Connect with Us

Detaje të reja nga vrasja e 3-fishtë/ 17 vjeçari po ndihmonte të atin, ekzekutohet nga xhaxhai

Kronika

Detaje të reja nga vrasja e 3-fishtë/ 17 vjeçari po ndihmonte të atin, ekzekutohet nga xhaxhai

Publikuar

-

Detaje të reja kane dalë lidhur me vrasjen e trefishtë të ndodhur pasditen e sotme në  Xibër të Klosit.

Sipas BW,  shkak për sherrin mes dy vëllezërve është bërë një gardh. Si pasojë e këtij sherri humbën jetën dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre.

Njëri nga vëllezërit ka qëlluar me breshëri plumbash vëllain e tij, ndërsa djali 17 vjeçari ka parë babain të mbuluar me gjak ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar nga xhaxhai i tij.

Babë e bir u nisën me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg , ata nuk kanë mundur të mbijetojnë.

LEXO EDHE:  Vrau shokun pas lojës në bilardo/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu, raportohet se sapo autori i krimit ka marrë vesh lajmin tronditës, ka vrarë edhe veten./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Seriali i vrasjeve në Tropojë/ Artan Hoxha zbulon lidhjet e politikës

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ i kronikës së zezë,  Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Provokacia”, teksa ka folur për ekzekutimin e biznesmenit tropojan, Guxim Gjuriqi, ka bërë edhe një kronologji të serialit të vrasjeve në Tropojë dhe lidhjet e politikës.

“Ngarja e Tropojës në termilogjinë e kriminalistikës cilësohet si vrasje me mesazh, pra, për të paralajmëruar diçka tjetër. Unë lexova tekstin e mesazhit. Tropoja është një vend i vogël dhe gjatë dekadës së fundit, për fat të mirë, ka patur kthim të shumë njerëzve. Sot ka shumë njerëz që shkojnë për turizëm në Valbonë.

Kjo vrasja e fundit e Gjuriçit rrezikon të kthejë serialin e vrasjeve të viteve ’95 që ishte një serial me nxitje të qartë politike. U vranë më shumë se 150 vetë. Pra i vunë shkrepsën dhe Tropoja aq deshi. Sepse Tropoja ishte vendlindja e Presidentit që ishte rrëzuar nga pushteti. Tropoja u shfrytëzua poltikisht.

Berisha që kur u konfliktua me Shkëlqim Haklajn, ky ka qenë i pari që u vra.

10 ditë para, Azem Hajdari kishte takuar babain e Haklajt për ti thënë nuk kam gisht unë në vrasjen e  djalit tëndë. E dinin të gjithë e dinte dhe Berisha se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, ndërsa doli e tha se e vrau Fatos Nano.

Berisha vete në 1997 kishte thënë ‘e dua Shkëlqim Hakjan gjallë a vdekur’. Dhe ky njeri u vra i pari. Aty nisi historia e serialit të përgjakshëm të Tropojës me disa të vrarë, sepse ata mendonin se ka gisht Azem Hajdari dhe u hakmorën. PS sapo erdhi në pushtet emëroi shef komisariati Fatmir Hakjan, më pas Berisha nuk shkoi dot në Tropojë për 13 vjet me radhë.

LEXO EDHE:  Djegin flamurin e SHBA dhe Izraelit/ Mijëra protestues për vrasjen e Sulejmanit në Iran

LEXO EDHE:  Kthesë në hetimet për vrasjen e Sukthit/Dyshime për një grup kriminal në Durrës

Askush nuk dha drejtësi për “dosjen Tropoja” aty ka shumë të vrarë të pafajshëm. Aty ka një dëshmor Jonuz Hyko, shef policie që u vra me dajën e vet tek dera e shtëpisë. Pas këtyre ngjarje (1997-2005) me dhjetëra viktima dhe lagje të braktisura, ra qetësia.

Ndërsa vrasja e fundit është e rëndë dhe pa motiv. E vetmja gjë është se vëllai i tij (viktimës) ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Jeton në Amerikë është shtetas amerikan me shumë biznese, i vetmi që kishte shpëtuar nga zinxhiri i vrasjeve.

Nëse ata reagojnë situata del jashtë kontrollit. Kështu nisi në 1998”, theksoi Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet emri/ Ja kush është personi i marrë peng sot në Kamëz

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë sot në Kamëz, ku u dhunua dhe u mor peng një person, vetëm pas një debati për një parakalim.

Mësohet se personi i marrë peng është Jak Prenga, 49 vjeç.

Prenga fillimisht u dhunua nga dy persona ndërsa ishte në makinën e tij.

Ata e tërhoqën dhe e futën me dhune në makinën e tyre.

LEXO EDHE:  Vritet me armë zjarri kreu i Njësisë Administrative Kot

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim për vrasje/ Arrestohet 47 vjeçari

Për herë të fundit makina është parë në Urën e Gjoles, ndërkohë që mendohet se ka humbur gjurmët në Fushë-Krujë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia aksion “blic”/ Sekuestrohen 60 kg kanabis çokollatë, në pranga 4 persona

Publikuar

-

Nga

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Deri më tani raportohet se është goditur një grup kriminal, ndërsa është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, në formë çokollate.

Të arrestuarit nga operacioni antidrogë janë Pajtim Aga, Sh.M, E.R. dhe D.M.

Operacioni është në vijim dhe i shtrirë në disa qytete, si Tiranë, Dibër, Fier e Durrës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE