Connect with Us

Superoperacioni i policisë greke/ Zbulohet një ton drogë në shpellë

Kosova & Rajoni

Superoperacioni i policisë greke/ Zbulohet një ton drogë në shpellë

Publikuar

-

Policia greke ka zhvilluar një superoperacion, kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Mësohet se në kuadër të një operacioni të zhvilluiar nga ajri, deti e toka, policia greke ka gjetur rreth 1 ton marijuanë të fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.

Sikurse bëjnë të ditur mediat greke, lënda narkotike ishte e fshehur në një shpellë në brendësi.

Më herët mediat greke raportuan se drejt ishullit Skopelou në zonën e Sporadhës u nisën forca ajrore dhe njësia amfibe e policisë greke.

LEXO EDHE:  Athinë/ Greqia i paguan FMN-së këstin e parë të borxhit

Dyshohet se në ishull veç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Xhamajka njeh Kosovën/ Thaçi: Rezultat i punës së vështirë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi.
Thaçi thotë se “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga Eliot Engel”.

“Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Arrestohet një 37-vjeçar/ Ja çfarë ju gjet në banesë

LEXO EDHE:  Policia greke arreston 32 vjeçarin/Dyshohet se trafikoi 19 kg marjuanë

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Policia greke arreston 32 vjeçarin/Dyshohet se trafikoi 19 kg marjuanë

LEXO EDHE:  Arrestohet një 37-vjeçar/ Ja çfarë ju gjet në banesë

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE