LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha si gjobaxhi/ Shantazhi ndaj biznesit arrin kulmin

1 Tetor 2019, 11:17, Politikë CNA
Basha si gjobaxhi/ Shantazhi ndaj biznesit arrin kulmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndoshta i vetmi kryetar opozite në Europë, i cili sillet si një gjobaxhi në drejtim të biznesit.

Rreth një vit më parë, Basha kërcënoi se do t?i vendoste tritolin kullave që do të ndërtonte biznesi privat pas Teatrit Kombëtar, në rast se firma e përfshirë në koncesion me qeverinë, e miratuar me ligj nga parlamenti, do t?i ndërtonte ato.

Por, ndërkohë Lulzim Basha në pothuajse ç?da dalje mediatike sulmon të ashtuquajturit oligarkë, që në fakt janë biznesmenët me mëdhenj në vend, dhe motori i zhvillimit të çdo vendi.

E për të mos mjaftuar kërcënimet për ?shembje? me tritol, Basha në mënyrë të hapur i ka kërcënuar dhe shantazhuar shpesh herë biznesët, që lidhin kontrata PPP-je me qeverinë.

?Do të bëjmë gjurmimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjitha vjedhjeve. Do sekuestrohet çdo pasuri dhe para të vjedhura përmes koncesioneve. Është prioritet absolut, ndaj cdo kontratë koncesionare do të konsiderohet vepër penale dhe do të hetohet në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe organet ligjzbatuese të vendeve partnere. Çdo kompani private, persona privat e publik të përfshirë në këto afera, nga më i thjeshti deri te kryeministri do ti nënshtrohen hetimit të pasurisë?-deklaroi Lulzim Basha rreth dy javë më parë, në një dalje mediatike.

Por, sot shtanazhi ka arritur kulmin, pasi Lulzim Basha tashmë ka paralajmëruar publikisht bankat që të mos financojnë biznese që kanë kontrata koncesionare apo PPP me qeverinë.

Në një letër publike, drejtuar bankave, sot Lulzim Basha ndër të tjera shkruante ?Duke përfituar nga ky rast, ju kërkojmë zyrtarisht që të vlerësoni me seriozitet informacionin e përcjellë. Ne shprehim besimin e plotë që ju do të distancoheni dhe nuk do të bëheni palë në akte që provojnë mbështetjen ndaj projekteve korruptive dhe që cënojnë interesin publik.?

Mesa duket, Lulzim Basha në pamundësi për tu përballur me ortakun e tij, kryeministrin Rama, mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të marrëveshjes së 18 majit 2017, ka gjetur një zgjidhje tjetër, sulmin ndaj biznesit.

Ashtu siç bëri edhe në shumë raste të tjera, siç ishte edhe rasti i koncesionit të Rrugës së Kombit apo koncesione të tjera si ai i Chek Up-it ku ai kryesisht merret me subjektin, pra me biznesin përfitues, por jo me qeverinë dhe jo me politikën apo aktorin i cili i ka dhënë tenderat.

Kjo tregon fytyrën e vërtetë të Bashës, i cili duket sikur ka sjelljen dhe rolin e një gjobaxhiu ndaj bizneseve të cilët përfitojnë konçesione apo tendera./ CNA.al

Basha paralajmëron bankat/ Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve, do tâ??i anullojmë 

Lajmet e fundit nga