LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditmir Bushati me projekt të ri politik?/ Ja si përgjigjet ish-ministri

1 Tetor 2019, 09:51, Politikë CNA
Ditmir Bushati me projekt të ri politik?/ Ja si përgjigjet

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga PS-ja, apo se do të ketë një projekt të ri politik.

I pyetur nga DW, nëse do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Socialiste në të ardhmen apo do të bëhet pjesë e ndonjë projekti të ri politik, Bushati tha se ?Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë, por edhe publikisht disa qëndrime që mund të përceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda Partisë Socialiste.?.

Gjithashtu ai theksoi se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisje,s sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi.

?Vtëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera. Në radhë të parë, për ata njerëz që na kanë besuar në projektin tonë që në 2013-ën, pa përmendur këtu edhe të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të qenë promotore e ndryshimit dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë jo vetëm forca e progresit dhe intelektit, por edhe forca e komuniteteve dhe me këtë dua të them që rasti i Shkodrës na mëson që duhet që në procesin vendimmarrës të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitetet dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste.?-deklaroi Ditmir Bushati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga