LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Komisionit të Venecias/ Spahiu: Meta jo vetëm e ka shkelur, por e ka grisur totalisht Kushtetutën”

30 Shtator 2019, 19:45, Politikë CNA
Raporti i Komisionit të Venecias/ Spahiu: Meta jo vetëm e ka shkelur,

Ish kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar draft-raportin e Komisionit të Venecias ku një vend të rendësishëm ishte dhe pozicioni i presidentit Ilir Meta lidhur me çdekretimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe pasojat që solli ai.

Për emisionin ?Open?, Spahiu u shpreh se Meta ka shkelur të drejtën bazë që është e drejta për të zgjedhur me çdekretimin e 30 qershorit, dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

?Presidenti Ilir Meta ka shkelur të drejtën bazë që është e dejta për të zgjedhur duke penguar më shumë se 2 milion shqiptarë.

Paragrafi 46 qartëson se anulimi i zgjedhjeve cënon të drejtat e njeriut për të zgjedhur , pra Meta e ka penguar këtë gjë dhe si rjedhojë e ka shkelur Kushtetutën.

Gjithashtu në paragrafin 71 thuhet se pati përpjekje për të penguar votimin pra përmend burgun, për të gjithë ata që iskenuan përdorimin e dhunës?.

Konsiderohet një rrezik jo vetëm për të ardhmen në Shqipëri. Qoftë politikisht, qoftë juridikisht. Ky është presedenti më i rrezikshëm, dhe Ilir Meta duhet të mbaj përgjegjësi,? u shpreh Spahiu në lidhje telefonike me emisionin “Open”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga