LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ah, sikur të isha kone”/ Mitro Çela rrëfen ndodhinë buzë detit

1 Tetor 2019, 13:01, Satire Politike CNA
“Ah, sikur të isha kone”/ Mitro Çela rrëfen

Nga Mitro Çela

* Kone për t?u puthur!

Ora 21. Në stol. Buzë detit. Pranë meje ? një zonjë. Pak më tej ? një vajzë. Në duar mban një kone. Puthen. Lëpihen. ?Ah, sikur të isha kone!? ëndërroj me sy hapur!
? Të keqen nëna! Kujdes me zagarin! I kam frikë!
? Zagar the?! Kjo është kone Çivava. Si mund të mendosh që kafshon? Është kaq e ëmbël! Quhet Bela!
? Më ka ngrënë një herë një zagar. Bëra tetanosin!

Vjen një djalë. Atlet. Kaçurrel. U përqafuan. Thatë. Një çast, vajza nisi të ndukte konen.
? Çupë! ? foli zonja. ? Lësho konen dhe sulju djalit!
? Të lë Belën për Xhonin?! Kurrë! Bela është besnike. Xhoni rri me mua dhe ëndërron si t?i heqë tangat Elisës, shoqes sime të klasës. E kam kapur dy herë mat. Ia fal. Xhoni e ka babanë biznesmen. Pak puthje… shumë para.
? U prish dynjaja, ? tha zonja.

11:11 Satire Politike

Edvin-ogllu -haber

Nga Zef ZEFI* Siç ka bā haber vetë Edvin-ogllu, ky ka flutur...

20:26 Satire Politike

Polici dhe Berberi

Një dite një polic shkon tek berberi për tu qethur.Duke bere...

Lajmet e fundit nga