Politikë
Artan Hoxha zbulon vrasësit e biznesmenit/ Grupi kriminal mban nën terror Lushnjën

Gazetari investigati Artan Hoxha ka nxjerrë në dritë detaje shokuese, pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku një biznesmen u ekzekutua me breshëri plumbash.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha ndërsa kujton Masakrën e Lushnjes të 11 tetor 2017, shkruan se e njëjta dorë, të njëjtit vrasës dhe e njëjta skenë krimi ka tronditur këtë qytetet edhe sot.
Sipas gazetari Hoxha, bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal, i cili prej tre vitesh mban nën terror qytetin e Lushnjes.
Postimi i plotë:
E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes….
Besmir Hida, baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes…
Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit.
Besmiri besoi te drejtesia dhe ky shtet dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...