Connect with Us

“Mendova se do flisnit për tërmetin e Çim Pekës”/ Murrizi akuza të forta qeverisë

Politikë

“Mendova se do flisnit për tërmetin e Çim Pekës”/ Murrizi akuza të forta qeverisë

Publikuar

-

Teksa dëgjoi deputetët e mazhorancës që folën për tërmetin nga foltorja e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi ironizoi duke thënë se mendoi që ata do të flisnin për tërmetin e Çim Pekës.
Murrizi akuzoi qeverinë se po bën pazare në kurriz të popullit. Ai shtoi se maxhoranca duhet të shikojë punët, sepse shumë gjëra po i bën gabim, duke akuzuar qeverinë se bashkëpunon me oligarkët.
“Shumica e maxhorancës kanë folur për tërmetin. Ra ky mort e u pamë. Lëreni propagandën, por merruni me punët e juaja. Isha në Ballsh.
Janë 1000 familje që ushqehen nga rafineria në Ballsh. Ua ka premtuar Rama, Ruçi se do ua zgjidhë ngërçin mes tyre dhe një kompanie të huaj. Në fakt, janë sekserët ata që ia ngushtojnë fytin Ramës. Pasuria e shqiptarëve nuk është e askujt, por e shqiptarëve. Maxhoranca bën politika të pista me sekserë në Kryeministri.
Ju ua keni lënë lakun në fyt punëtorëve dhe kësaj kompanie nuk ia merrni taksat. Tallet me pasurinë e shqiptarëve. Paguan tatim, nuk paguan te arka e shtetit shqiptar. Shikoni këto familje e punëtorë, se jo vetëm që nuk do ua japin votën, por as kanë për t’ju parë me sy. Unë mendova se do flisni për tërmetin e Çim Pekës apo të Damianit, por ju u morët me tërmetin e Zotit. Sot bëhen pazare në kurriz të popullit. Ju punoni me oligarkët”, tha Murrizi./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata bombë e Metës/ “Rama më kërkon dy firma për të hedhur në erë…”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka bërë një deklaratë të fortë tekSa tha se Rama i kërkon dy-tre firma për të hedhur në erë interesat e kombit, por pa u sqaruar më tej se për çfarë bëhet fjalë.

“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsërisë ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”,deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Teatri i Astirit”/ Arbjan Mazniku braktis emisionin ku janë të ftuar banorët protestues

Publikuar

-

Nga

Në emisionin e mbrëmjes së sotme, “Open”, temë diskutimi është “Teatri i Astirit”, ku, përveç përfaqësuesve politik,  të ftuar janë edhe banorë të “Unazës së Re” të cilët prej më shumë se një viti po protestojnë në mbrojtje të ndërtimeve pronë e tyre.

Ndërkohë që kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen, zvendëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Arbjan Mazniku nuk e ka mbajtur fjalën dhe e ka braktisur pjesëmarrjen. Në momentet e fundit Mazniku është tërhequr, mesa duket nga që i ka dhenë “besdi” prania në studio e banorëve të “Astirit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta hedh akuza të forta/ “Ndërkombëtarët nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj ndërkombtarëve teksa tha se nuk i kanë syte tek Kushtetuta por tek xhepat e tyre.

“Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

LEXO EDHE:  Pas Myslim Murrizit, kreu i PD në Fier sulmon Oerd Bylykbashin

LEXO EDHE:  Gazetari Collaku padit "Syrin" e Cim Pekes

Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.”, theksoi Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE