Connect with Us

Droga që u kthye në oriz/ Klodiana Lala tregon kush ishte prezent kur u bë zëvendësimi

Kronika

Droga që u kthye në oriz/ Klodiana Lala tregon kush ishte prezent kur u bë zëvendësimi

Publikuar

-

klodiana lala

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje lidhur me operacionin e koduar Kuito, ku u sekuestruan 137 kg kokainë që kishte si denstinacion Durrësin.
Lala thotë se në momentin kur u bë zëvendësimi id rogës me oriz kanë qenë prezëntë, oficerë të DEA-s, prokurori shqiptar i krimeve të rënda dhe efektivë të policisë shqiptare.
“Në datën 26 gusht 2019 policia greke ka njoftuar autoritetet shqiptare se në dy kontenierë, që janë nisur nga Ekuadori drejt Shqipërisë janë gjetur përkatësisht 25 kg e 231 gramë kokainë në një kontenier dhe në 20 kg e 570 gram në kontenierin tjetër. Pakot e drogës ishin të vendosura në pjesën e motorëve të frigoriferëve. Nga autoritetet është lejuar dorëzimi i kontrolluar. Në rastin konkret droga është bllokuar në Pire, në Greqi. Kjo bëhet në rastet kur autoritetet kanë dyshime për mungesë besimi tek autoritetet që do dërgohen. Kur u bë zëvendësimi i drogës me oriz kanë qenë oficerë të DEA-s, prokurori shqiptar i krimeve të rënda dhe efektivë të policisë shqiptare”, u shpreh Lala në “Opinion”.

1 Koment

1 Koment

  1. ben

    1 Tetor, 2019 at 11:32 pm

    O sa kare eshte kjo.Mendoj se duhet te shkriet prokuroria dhe policia,sepse cdo gje e di dhe e zbulo kjo tyryfylja dhe Artan Hoxha

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr pranë “Elbasan Arena”/ Plagoset rëndë një 45-vjeçar

Publikuar

-

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sipasojë e një sherri që ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Rista, 45-vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, shtetasin Shpëtim Bajrami.

Blutë e qytetit të Elbasani po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

Publikuar

-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte një prej makinave dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Plumba shqiptarit në lokal

Publikuar

-

Një 40 vjeçar shqipar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Pioltello në provincën e Milanos, rreth orës 20.00 në një bar të kësaj qyteze.

40 vjeçaru mësohet se ka marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

LEXO EDHE:  Kapet gomonia me 412 kg drogë në Vlorë/ Në kërkim autorët

Sipas mediave fqinje gjatë shkëmbimit të zjarriit, ka mbetur i plagosur dhe një person i dytë.

Autoritetet italiane po hetojnë lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE