LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Debitor te Ujësjellësi/ Si po favorizohet vëllai i deputetit

30 Shtator 2019, 10:12, Denoncim CNA
Skandali-Debitor te Ujësjellësi/ Si po favorizohet vëllai i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një punonjësje të Drejtorisë së Ujësjellësit në Bashkinë e Mallakstrës, e cila deklaron se pasi PS mori drejtimin e kësaj Bashkia është dhënë një ultimatum 5-ditor për të gjithë debitorët e ujit të pijshëm.

Por, sipas denoncueses, është favorizuar vëllai i deputetit socialist, Ismet Beqiri.

Denoncuesja thekson se Eqerem Beqiri, vëllai i deputetit socialist, është debitor, por edhe pse ka kaluar afati 5-ditor, nuk është paraqitur të shlyejë detyrimin, ndërsa nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë.

Po ashtu ajo deklaron se ndaj personave që janë pa bukë  e pa shtëpi është bërë presion që të paguajnë detyrimet, ndërsa ndaj Beqirit, jo.

Postimi i plotë i Berishës:

Nomenklatura e krimit nuk paguan per uijn!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar z. Berisha jam nje punonjese ne drejtorin e Ujsjelles ne bashkin mallakaster me erdhjen e admin.te rilindjes filluam te shperndanim njoftimet per debitoret me afat 5 ditor edhe pse kan kaluar dita e afatit z. Eqerem beqiri vellaj i deputetit Ismet Beqiri i cili esht debitor prej nje shume te konsiderushme nuk eshte paraqitur per shlyerje te debis kur ne te njejten koh qytetaret nen presjon te cilet jan pa buk ne shtepi jan paraqitur dhe kan shlyer detyrimet njekohsisht presjon ushtrohet dhe ndaj punonjesve si mbeshtetes te z.Agron Kapllanaj PD. Me resp Ballsh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga