Connect with Us

“Droga nga Brazili për “KF Elbasani”/ Ironizon Berisha: Suksese madhore

Politikë

“Droga nga Brazili për “KF Elbasani”/ Ironizon Berisha: Suksese madhore

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se falë Ramës këto 10 ditë jemi të parët në botë për drogën.
“Në këtë hark kohor janë kapur:
1- Dy gomone me mbi 12 ton kanabis ne rrugën detare Shqipëri-Greqi-Turqi
2-132 kg kokainë erdhën në portin e Durrësit ku i prisnin me padurim narko doganierët për narkoqeveritarët e tyre
3-530 kg kokainë e pastër u kapën sot tek niseshin nga Brazili për në Shqipëri destinacion Klubi i futbollit të Elbasanit”, shkruan Berisha.
Sipas tij, këto janë suksese madhore në jetën e narkoshtetit e së shpejti do të festohe me një Festival për Drogën.
Postimi i plotë:
O droge te madhe ka Shqiperia
O rrofte e qofte Edvin Mafia!
Miq, mund te themi se keto 10 dite fale narkoshtetit te Edvin Mafise jemi te paret ne bote per lajmet per drogen.
Ne kete hark kohor jane kapur
1- Dy gomone me mbi 12 ton kanabis ne rrugen detare Shqiperi-Greqi-Turqi
2-132 kg kokaine erdhen e portin e Durresit ku i prisnin me padurim narko doganieret per narkoqeveritaret e tyre
3-530 kg kokaine e paster u kapen sot tek niseshin nga Brazili per ne Shqiperi destinacion Klubi i futbollit te Elbasanit
Keto ngjarje, suksese madhore ne jeten e narkoshtetit do festohen se shpejti me nje Festival per Drogen, te cilin do ta hape vet ansambli Droga me dirigjent Taulant Toyota Yaris.
Festivali çelet me kengen:
O droge te madhe ben Shqiperia
rrofte e qofte Edvin Mafia oee, oee, oee
Festivali mbyllet me nje fjalim te Don Gramozit, i cili thote se, vertet sot nuk jemi me feneri ndriçues i socializmit ne bote por me shokun Edvin Mafia arritem te behemi fari me kryesor i trafiqeve mbi dhe! sb/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Publikuar

-

Nga

“Kur del vajze ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën” Pandemia kërkon Edin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “ka humbur”.

Vasili ngre pyetje se ku ndodhet kryeministri në këtë kohë pandemia teksa thotë se e ka zanat të fshihet.

“Pandemia kërkon Edin!!
Kryeministri i përditshem i pandemisë në FB në TV në Tëiter, ka humbur!
Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?
Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni qe e nxori Shqipërine të parën në botë?
Është fshehur sic e ka zanat.
Eshte shejtan i madh Edi.
Gjithmone kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajze ta le në preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Publikuar

-

Nga

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

LEXO EDHE:  Rroftë Saliu dhe Fahria poshtë demokracia

LEXO EDHE:  “Ligji po hedh pleh në tokën e censurës”/ Gjekmarkaj zbulon pse e miratoi Rama paketën për mediat

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  Video-Rama është përfundimisht “i pandreqshëm”/ Nuk heq dorë nga zakoni i tij

LEXO EDHE:  “Ligji po hedh pleh në tokën e censurës”/ Gjekmarkaj zbulon pse e miratoi Rama paketën për mediat

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE