Connect with Us

Horoskopi, e hënë 30 shtator

Sociale

Horoskopi, e hënë 30 shtator

Publikuar

-

DASHI

21. mars – 20. prill
Marrëdhënia juaj ne çift do jete aq e bukur gjate kësaj dite saqë ne çdo çast do përjetoni emocione dhe kënaqësi te veçanta. Beqaret do ja kalojnë me se miri me miqtë e ngushte dhe me te afërmit, prandaj nuk do preferojnë ende te bëjnë ndryshime te statusit. Nga paraja do jeni alergjike dhe nuk do arrini te mbani dot asnjë mënjanë. Ne disa momente do gjendeni edhe ne vështirësi.

DEMI

21. prill – 21. maj
Kushtojini vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse nëse e lini pas dore dikush mund te përfitojë dhe do ua rrëmbejë atë. Beqaret do kujdesen edhe për detajet ne veshje dhe pamjen ne tërësi prandaj do tërheqin akoma me shume vëmendjen. Për te menaxhuar me kujdes financat duhet te flisni sa me pare me një specialist. Vetëm ai mund t’iu nxjerre nga problemet.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Do ziheni edhe për gjera te vogla sot ju te dashuruarit dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Disa persona qe i mendoni si miq do ju shtyjnë te gaboni dhe jo ta përmirësoni situatën. Beqaret do kalojnë momente te jashtëzakonshme me shoqërinë dhe madje mund te njohin edhe persona te veçante ne disa mjedise. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj, mos u shqetësoni për asgjë.

GAFORRJA

22. qershor – 22. korrik
Për shkak te ndikimit negativ te Saturnit, sot do keni debate te vazhdueshme ne jetën tuaj ne çift. Partneri nuk do ju toleroje për asgjë dhe kjo do ju acaroje akoma me shume. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime interesante, me persona qe do ja vleje te hidhen hapa me tej. Ne planin financiar duhet te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme.

LUANI

23. korrik – 22. gusht
Me ne fund jeta juaj ne çift do jete me e qëndrueshme sot dhe do jeni me te logjikshëm për çdo gjë. Me partnerin nuk do lindin aspak debate apo probleme. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jene te përshtatshme. Financat nuk do jene aspak te këqija, kështu qe nuk do gjendeni ne vështirësi për asnjë moment.

VIRGJERESHA

23. gusht – 23. shtator
Ka mundësi qe sot marrëdhënia me partnerin te jete delikate. Komunikimi do mungoje thuajse tërësisht dhe nuk do jeni te qete për asnjë çast. Beqaret do kujdesen pafund për miqtë dhe te afërmit e tyre prandaj nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Te ardhurat do dini si t’i organizoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do jete e nevojshme te merrni hua për te kaluar ditën pa probleme.

LEXO EDHE:  3 shenjat e zodiakut që do të kalojnë javën më të mirë

PESHORJA

24. shtator – 23. tetor
Dite shume e mire kjo e sotmja për te marre vendime te rëndësishme qe do ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen e jetës ne çift. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë dhe do preferojnë te qëndrojnë ende vetëm. Me shpenzimet nuk do jeni aspak te kontrolluar dhe ka rrezik qe situata te ndërlikohet edhe me shume nga sa është.

AKREPI

24. tetor – 22. nëntor
Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju te dashuruarit pasi vetëm kështu nuk do lëndohen e nuk do vuani. Beqaret do jene gati për te shkuar neper festa e për te njohur sa me shume persona, prandaj do kenë edhe me shume mundësi te takojnë personin e duhur. Ne planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë, por e gjithë kjo fale mbështetjes se pakushtëzuar te familjareve.

SHIGJETARI

23. nëntor – 21. dhjetor
Do i jepni prioritet kënaqësive dhe emocioneve ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mund te lini pas dore edhe punën apo ndonjë angazhim tjetër vetëm për t’i ndier mire pranë partnerit. Beqaret do e kenë veten te lire dhe ka mundësi qe atëherë kur nuk do e presin t’iu ndodhin gjerat me te veçanta e me te bukura. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni me financat.

BRICJAPI

22. dhjetor – 20. janar
Dite e mbushur me surpriza te mëdha do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë dhuratat, por edhe vendimet e rëndësishme qe do iu ngazëllejnë. Beqaret do kenë dashuriçka kalimtare, por qe do i bëjnë te ndihen mire dhe te plotësuar edhe pse për pak kohe. Me shpenzimet do jeni me pak impulsive kështu qe gjendja financiare ka për te qene me e qëndrueshme.

UJORI

21. janar – 19. shkurt
Dite problematike do jete kjo e sotmja për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do keni një komunikim aspak te mire me njeri-tjetrin dhe here pas here do debatoni shume ashpër. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te ekuilibruar dhe do ndihen mire pranë personave qe do njohin. Ne planin financiar duhet te ecni me llogari sepse ne te kundërt mund te gjendeni ne situata te vështira.

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fat te mire partneri do i harroje disa gabime qe ju keni bere dhe do mendoje vetëm si ta beje te ardhmen sa me te bukur. Beqaret qe do nisen për një udhëtim do mund te kenë njohje te veçanta. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak vështirësi sepse deri me sot keni ditur si t’i bëni me kujdes llogarite.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shqipëria e treta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve/ Më e preferuara Franca

Publikuar

-

Nga

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.

Në vend të katërt është Moldavia me 10% dhe më pas renditet Serbia me 8%.

Franca, më e preferuara për fëmijët shqiptarë

Sipas Eurostat, në total kishte 2,125 aplikime nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër në 2020-n (nga të cilët gati 83% ishin nën 14 vjeç). Në krahasim me vitin e mëparshëm aplikimet kanë rënë rreth 3 herë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Destinacioni kryesor i aplikimeve të fëmijëve është Franca, që njihet si një shtet me praktika më sociale. Në 2020-n, ai përbënte 44% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, 22.6%, Greqia 11.3%, Belgjika 6.8%, Italia (5.8%), Suedia (3.7%).

Në vitin 2019, rreth 10% e aplikimeve nga fëmijët u bënë në Mbretërinë e Bashkuar, por në 2020-n, Eurostat nuk ka raportuar të dhëna për shtetin që ka dalë tashmë nga BE-ja.

Aplikimet e fëmijëve shqiptarë për azil në 2020-n zinin 34.3% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Aplikimet në total

Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 129.6 mijë fëmijë (persona nën 18 vjeç) paraqitën një kërkesë për herë të parë për azil në BE që korrespondon me 31% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për herë të parë të azilit të regjistruar në BE. Midis atyre fëmijëve, 10% ishin të mitur të pashoqëruar që korrespondonin me 3% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.

LEXO EDHE:  Djem doni të martoheni?/Zbuloni femrën më të mirë në botë sipas horoskopit

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Martë, 6 Korrik 2021

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, përqindja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ndryshonte në vitin 2020 nga 54% në Gjermani në 6% në Sllovaki, ndërsa pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ishte më e larta në Bullgari (23%) dhe më e ulëta në Spanjë (0,1%). Në Çeki, Estoni, Letoni, Lituani dhe Hungari nuk u regjistrua asnjë aplikim nga të miturit e pashoqëruar nuk u regjistrua në vitin 2020.

Në lidhje me vendin e shtetësisë së aplikantëve të mitur për herë të parë të azilit në vitin 2020, më shumë se gjysma (52%) e fëmijëve kishin një shtetësi të një vendi aziatik, 22% afrikane, 13% nga Amerika dhe 9% kishin një shtetësi europiane nga një vend jo i BE-së. Siria, (me 25% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë) ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve të mitur për herë të parë në 2020.

Pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë nga kontinenti ishte 15% për Azinë dhe 11% për Afrikën, ndërsa kjo pjesë ishte e barabartë me 2% për Evropën (jo-BE) dhe 1% për Amerikën. Në vitin 2020, vendi kryesor i shtetësisë së aplikantëve të azilit që konsiderohen të mitur të pashoqëruar ishte Afganistani (41% e totalit të BE-së të të gjithë aplikantëve që konsiderohen të mitur të pashoqëruar).

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë/ Mësoni sa do arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta por jo vetëm.

Mbi rajonin e Ballkanit (rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë) gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Sipas SHMU, për ditën e sotme, parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 39 gradë Celcius.

Për tu theksuar është se për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore do të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës. Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krirjojnë efektin serë sa i përket temperaturave.

LEXO EDHE:  Horoskopi e marte 25 tetor

LEXO EDHE:  Ja kush dashurohet me ju sipas shenjës së horoskopit!

Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë Celcius që priten të regjistrohen nga mesjava e deri në fundjavë (kryesisht zonat e ulëta), këshillojmë të gjithë ndjekësit tanë të shmangin sa më shumë ekspozimin në diell pa arsye të fortë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftimii i OSHEE

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 27 korrik

Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, në datën 27  korrik do të   stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim

LEXO EDHE:  Djem doni të martoheni?/Zbuloni femrën më të mirë në botë sipas horoskopit

LEXO EDHE:  Zbuloni çfarë i frikëson më shumë shenjat e horoskopit në një lidhje

09:00-15:00

Rruga Kamëz-Valias, Kasall. Rruga “Sami Frashëri”

09:00-15:00 dhe 13:00-17:00

Rruga dytësore Tiranë– Vorë

15:00- 19:00

Rruga ”Shefqet Ndroqi”

 

 

LEXO TE PLOTE