LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Manjani zbulon si Meta po “shpëton” Ramën nga skandalet

1 Tetor 2019, 09:36, Politikë CNA
Deklarata e fortë/ Manjani zbulon si Meta po “shpëton”

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatet nëse duhet të shkarkohet apo jo presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se çështja e Metës ka shpërqëndruar vëmendjen nga problemet e tjera, duke e ?shpëtuar? kryeministrit nga skandalet.

?Ndërkohë që debatohet mbi temën “shkarkohet apo jo Meta”, u harrua shkërmoqja e votimeve nga ODIHR, humbja e negociatave dhe droga që vërshon lumë gjithandej.

Ndërkohë që mendojmë e flasim për ndërkombëtarët, që medemek po vdesin për ne, Shqipëria (toka, nëntoka, uji e ajri) u shit. Nuk është punë sovraniteti, por ekzistence.

Shumë shpejt do katandisemi si vendstrehim emigrantësh gjithfare, Sirianë, afrikanë e muxhahedinë. Por edhe vend depozitim mbetjesh.?-shkruan ndër të tjera Ylli Manjani.

Postimi i plotë:

Propagandë e realitet.

Ndërkohë që debatohet mbi temën “shkarkohet apo jo Meta”, u harrua shkërmoqja e votimeve nga ODIHR, humbja e negociatave dhe droga që vërshon lumë gjithandej.

Ndërkohë që mendojmë e flasim për ndërkombëtarët, që medemek po vdesin për ne, Shqipëria (toka, nëntoka, uji e ajri) u shit. Nuk është punë sovraniteti, por ekzistence.

Shumë shpejt do katandisemi si vendstrehim emigrantësh gjithfare, Sirianë, afrikanë e muxhahedinë. Por edhe vend depozitim mbetjesh. Gjithë ato inceneratorë nuk po ndërhohen për plehrat tona modeste…

Ndërkohë që flasim e merremi me qeverinë, këtë të fundi e drejton një njeri që nul shkon më në zyrën e Kryeministrit, nuk ulet më në sallën e mbledhjeve e as takon ministrat e tij.

Ndërkohë që qeveria i bie daulles së zhdukjes së kanabis, policia e vetë qeverisë raporton se ka filluar bindshëm kultivimi…

Ndërkohë të gjithë duan të ikin…. I krijojmë vend të lirë emigrantëve nga Afrika e Azia…

Lajmet e fundit nga