LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditi me grusht politikanin/ Reagon pas publikimit të videos, bashkëshorti i ministres Shahini

30 Shtator 2019, 06:25, Kosova & Bota CNA
Goditi me grusht politikanin/ Reagon pas publikimit të videos,

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK ? PSD, Dardan Molliqaj, njëherësh edhe bashkëshorti i ministres se Arsimit në Shqipë ri, Besa Shahini, ka reaguar pas publikimit të videos së sherrit me kandidatin për deputet, Haki Abazi.
Molliqaj thotë për kundërshtarin e tij nga VV?ja se e ka sulmuar vetë i pari dhe pastaj ka ikur me vrap.
?Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj?, shkruan Molliqaj në reagimin e tij.
Molliqaj para dy javësh sulmoi fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi pas një debati televiziv që ka pasur me të.
Incidenti ka ndodhur në ambientet e redaksisë së televizionit T7 në Kosovë./CNA.al

LEXO edhe: https://www.cna.al/2019/09/29/video-pamjet-kur-burri-i-ministres-shqiptare-godet-me-grushte-politikanin-e-njohur/

Lajmet e fundit nga