit publik.

Këta tregues ekonomikë kërkojnë ndryshim. Fatkeqësisht në Shqipëri është çimentuar një traditë negative. Çdo qeveri, në mandatin e saj të dytë shndërrohet në armikun më të madh të ekonomisë duke frenuar zhvillimin e vendit dhe duke i lënë qytetarëve male me borxhe në kurriz.

Përtej efekteve që vijnë nga Eurozona, arsyeja kryesore se pse ekonomia shqiptare po noton në ujëra të ngjashëm me ato të vitit 2013 është ndërprerja e madje edhe përmbysja e reformave. Kjo ka ndodhur në sektorin e energjisë, atë të financave, arsim, shëndetësi dhe gati në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Madje në shumë raste reformat janë zëvendësuar me “private deals”, në trajtën e koncesioneve apo favoreve të tjera, të cilat përveçse shpërndajnë pasuri të pamerituar ekonomike për një grusht njerëzish, dekurajojnë zhvillimin ekonomik dhe mekanizmin e krijimit të mirëqënies. Qytetarët nuk kanë pse të paguajnë më këtë faturë. Ekonomia po i jep sinjalet e saj. Kërkon rotacion./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti

Publikuar

-

Nga

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur financat e vendit, pasi ka nxjerrë në pah gropën ekonomike dhe manipulimin që ka bërë qeveria shqiptare për të mbuluar borxhin real.

Mbi raportin e Buxhetin Faktik për 2018-ën, KLSH ka treguar haptazi skandalin e shthurjes financiare, e cila rrezikon që të çojë ekonominë e vendit në kolaps.
Duke dashur që të mbulojnë borxhin publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura dhe borxhet e tjera, të cilat arrijnë deri në 610 milion euro.

Skemat e ndjekura deri tani nga qeveria, kanë çuar në greminë ekonominë e vendit, duke lejuar që borxhi publik të kapë shifra alarmante.

Sipas raportit të KLSH-së, qeveria është treguar e paaftë që të paguajë detyrimet e saj, ndërkohë që financat janë dobësuar. Por edhe PPP-të, të cilat janë konsideruar si një arritje nga Rama, janë një rrezik për rrënimin e ekonomisë dhe për rritjen e borxhit publik.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se nësë borxhi publik do të llogaritej në bazë të raportit të KLSH-së, atëherëe ai do të ishte 81%.

LEXO EDHE:  Bernanke, Kashkari dhe “Këshilli i Heshtur” i BSH/ Nga Klodian Tomorri

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Kush po i mbron hajdutët e TVSH-së?

Fshehja e borxhit real nga ana e qeverisë na kujton skenarin grek, ku financat e shtetit helen ishin dobësuar deri në kolaps, ndërkohë që shifrat e paraqitura nga qeveria tregonin një tjetër situatë.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura, KLSH shprehet se Ministria e Financave nuk tregon shifrat e sakta, por i mbulon ato.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”- thuhet në raport.

Ndërkohë që në lidhje me këtë skandal, më herët reagoi dhe Partia Demokratike, ku përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, u shpreh se çdo shqiptar duhet të paguajnë 200 euro për të mbuluar borxhin e Ramës.

Sipas opozitës joparlamentare, borxhi i fshehur është një këmbanë alarmi për rrënimin e ekonomisë së vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN ‘shkund’ Ramën: S’ke rritje, por rënie të ekonomisë!

Publikuar

-

Nga

Ekonomia shqiptare po rrudhet dhe po shkon drejt greminës. Edhe pse kryeministri i vendit, Edi Rama, ‘betohet’ për një rritje të ekonomisë së vendit, duket se financat kanë marrë një tjetër ‘shuplakë’ nga ndërkombëtarët.

Pas Bankës Botërore, ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është shprehur pesimist në lidhje me rritjen e ekonomisë shqiptare. Në raportin e tyre për vitin 2019 të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”, FMN-ja, pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ndërkohë që pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë. Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Tangentopoli vs Narco-Stato

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Fatura e rëndë e tepsisë

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Nobel-i” në ekonomi/ Fitues kontributorët kundër varfërisë globale

Publikuar

-

Nga

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se çmimi i Nobelit në ekonomi iu dha amerikanit me origjinë indiane Abhijit Banerjee, francezo-amerikanes Esther Duflo dhe amerikanit Michael Kremer.

Esther Duflo bëhet gruaja e dytë që fiton Nobelin për këtë fushë, transmeton VOA.

Sipas akademisë tre ekonomistët kanë ofruar një qasje të re për të luftuar varfërinë, duke u përqëndruar në çështje si përmirësimi i shëndetit të fëmijëve apo arsimi.

LEXO EDHE:  Taksa private e banesës, zhvatje ndaj qytetarëve/ Gazetari tregon faktet

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon skandalin/ Kujt po i shkojnë 11 milionë eurot e Polit te Drejtësisë?

“Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimdhënies. Një shembull tjetër janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandaluestë cilat janë prezantuar në shumë vende”, thanë anëtarët e akademisë.

Vlera e çmimit llogaritet në rreth 915.00 dollarë.

LEXO TE PLOTE