LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-“Kali dhe gomari mbeten “ambulanca jonë”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën” Ramës

30 Shtator 2019, 07:28, Politikë CNA

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video, që sipas tij vë në dukje transformimin se qytetit të Pukës, në kuadër të Rilindjes Urbane.

Ky rikonstruksion përfshin rimodelimin e çative, rrugëve kryesore, rregullimin e godinës së Bashkisë, sistemin e ndriçimit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimit të Pukës nga një vrimë e zezë, në një shëmbëlltyrë spektakolare të Rilindjes Urbane, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke treguar realitetin me të cilin ata përballen çdo ditë dhe që ndryshon nga propaganda e kreut të qeverisë.

E ndërsa Rama flet për Rilindjen urbane, një qytetar shkruan se në Burrel nuk ka rrugë dhe që sin ë mesjetë transporti i tyre bëhet me kalë ose gomar.

?Zoti kryeminister ktheje koken pak nga Burreli se andej mirë qe per rrugë nuk bahet fjalë, rroftë kali me gomarin, ato janë taksia dhe ambulanca jonë.?-shkruan qytetari.

Më tej, një tjetër shkruan se ?Ju u thoni shqiptarve shkoni në Pukë qe te jetoni te lumtur sepse partia ka shtru dy kilometra rrugë, se te tjerat Puka ka mijëra vjet që i ka. Pyjet, ajrin e pastër dhe bujarinë nuk e sollët ju, Ato kanë qënë dhe do jenë aty për jetë e mot, vese njerëzia po iken dita dita dites ngaqe ska punë dhe asnjë perspektivë. Aty ku nuk ka punë nuk ka as jetë?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Po shumë bukur, por po u boshatisen nga njerëzit, përsëri te shkreta do jenë njëlloj si më parë!!

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Ama kembë njeriu spaska mbet aty?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga