LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma zgjedhore/ BE refuzon kërkesën e PD për strukturën e posaçme

30 Shtator 2019, 17:55, Politikë CNA
Reforma zgjedhore/ BE refuzon kërkesën e PD për strukturën e

Propozimi i Partisë Demokratike për ngritjen e një strukture të posaçme për Reformën Zgjedhore është refuzuar nga OSBE dhe Bashkimi Europian.

Zëdhënësja e BE, Maja Koçiajançiç është shprehur se kjo çështje nuk i takon BE-së, por palëve politike në vend. Për Koçiajançiç, e vetmja zgjidhje për ecjen përpara me reformën zgjedhore, është që palët politike të zhvillojnë një dialog gjithëpërfshirës dhe konstruktiv.

?Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore?, tha ajo.

Ngritja e një strukture të posaçme u hodh si ide e PD përmes përfaqësuesit të saj Ivi Kaso në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore të organizuar nga OSBE. Kjo strukturë sipas PD kërkon pjesëmarrjen e PS, PD dhe ndërkombëtareve (OSBE, BE dhe SHBA) për të diskutuar për reformën zgjedhore, por pa praninë e opozitës parlamentare./CNA.al

Lajmet e fundit nga