Connect with Us

Raporti për zgjedhjet e 30 qershorit/ “Shuplakë mazhorancës dhe opozitës

Politikë

Raporti për zgjedhjet e 30 qershorit/ “Shuplakë mazhorancës dhe opozitës

Publikuar

-

Shoqata Për Kulturë Demokratike ka nxjerrë raportit përfundimtar të projektit “Adresimi i abuzimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”.

Raporti në fjalë i jep një “shuplakë” të fortë si mazhorancës edhe opozitës, ndërsa thekson se “Në këtë fushatë zgjedhore nuk u mendua konkretisht për votuesit, pasi ata  u gjendën nën presionin përballë thirrjeve të mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe thirrjeve të Opozitës së bashkuar për të bojkotuar masivisht këto zgjedhje”.

Sipas këtij, raporti për herë të parë, në këtë fushatë retorika politike u fokusua vetëm në debatin e datës së zgjedhjeve dhe aspak në paraqitjen e platformave elektorale konkuruese e me aletrnativa përkatese për të ofruar zgjidhje konkrete në përmirësimin e cilësisë se jetës në komunitetet përkatese.

Po ashtu në raport përmenden edhe përplasjet mes Ramës dhe Metës, për të xcilat thekson se “Konflikti i thellë institucional midis Kryeministrit të vendit dhe institucionit të Presidencës e vetë Presidentit u shoqërua deri në fund të kësaj fushatë zgjedhore.”

Raporti përfundimtar mbulon punën e kryer nga 4 vëzhguesit afatgjatë në Bashkitë e Elbasanit, Kavajës, Kucovës dhe Kukësit të angazhuar nga Shoqata për Kulturë Demokratike.

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

-Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u dalluan për një mungesë të thelluar të dialogut politik midis liderëve kryesorë të PS e PD. Kjo mungesë e vullnetshme e dialogut politik në vend është një tregues i sjelljes asimetrike, të pamaturuar e të papërgjegjshme të poltikës shqiptare.

-Në këtë fushatë zgjedhore nuk u mendua konkretisht për votuesit, pasi ata u gjendën nën presionin përballë thirrjeve të mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe thirrjeve të Opozitës së bashkuar për të bojkotuar masivisht këto zgjedhje .

-Për herë të parë, në këtë fushatë retorika politike u fokusua vetëm në debatin e datës së zgjedhjeve dhe aspak në paraqitjen e platformave elektorale konkuruese e me aletrnativa përkatese për të ofruar zgjidhje konkrete në përmirësimin e cilësisë se jetës në komunitetet përkatese.
Nga 97 kandidatë për kryetarë Bashkie të regjistruar, nga të cilat 11 kandidate ishin gra, PS ishte i vetmi subjekt zgjedhor që garoi me kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit, ku në 31 bashki konkuroi e vetme dhe pa kundërshtarë .

-Konflikti i thellë institucional midis Kryeministrit të vendit dhe institucionit të Presidencës e vetë Presidentit u shoqërua deri në fund të kësaj fushatë zgjedhore.
Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi. Kryesisht Kryetarët e Bashkisë së Kavajës dhe Kukësit një javë para ditës së zgjedhjeve organizuan protesta dhe bllokim të KZAZ-ve në këto dy bashki.

-Bashkia e Elbasanit urdhëroi punonjësit e administratës të dalin në punë ditën e shtunë dhe të diel. Ky urdhër doli nga ish kryetari i bashkisë se Elbasanit me argumentimin që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve për të siguruar procesin zgjedhor.

-Nga monitorimi i bërë nga vëzhguesit e SHKD-së, nga periudha janar – qershor 2019, numri i punonjësëve në Bashkitë e monitoruara si dhe Institucionet e varura nga këto bashki nuk ka ndryshuar krahasuar me zgjedhjet e mëparshme ku numri i punonjësëve vecanërisht atyre me kohë të pjesëshme rritej gjatë periudhës së fushatës elektorale.

LEXO EDHE:  Basha jo koalicion, por qeveri me Metën

-Praktika e Task Force e krijuar nga qeveria për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale, nuk ka qenë efektive. Qeveria duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës.

Po ashtu, në zbatim të nenit 9 të Kushtetutës, partitë politike kanë detyrimin që burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre te bëhen gjithmonë publike, parim i cili nuk është zbatuar asnjëherë dhe që kërkon detyrimisht të jetë prioritet thelbësor për partitë dhe institucionet.

2. REKOMANDIMET
Të merren masa për mbrojtjen ligjore për punonjësit e administratës publike, me qëllim për të penguar përdorimin apo angazhimin e tyre në fushatë zgjedhore.

Autoritetet përkatëse duhet të konsiderojnë marrjen e masave për të siguruar që nuk ushtrohet presion mbi punonjësit e administrates publike, si dhe personava të tjerë për të marrë pjesë në fushatën e partive politike apo kandidatëve.

Abuzimi me burimet administrative për qëllime të fushatës zgjedhore duhet të ndalohet nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe vënies përpara përgjegjësisë të personave që e shkelin atë.

Partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të eleminuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve administrative ndërmjet zgjedhjeve.

Autoritetet duhet të nxjerrin rregulla të sakta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të përdoren për qëllimet elektorale.

Vemendje duhet t’i kushtohet rishikimit të ligjit për të siguruar që KQZ-ja ka kompetencat dhe procedurat e pershtateshme për të mbikëqyrur dhe zbatuar në mënyrë efektive rregullat e financimit të partive politike ne fushaten elektorale.
Për të parandaluar gjuhën fyese gjatë fushatës, partitë politike dhe kandidatet duhet t’i përmbahen një kodi të përbashkët të sjelljes.

Task Forcë duhet të krijohet më përpara nisjes së fushatës zyrtare dhe të ndjekë të gjitha shkeljet Jo vetëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare, por edhe më përpara duke ditur se partitë politike e nisin fushatën disa muaj para datës së zgjedhjeve. Task Forca duhet të jetë një institucion i pavarur dhe të bëjë monitorimin e fushatës zgjedhore në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime nga partitë politike të cilat garojnë në zgjedhje.

Domosdoshmëria për ndjekjen institucionale të gjetjeve nga raporti final i grupit task-forcë, i cili në këto zgjedhje nuk është berë ende public duke ulur nivelin e transparencës për të denoncuar e adresuar shkeljet e evidentuara në proçesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Institucionet e pavruara si Avokati Popullit ,KQZ-ja,Grupi i Task-Forcës në këtë kohë me zgjedhjet e fundit nuk ishin protagonistë me rekomandime konkrete që kanë të bëjnë me mospërdorimin e administratës publike.Këto insitucione të pavaruraduhet të mbështesin duke ofruar instrumenta ligjore në funksion të qytetarëve për denoncimin e rasteve korruptive dhe abuzimit me përdorimin e burimeve dhe aseteve shtetërore në nivel qëndror dhe lokal./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  “Unë jap dorëheqjen”/ Basha justifikon dështimin para demokratëve

LEXO EDHE:  “Unë jap dorëheqjen”/ Basha justifikon dështimin para demokratëve

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ letër PS dhe PD, zbardhet kërkesa për dy partitë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ letër PS dhe PD, zbardhet kërkesa për dy partitë

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE